Tatlies pas shėrimit pėrballė gjyqit?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Tatlies pas shėrimit pėrballė gjyqit?

Mesazh nga Nora prej Wed Jun 08, 2011 3:39 pm




Kėngėtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises u kthye nė Stamboll mė 1 qershor, pas disa javėsh trajtimi nė Gjermani pėr shkak tė njė plage nė kokė, nė njė orvatje vrasjeje nė mars. Tani, megjithatė, ai ndeshet me probleme ligjore pėr lidhje tė dyshuara me botėn e krimit tė Turqisė.

Duke komentuar mbi gjendjen e Tatlisesit, profesor Tunē Alp Kaljon, kreu i institutit nė Stamboll, ku kėngėtari po vazhdon trajtimin, tha se morali dhe reagimi i Tatlisesit ndaj trajtimit janė pozitivė, transmeton “Zėri”.

“Gjendja e pėrgjithshme e pacientit tonė ėshtė tejet e mirė. Mund tė themi se ėshtė mė mirė se ē’prisnim”, tha Kaljon.

Ndonėse gjendja shėndetėsore e kėngėtarit u pėrmirėsua, gjendja e tij ligjore mbetet me pikėpyetje. Gjykata e Lartė e Apelit e Turqisė ktheu njė vendim gjykate qė shtynte njė dėnim prej 13 muaj e 15 ditė qė Tatlises mori pėr “ndihmėn me dashje e me qėllim ndaj njė organizate (kriminale)”.

Sipas vendimit origjinal tė gjykatės sė Stambollit, kėngėtari u gjet fajtor, por mori njė dėnim tė shtyrė me kusht qė tė mos pėrsėrisė mė krimin nė pesė vjet. Megjithatė, kur rasti shkoi nė apel, Gjykata e Lartė e Apelit vendosi se dėnimi nuk duhet tė shtyhet.

Duke iu drejtuar gazetarėve mė 3 qershor, avokati i Tatlisesit, Ahmet Kuēuk nuk shprehu shqetėsim lidhur me gjendjen ligjore tė kėngėtarit, duke thėnė se pretendimet se ai mund tė ndeshet me kohė burgimi janė tė pabaza. “Vendimi i kthimit i Gjykatės sė Lartė tė Apelit ėshtė nė favor tė klientit tim”, tha ai.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi