NATO zgjat edhe për tre muaj misionin në Libi

Shko poshtë

Super NATO zgjat edhe për tre muaj misionin në Libi

Mesazh nga D3M1 prej Thu Jun 02, 2011 6:38 am


NATO ka zgjatur për 90 ditë misionin në Libi, tha të martën sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen.
“Ky vendim i dërgon një mesazh të qartë regjimit të Moammer Gadhafit. Ne jemi të vendosur për të vazhduar operacionin tonë në mbrojtjen e popullit libian. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet për të përmbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara”, tha Rasmussen.

Aleanca 28-anëtarëshe mori kontrollin e ofensivës në Libi më 31 mars, nga koalicioni i udhëhequr nga Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Konflikti ndërmjet forcave besnike të diktatorit Gadhafi dhe kryengritësve rebelë, po vazhdon ende, me gjithë sulmet ajrore kundër caqeve të qeverisë.

_________________

Mos e merrni për dobësi heshtjen time, se nëse foli nuk do të mund ta përballoni!
avatar
D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 29
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi