“Njeriu i akullt”, duron temperaturat nėn zero me anė tė meditimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super “Njeriu i akullt”, duron temperaturat nėn zero me anė tė meditimit

Mesazh nga Nora prej Mon May 30, 2011 8:04 am



Pėr shumicėn e njerzve, hipotermia fillon menjėherė pasi trupi ekspozohet nė temperatura nėn zero pa veshje tė mjaftueshme dhe mund tė shkaktojė shumė shpejt vdekjen sapo temperatura e trupit tė bjerė nėn 32 gradė Celsius.
Por jo pėr Wim Hof, i cili ka ndėrmarrė veprime tė shumta dhe ekstreme, duke zėnė vend nė librin e rekordeve Guines dhe duke fituar nofkėn ‘njeriu i akullt’.Kėmbė-zbathur e me pantallona tė shkurtėra, Wim Hof vrapon nė temperatura nėn zero nė dimrin e Finlandės.
‘Njeriu i akullt’ e pėrfundon vrapimin me njė zhytje dy minutėshe nė ujin e ngrirė tė njė liqeni.52 vjeēari Hof e fitoi kėtė emėr nofkė pasi ndėrmori veprime ekstreme si pėr shembull qėndroi nė njė rezervuar tė ngrirė nė Hong Kong pėr gati 2 orė; pėrshkroi me not njė distancė sa gjysma e njė fushe futbolli poshtė njė shtrese akulli nė Arktik dhe zuri vend nė librin Guines tė rekordeve pasi vrapoi kėmbė-zbathur gjysmėn e njė maratone nė Finlandė nė temperatura nėn zero.Nė vitin 2007, ai u pėrpoq tė ngjitej nė malin Everest vetėm me sandale dhe pantallona tė shkurtėra, por nuk duroi dot dhe nė lartėsinė 7,400 metra u kthye.
Ai donte tė provonte kufijtė e mundėsisė njerzore, por jo tė vdiste nė kėtė pėrpjekje. Nė vitin 2009, nė tė njėjtėn mėnyrė ai u ngjit nė malin Kilimanxharo. Wim Hof thotė se mund tė durojė temperatura tė ulta sepse ai ka mėsuar tė aktivizojė pjesė tė trurit, qė nuk kontrollohen nga shumica e njerzve, madje mund tė aktivizojė atė qė ai e quan “termostat tė brendshėm”.
“Nuk kam pasur kurrė ndonjė instruktor dhe as nuk kam marrė mėsime. Kam mėsuar thjesht nga natyra e egėr. Kur gaboj mė duhet tė pėrballem me pasojat dhe kur veproj si duhej mėsoj qė tė bėj edhe mė shumė. Gjithnjė i kam bėrė sfidė trupit tim nė kushte tė ashpra atmosferike nė mėnyrė qė tė pėrballoj kushte ekstreme, si pėr shembull temperatura tepėr tė ulėta. Kam mėsuar si ta pėrshtas trupin nė kushte tė tilla dhe tė gjej si tė thuash njė metodė qė funksionon pėr mua”.
Tani metodat e tij medituese duan t’i mėsojnė nxėnės nė gjithė botėn. Nė njė ditė pranvere nė Rotterdam tė Holandės, njė grup sportistėsh dėgjojnė me vemendje, ndėrsa Wim Hof i pėrgatit ata pėr njė provė:”Teknikisht ju jeni plotėsisht gati, jeni stėrvitur, megjithatė ekziston njė ndryshim i madh se si ju ndjeheni dhe ēfarė ju pret nė ujė, sepse nuk ekziston asgjė e pėrbashkėt”. Por nxėnėsit e njeriut tė akullt duken tė shqetėsuar, ndėrsa ai hedh qese me akull nė rezervuarin e ujit, ku pas pak ata do tė zhyten. Nė bazė tė udhėzimeve tė Njeriut tė Akullt, atlentėt do tė qėndrojnė nė ujė pėr disa minuta duke praktikuar metodat e meditimit. Ja si u shpreh pas daljes nga uji i akullt, Edith Bosh fituese e medaljes sė e argjėndė nė lojrat olimpike tė vitit 2004 dhe e medaljes sė bronxit mė 2008-tėn:”Ėshtė diēka e ēuditshme: Mėnyra se si na mėsoi tė marrin frymė dhe se si reagon trupi.
Mendoj se kjo pėrpjekje pėr mua ėshtė domethėnėse sepse mund tė mė ndihmoj tė arrij rezultate mė tė mira nė gara olimpike”. Wim Hof i pėrshkruan veprimet e tij si njė bisedė tė brendshme, nė tė cilėn truri dhe trupi i dėrgojnė sinjale njeri tjetrit.Nė njė demonstrim tė dokumentuar fare mirė nė vitin 2008, ai qėndroi pėr 71 minuta nė njė rezervuar tė mbyllur prej xhami i mbushur me akull nė njė rrugė tė qytetit tė Neė Yorkut. Nė atė kohė ky ishte rekord. Mjekėt qė ndiqnin shenjat e jetės thanė se temperatura e trupit tė tij ra gradualisht nė 34.2 Celsius, ndėrsa rrahjet e zemrės u shtuan gradualisht nė 120. Ishte njėsoj sikur ai po vraponte pa lėvizur.Gjatė qėndrimit nė rezervuarin e ngrirė nė Hong Kong pėr gati 2 orė, Wim Hof tha se e pėrqėndroi dėrgimin e ngrohtėsisė pėrmes sistemit nervor nė pjesėn e poshtme tė shtyllės kurizore, kur ndjeu ftohje dhe dhimbje.
Njė analizė e re mjekėsore tregon se Hof mund tė jetė nė gjendje tė ushtrojė njė farė ndikimi tek funksione tė trupit, qė konsiderohen tė pambrojtura.Profesor Peter Pickkers studioi analizat pasi Njeriut tė Akullt iu dha njė dozė endotoxin, njė lloj bakteria, e cila megjithėse nuk ėshtė e dėmshme, mund t’i dėrgojė sinjale trupit qė tė mendojė se po sulmohet. Tek shumica e njerzve kjo bakterie mund tė shkaktojė dhimbje koke, dhimbje mujkujsh dhe temperaturė, simptoma qė zhduken pas disa orėsh pa pasoja, por Wim Hof pati vetėm dhimbje tė lehtė koke. Doktor Pickkers thotė se ky ishte rezultat i nivelit tė lartė tė kortizonit, “hormoni i stresit” qė ndikon tek sistemi imunitar.
Me sa duket Wim Hof ėshtė i aftė tė ndikojė nė njė sistem qė gjerėsisht mendohet se kontrollohet automatikisht.Njeriu i Akullt thotė se me kalimin e viteve ai dėshiron tė shmangė provat me trupin e tij dhe tė mėsojė tė tjerėt. Megjithatė, ai do tė bėjė edhe njė provė tjetėr, kėtė herė duke e pėrshtatur “termostatin e tij tė brendshėm” nė tė kundėrtėn. Ai ka nė plan tė bėjė njė maratonė nė shkretėtirė, pa pirė ujė.Profesor Pickkers e ka paralajmėruar Wim Hofin tė mos eksperimentojė me trupin e tij. Por as qėndrimi pėr dy minuta nė njė liqen tė akullt nė Finlandė nuk ishte diēka e kėshillueshme.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi