Maqedonia voton

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Maqedonia voton

Mesazh nga D3M1 prej Sun Jun 05, 2011 8:38 am


Nga ora 7:00, qytetarėt e Maqedonisė kanė filluar tė shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar pėrbėrjen e ardhshme tė Kuvendit nė kuadėr tė zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare nė kėtė vend. Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve ka bėrė tė ditur se tė gjitha 2.976 vendvotime nė mbarė vendin janė hapur nė kohėn e duhur.
Gjithsej 1.821.122 qytetarė me tė drejtė vote do tė votojnė nė 2.976 vendvotime, pėr 21 lista tė partive, koalicioneve dhe lista qytetare qė garojnė nė kėto zgjedhje.

Nė garėn zgjedhore konkurrojnė shtatė parti shqiptare: BDI, PDSH, RDK, DR, BDSH, PPD dhe BDK, ndėrsa, nė kampin politik maqedonas janė dy koalicionet e mėdha, ai i udhėhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni i partive opozitare me LSDM, tė cilat pėrfshijnė tė gjitha partitė e tjera tė pakicave.

Renditja e listave me kandidatė pėr deputetė qė u pėrcaktua me short nė Komisionin Shtetėror Zgjedhor ėshtė e njėjtė nė tė gjitha njėsitė zgjedhore: DR nė fletėn e votimit mban numrin 1, numri 2 ėshtė PDBM, numri 3- USD, 4- BDSH, koalicioni i udhėhequr nga VMRO-DPMNE ėshtė me numrin 5, VMRO-PP numri 6, BDI numėr- 7, PDSH- 8, Dinjiteti- 9, koalicioni i udhėhequr nga LSDM- 10, UND- 11, PLD- 12, PSDM- 13, E djathta demokratike- 14, Partia Evropiane e Maqedonisė- 15, PPD- 16, RDK- 17 dhe Tė bashkuar pėr Maqedoninė- 18.

Tė shtunėn kanė votuar tė burgosurit, tė zhvendosurit, tė sėmurėt dhe diaspora qė pėr herė tė parė ka shfrytėzuar tė drejtėn pėr tė zgjedhur tre deputetėt e saj nė tre njėsi tė reja zgjedhore. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan (KSHA) nė Ēikago bojkoton zgjedhjet dhe ka tėrhequr kandidatin e saj me akuzat pėr manipulime dhe eliminimin tė trupit tė tyre votues tė regjistruar.

Procesi zgjedhor vėzhgohet nga 3.700 vėzhgues vendorė dhe 489 vėzhgues tė huaj, kryesisht nga misioni OSBE/ODIHR, ndėrsa Ministria e Punėve tė Brendshme ka ndėrmarrė tė gjitha masat pėr sigurimin e mbarėvajtjes sė zgjedhjeve.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi