Pesė kėshilla pėr tharjen e rrobave jashtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Pesė kėshilla pėr tharjen e rrobave jashtė

Mesazh nga Nora prej Mon Jun 06, 2011 4:07 pm



Kur bėhet fjalė pėr tharjen e rrobave, mė sė miri ėshtė qė atė punė t’ia lini nėnės natyrė. Nė vend se tė pėrdorni makinėn larėse dhe tharėse pėr to, mė e mira ėshtė tė shėrbeheni me litarin apo telin e hollė. Nė kėtė mėnyrė jo vetėm qė do tė ruani energji dhe do tė kontribuoni nė ruajtjen e mjedisit, por edhe rrobat do tė mbajnė aromė mė tė mirė dhe mė tė freskėt. Nėnat dhe gjyshet tona shumė mirė e dinė se si fanellat, pantallonat, tė brendshmet dhe kėmishėt e thara nė ajėr dhe diell kanė njė aromė tė veēantė. Megjithatė, nė dinamikėn e ditėve tė sotme gjithnjė e mė pak kemi kohė pėr t’u marrė me shtrirjen e rrobave nė tel apo litar. Megjithatė, kjo nuk ėshtė arsye qė tė mos mendojmė pėr t’i kthyer disa shprehi dhe zakone tė vjetra.

Pėr ta shkurtuar tregimin, mė sė miri ėshtė qė rrobat tė thahen nė telin apo litarin e shtrirė nė ajėr dhe diell. I gjithė procesi ėshtė shumė i thjeshtė, por me disa truqe, tė cilat me siguri tashmė i dini qė kjo punė tė ketė rezultate edhe mė tė mira.



Uthulla

Njerėzit shpesh ankohen se si rrobat e tyre pasi qė thahen (veēanėrisht xhinset dhe peshqirėt), janė tė ashpra dhe tė forta. Duke shtuar vetėm gjysmė deri tri tė katėrtat e filxhanit tė mbushur me uthull, pak para sė tė fillojė cikli i shpėlarjes, do t’i mbani rrobat tuaja tė buta. Mos u brengosni pėr erėn e uthullės – ajo do tė zhduket derisa rrobat thahen.

Fanellat dhe kėmishėt varini nga pjesa e poshtme

Nė kėtė mėnyrė do tė shmangni krijimin e rrudhave tė ēuditshme nė supe, tė cilat vėshtirė hiqen edhe pasi qė tė thahen rrobat. Prandaj mė e mira ėshtė qė pjesėn e poshtme ta vėni nė tel dhe ta forconi me kapėse dhe nuk keni pse tė brengoseni pėr supet e rrudhosura.



Mos i palosni rrobat mbi tel

Kjo ėshtė e rėndėsishme qė rrobat tė thahen mė shpejt dhe nė gjysmė tė veshjes tė mos krijohen vija tė palosjes dhe rrudha tė panevojshme. Nė rast tė tharjes sė mbulesave ose batanijeve ėshtė e qartė qė ėshtė e vėshtirė tė realizohet kjo gjė nėse nuk keni shumė hapėsirė dhe telin tė ngritur shumė lart.



Pa tollovi

Ėshtė e qartė qė ēdo femėr dėshiron sa mė parė t’i heqė qafe tė gjitha rrobat e palara, dhe ndonjėherė mund tė lajnė mė shumė rroba se sa kanė hapėsirė pėr t’i varė nė tel. Rezistoni tundimit dhe jepni hapėsirė rrobave tuaja. Tollovia dhe shtrirja e tyre njė mbi njė rezulton me rrudha dhe kohėzgjatje me tė madhe pėr t’u tharė, si dhe njėkohėsisht shkakton ngarkesė mė tė madhe pėr telin apo litarin ēka mund tė bėjė qė rrobat tuaja tė prekin nė tokė.



Freskimi para larjes

Nėse keni ndonjė send qė e keni veshur relativisht shkurt, por nuk ka grumbulluar djersė apo pluhur, vareni nė tel qė ta freskojė pak era. Kėshtu do t’i reduktoni intervalet e larjes dhe do tė kurseni energji. Pėr njė efekt edhe mė freskues, bėni njė sprej natyral, dhe spėrkateni rrobėn dhe lėreni tė thahet. Kėshtu do t’ia ktheni freskinė, tė paktėn derisa nuk vjen koha ta lani. Kursim i dyfishtė i energjisė! Ja edhe receta:

Pėrbėrėsit:

• Njė lugė vaj eterik i livandės;

• Gjysmė decilitėr vodkė pa aromė artificiale;

• 8 decilitra ujė tė filtruar.

Merreni shishen plastike tė sprejit, shpėrlajeni me ujė tė nxehtė. Nė njė enė tė vogėl pėrzieni vajin e livandės dhe vodkėn dhe le tė qėndrojė ndonjė minutė. Derdheni nė shishe pėrzierjen e vaji dhe vodkės, shtoni ujin dhe shkundeni mirė. Ėshtė e rėndėsishme ta tundni shishen para ēdo pėrdorimi.

Vodkėn mund edhe tė mos e pėrdorni nėse nuk dėshironi alkool, por atėherė ėshtė e rėndėsishme qė edhe mė fortė tė tundni shishen sepse vaji dhe uji nuk pėlqehen edhe aq nė kuptimin e pėrzierjes. Nė fund, pak vaj tė livandės mund t’i shtoni edhe ujit nė hekur qė rrobat pas hekurosjes tė jenė edhe mė tė freskėta dhe tė mbajnė aromė tė mirė.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi