Gjysmen e jetes e kalojme ne internet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Gjysmen e jetes e kalojme ne internet

Mesazh nga Nora prej Tue Jun 07, 2011 5:47 am



Skena ėshtė shumė familjare: teksa nė njė mbledhje pune, shefi flet me shumė pasion mbi atė qė duhet bėrė, njė pjesė e vogėl e kolegėve e kanė mendjen tek ajo ēka drejtori thotė: pjesa tjetėr sheh pėrqark, merret me sms, email- et nė “Blackberry” apo “iPhone” dhe sheh pa pushim ekranin gjithmonė tė hapur tė kompjuterit.
Gjysma e asaj qė thuhet as qė shihet apo dėgjohet.
Por ka edhe mė keq: ky shpėrqendrim ėshtė produktivitet i humbur, kohė, para dhe kreativitet. Njė studim i bėrė nga qendra botėrore e industrisė Hi- Tech, “Silicon Valley”, ka hedhur alarmin: mjetet teknologjike tė pėrdorura keq po e ulin gjithmonė e mė shumė eficiencėn tonė. Ndėrmarrjet janė tė parat qė do ta paguajnė sepse “sindromi kompulsiv” qė e zhvendos vėmendjen tonė diku tjetėr, te celulari apo interneti, ka kosto shumė tė mėdha.
Studimi i kryer nga kompania e softuerėve “harmon. ie” dhe instituti “Samp” me seli nė Milpitas nė Kaliforni, ka arritur tė japė njė shifėr edhe pėr dėmin ekonomik: mesatarisht janė 10.800 dollarė humbje nė vit pėr ēdo punėtor. Kjo ėshtė vlera e punės qė nuk bėhet, ose e bėrė keq, sepse ndėrpritet nga shumė ndėrhyrje nga jashtė. Ja tė tjera tė dhėna interesante qė ka nxjerrė studimi.
Mė shumė se gjysma e amerikanėve gjatė punės harxhon tė paktėn njė orė nė ditė me ndėrprerjet. Ndėrsa dikur ato qė ulnin produktivitetin ishin telefonatat nė shtėpi apo gazetat qė lexoheshin pėrpara bėrjes sė kafesė, sot 60 pėr qind e kohės sė humbur shkaktohet nga leximi i e-mail-eve, interneti dhe telefonat.
Mjetet e vjetra tė thashethemeve sigurisht qė vazhdojnė t’i rezistojnė kohės, edhe pse me shumė mundim nė epokėn e “Facebook”,-ut, “Twitter”-it dhe “LinkedIn”-it. Sigurisht nga llogaritja e kohės sonė tė harxhuar ėshtė pėrjashtuar pėrdorimi funksional dhe produktiv i kėtyre mjeteve.
Por tė gjithė e dimė se e-mail-et vėrtet tė rėndėsishėm, ata qė na duhen pėr tė punuar mė mirė, “mbyten” nė njė det shpėrqendrimesh: spam, publicitet, miq dhe kolegė qė nuk kanė se ē’tė bėjnė tjetėr, por dėrgojnė mesazhe elektronike me barsoleta, foto komike, apo quize tė ndryshme. Pėr tė mos folur pastaj pėr tėrheqjen e jashtėzakonshme tė sajteve porno, njė “taksė” shumė e rėndė nė produktivitetin e forcės sė punės kryesisht mashkullore.
Madje edhe anėtarėt e Kongresit tė Uashingtonit u futėn nė telashe se nuk i rezistuan dot dėshirės pėr tė parė foto me pullė tė kuqe, nė mes tė mbledhjes sė punės (dikush i fi ksoi me kamerėn e telekamerėn e smartphone.
Studimet kaliforniane janė pėrqendruar te punonjėsit e zyrave, duke lėnė pas dore shoferėt e mjeteve publike qė tė shpėrqendruar nga telefonat teksa drejtojnė autobusėt dhe trenat, kushedi se me ēfarė tragjedish mund tė na pėrballin.
Studimi i bėrė nga “harmon.ie” ka treguar se 45 pėr qind e punėtorėve tė studiuar nuk arrin tė pėrqendrohet mė shumė se 15 minuta radhazi, pa rėnė nė kurthin e njė ndėrprerjeje. Pėr mė tepėr shpenzon rreth dy orė e gjysmė nė javė pėr tė rikuperuar informacione tė rėndėsishme, tė fshehura apo shpėrndara gjithandej.
Pra pėr njė ndėrmarrje me rreth 1 mijė punėtorė, humbjet vjetore mbėrrijnė nė 10 milionė dollarė. Sipas David Pavenda, zėvendėspresident i “harmon.ie”, i cili ka koordinuar kėrkimin, thotė se “ēėshtja nuk qėndron nė faktin nėse punon apo jo, por nėse nuk rrezikon tė humbasėsh pėrqendrimin sa herė qė ndodh diēka jashtėkompjuterit tėnd”.
Ky studim nuk ėshtė pėrpjekur as tė masė humbjen tjetėr tė produktivitetit tė lidhur me vesin e tė bėrit tė shumė gjėrave njėkohėsisht: si tė fl asėsh nė celular, tė shkruash e-mail, tė shohėsh televizor, madje edhe tė mendosh.
Nė Kinė, pėr shembull, e mbajnė celularin hapur edhe nė kinema, jo vetėm pėr tė lexuar mesazhet por edhe pėr tė biseduar qetėsisht. William Powers, autori i sagės sė famshme “Balckberry i Hamletit”, ka nisur njė fushatė pėr tė na bindur qė tė bėhemi zotėr tė vetvetes. Sipas tij nga bombardimi me mesazhe nga jashtė, po humbim qetėsinė, pėrveēse eficiencėn.
Tė tjera kompani tė mėdha po pėrpiqen tė gjejnė edhe mjetet e shpėtimit: “Intel”, pėr shembull, kolosi i mikroēipave elektronike, ka vendosur qė tė fusė “tė premten pa e-mail”: njė ditė nė javė ku tė mos hapėsh fare internetin pėr tė rigjetur pėrqendrimin, freskinė, prioritetet. Rezultatet janė modeste sepse janė tė shumtė ata qė nuk i rezistojnė dot pėrpjekjeve pėr tė hapur postėn elektronike kudo, sepse ndihen si pa frymė.
Nė fund tė fundit humbjet e produktivitetit shumė kompani arrijnė t’i rikuperojnė menjėherė: sepse pikėrisht mjetet teknologjike na kanė bėrė skllevėr tė punės pa limit. Mbrėmje, fundjava, orė tė tėra ku fl itet vetėm pėr punė. “Ka menaxherė qė janė skllevėr tė ‘Blackberry’-t tė tyre 24 orė nė 24”, komenton Mike Brenner.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi