Messi nė fund tė muajit shkon para altarit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Messi nė fund tė muajit shkon para altarit

Mesazh nga Nora prej Wed Jun 08, 2011 2:36 pm




Buenos Aires, 8 qershor - Sulmuesi i Barcelonės, Lionel Messi, ėshtė marrėzisht i dashuruar me bukuroshen Antonella Roccuzzo dhe kėtė dashuri ai planifikon ta kurorėzojė me martesė nė fund tė kėtij muaji nė vendlindjen e tij nė Argjentinė, shkruan tė martėn mediet spanjolle.

Antonella ėshtė njė vajzė 22 vjeēe, po ashtu nga Argjentina. Ajo ka lindur nė qytetin e Rosarios, qė ėshtė edhe vendlindja e Messit. Tė dy e njohin njėri-tjetrin shumė mirė prej moshės pesėvjeēare. Messi ėshtė takuar me Antonellan falė shokut tė tij, Lucas Scaglia, qė ėshtė kushėri i Antonellas.

"E kam parė Antonellan duke u rritur dhe njihemi prej fėmijėrisė. Gjithashtu edhe familjet tona njihen shumė mirė mes vete, kėshtu qė nuk kemi asnjė dyshim pėr njėri-tjetrin", ka thėnė Messi, pėrcjell gazeta "AS" tė martėn.

Messi vlerėson se jeta e tij ėshtė e kompletuar, por pas martesės me Antonellan, ajo veēse do tė bėhet edhe mė e bukur dhe mė e kompletuar. Futbollisti i Barcelonės llogaritet mė i miri dhe ndėr mė tė paguarit nė botė. Ai ka kohė qė bashkėjeton me tė dashurėn, Antonellan.

Nė tė vėrtetė, emri i tij kohėt e fundit ėshtė lidhur me shumė femra tė bukura, pėrfshirė modelen e "Playboyt", Luciana Salazar apo edhe modelen e njohur katalunase, Macarena Lemos. Megjithatė, Messi ka qėndruar i qetė dhe ngul kėmbė se Antonella ėshtė femra e vetme nė jetėn e tij.

"Ka kaluar njė vit qė jemi rregullisht sė bashku dhe deri mė tash askush nuk e ka ditur pėr lidhjen tonė. Kemi dashur tė mbajmė lidhjen sekrete nga tė gjithė. Ndonėse njerėzit na kanė parė nėpėr rrugė, por kjo ėshtė njė gjė shumė normale", ėshtė shprehur Messi. Por, lidhja e tyre ėshtė zbuluar para pak ditėsh kur u botuan disa fotografi nga njė festival nė Barcelonė.

"Nuk e kam ditur se do tė ketė paparaci nė karnavalin Sitges, mirėpo kjo aspak nuk ka lidhje. Jam shumė i lumtur me Antonellan".

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi