Adelina Ismaili: “Fiton Amerikėn dhe ia vjedhin kėpucėt”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Adelina Ismaili: “Fiton Amerikėn dhe ia vjedhin kėpucėt”

Mesazh nga Nora prej Sun Jun 12, 2011 6:25 am



Ėshtė kthyer nga turneu nė Amerikė, ėshtė gjallė sigurisht, edhe pse dolėn fjalėt pėr vdekjen e saj, ndėrkohė qė flet ekzkluzivisht pėr “Panorama plus”. Ėshtė shumė e sinqertė, me njė dozė humori nė vete. Ja ēfarė na tregon Adelina.
Adelina ishe nė turne nė Amerikė pėr tė disatėn herė me rradhė, na thuaj si kalove dhe sa ishte pėrmalluar publiku atje pėr kėngėt shqipe?
Pėrshėndetje. Ėshtė hera e tretė qė isha nė Amerikė dhe pa teprime, kam pasur njė turne tė shkėlqyer qė nuk do ta harroj deri nė fund tė jetės. Tė jem e sinqertė, nga ato pak biseda qė arrita tė kem me fansa nė Amerikė, publiku atje duket mjaft i pėrmalluar, por dhe i dėshpėruar nga koncertet shqiptare tė cilat kryesisht janė tė organizuara mjaft dobėt. Ndoshta ky fakt ka ndikuar qė turneu im tė cilėsohėt si njėri ndėr mė tė suksesshmit nė kohėn e fundit qė ka ndodhur nė Amerikė, gjithnjė pėr komunitetin shqiptar po flas. Guxoj tė them qė organizatorėt atje duhet tė mendojnė seriozisht pėr organizime mė normale nėse duan qė rinia tė mos u ikė nė koncerte amerikane, gjė qė do ta bėja dhe vet.
Sė bashku me ju ishte dhe Sabri Fejzullahu, ka kohė qė nuk kemi dėgjuar bashkėpunime mes juve, si u bė qė pas kaq shumė vitesh tė jeni mė tė suksesshėm se kurr nė skenė?
Me xhaxhin Sabri mund tė mos takohem 20 vite, por kurdo qė bashkohemi jemi ai i njėjti ekip fitues qė korr gjithēka para vetės. Gjithmonė e kam quajtur vetėn njeri me fat qė jetoj nė kohėn e njė legjende siq ėshtė ai. Ėshtė e vėshtirė tė flasėsh pėr emocionin qė tė mbėrthen kur ke pėrballė Sabri Fejzullahun, dhe dashurinė qė arrin t`ia falėsh publikut nė ato momente. Dhe unė nuk mund tė flas as dhe njė fjalė tė vetme kur ai mė prezanton. Une guxoj vetėm tė pėrkulem para asaj madhėshtie. Publiku kėtė e sheh, e ndjen, dhe s`ka si tė mungojė kėnaqėsia para tėrė atij sinqeriteti qė fal Sabri Fejzullahu. Kjo bėnte qė tė gjithė nė mbarim tė koncertit tė ndjenim vetėn fitues.
Na trego ndonjė ngjarje interesante, prapaskena nga koncertete sepse si zakonisht kėngėtarėve ju ndodhin gjėra tė papritura?
Ouuu, prapaskenat mbesin tė njėjtat siē kanė qenė gjithmonė. Kolegė nga jashtė e brenda qė duan tė sabotojnė koncertet me ēdo kusht kanė qenė kokėdhėmbja mė e madhe e nikoqirėve tonė (qesh). Mjerisht, asnjėri nuk besonte qė vėrtetė kam mbrojtje ligjore derisa shfaqej policia. Pastaj “mallkimi i suksesit” siē e quaj unė, kur njė koncert tė suksesshėm edhe prezantuesja e quan “koncerti im” (qesh). Stresi i ndėrrimit tė pesė shteteve amerikane brenda pesė ditėsh, organizator qė do edhe gjyshėn e vet ta bėj “yllin” e koncertit, kėrcėnime tė montuara nga konkurrenca qė nuk frikėsojnė askėnd, etj. Do ti tregoj dy tė forta nga prapaskena, njė e shėmtuar njė e bukur. Dikush qė nuk i’a them emrin dot, mi vodhi 2 palė kėpucė. Tingėllon e ēuditshme, por unė po qeshja shumė. Ika i’a bleva dhe getat personit nė fjalė dhe i thash: ”Aman merri se tė shkojnė me kėpucėt, do lėsh namin me ato kėmbė”. E dyta ishte Melinda nga American Idol. Befasia mė e bukur qė mė ka ndodhur. Ajo vajzė pėrveē kualiteteve qė i ka dhėnė Perendia, kishte dhe njė shpirt aq tė madh saqė mė nxorri lotėt kur po qante duke mė pėrqafuar dhe fliste se jam idhulli i saj qė nga mosha 2 vjeēare. Ka gjithēka nė prapaskena, dua t’i mbaj nė mend tė bukurat.
SHFAQET AURELA!
Mėsuam qė nė dy koncertet e fundit mysafire e turneut ishte dhe Aurela Gace. Kjo paraqitje e befasishme e saj, a ėshtė njė bashkėngjitje nė krahun e dy legjendave kosovare pėr tė justifikuar dėshtimin nė Eurovision ,apo thjesht Aurela vėrtet tė ka nė zemėr? Na trego si dukej Aurela nė ato koncerte?
Ardhja e Aurelės ishte suprizė dhe pėr neve, morrėm vesh njė javė para turneut, turne i cili nė fakt ishte programuar qė nga qershori i vitit tė kaluar. Njė surprizė e kėndshme pėr tė gjithė ne, besoj. Shiko, unė kam dhėnė mendimin tim pėr Aurela Gace dhe nuk ndryshon. Ėshtė njė ndėr figurat e rralla qė ēmoj lart nė skenėn shqiptare. Si person, Aurela ėshtė njeriu mė i dashur qė njė kėngėtare mund ta ketė afėr vetės nė turne. Si profesionaliste, nuk diskutohet. Unė cmoj sė pari moshėn e saj mė tė madhe dhe arritjet qė secila kėngėtare nga Shqipėria i dėshiron, besoj. Normalisht qė nė skenė secili mundohemi tė mposhtim gjithkėnd, por na dallon mėnyra. Dikush nė skenė, dikush me prapaskenė. Ėshtė mysafire qė do ta dėshironte cdokush. Unė Eurovisionin as qė e shikoj. Dua tė besoj qė Aurela vėrtet mė ka nė zemėr siē e kam dhe unė. Duket mrekulli dhe i’a kam thėnė qė i ka rėnė nuri i bukurisė dhe duket mė seksi se kurrė. Nė koncertin e parė dhe nuk arritėm tė komunikojmė shumė, ishte rrėmujė. Por nė koncertin e dytė, unė qė nuk mbyll gojė kurr, ngela pa tekst kur degjova se ēfarė po fliste Aurela nė skenė pėr mua. Ėshtė njeri i madh.
Megjithatė, kjo “surprizė” e turneut dhe pėrgjigja yte lė shumė pėr tė dėshiruar qė gjėrat janė kurdisur nė momentin e fundit. Jeni e gatshme t`ia falni fansat dikuj tjetėr nė koncertet e juaja?
Po ta them troē, pėr herėn e fundit: Cdokush ka tė drejtėn tė mundohet tė fitojė avantazh nga artistė tjerė, por deri mė sot askush nuk ka arritur. Shumėkush po derdh mund e bėn konspiracione qė unė patjetėr tė armiqėsohem me kolegė qė i cmoj, por as kėtė deri mė sot askush nuk e ka arritur. Pėrveē nė rastet kur ata vet duan “duelin”. Duelet e mia qė cdokush ka tė drejtė ti kurdisė nė prapaskenė, kanė mbaruar qysh moti me vendimin e publikut mu nė skenė. Edhe po tė doja, fansa nuk mund tė fal. E tėra qė mund tė bėj ėshtė tė mundohem atyre mijėra fansave t`iu jap momente kėnaqėsie kur arrij qė me kėngėt e mia dhe vetėm tė mia, me performansėn, aktrimin, shakatė dhe vallėzimin t`i bėj tė ndjehėn mirė.
PROJEKTI BOTĖROR, ENDE MISTER. SUPRIZA SHQIPTARE-ZANFINA
Ky turne ėshtė reklamuar nga njė kompani presrigjioze qė organizon edhe koncertet e 50 Cent, nga kjo mėsuam se Adelina vėrtetė ia ka mėsyer tė pushtojė gjithė botėn e jo vetėm Europėn? Na zbulon ndonjė detaj nga ky bashkėpunim?
Ėshtė kompania ime amė nė Zvicėr qė pėrkujdeset pėr cdo gjė qė ka tė bėjė me menagjimin e organizimit te koncerteve tė mia nė tėrė botėn. Vėrtet qė jam e privilegjuar qė kam arritur tė jem pjesė e njė shtėpie tė madhe qė organizon koncertet e yjeve botėror. Mos tė ekzagjeroj, unė nuk kam mėsyer tė pushtoj. Thjesht, jam duke punuar intensivisht dhe kam fatin qė projektet e mia menaxhohen nga kompani qė i dėshiron cdo artist nė kėtė botė. Kjo gjė merr kohė shumė. Si kėngėtare, mezi po pres tė publikoj projektin sa mė parė. Si bashkė-producente e projektit, e kam patjetėr jem gjakftohtė, tė respektoj punėn e menaxhmentit tim dhe tė pres. Sa mė lart po synojmė, mė shumė kohė shkon. Gjithsesi, ėshtė njė botė tjetėr dhe njė jetė ndryshe kur je pjesė e njė kompanie tė kėtij niveli kaq profesional. Ėshtė si njė ėndėrr.
Pas tri vitesh punė, ikėn me pushime
“Lanēimi dhe promovimi i projektit do kėrkojė nga unė shumė pėrkushtim dhe seriozitet kėtė verė. Pastaj mė duhen sė paku 3 javė pushim, nuk jam ndalur tri vite me turne botėrorė dhe jam shumė e lodhur fizikisht. Nuk guxoj tė planifikoj asgjė tjetėr, edhe pse do mė ngelet pikė nė zemėr nėse nuk arrij tė pėrsėris turneun ballkanas kėtė verė. Por, nuk hyj nė rangun e atyre qė mundohen tė mbajnė nga 2-3 karriera e nė fund mbesin duke kėnduar nė lokale pijanecėsh. Mė mirė njė projekt i mirė dhe serioz njėherėsh. Pastaj shohim e bėjmė. Jam 31 vjeē dhe kam 25 vite karriere intensive. I kam arritur tė gjitha qė kam ėndėrruar dhe ēdo ambicie e tepėrt mund tė rrezikojė njeriun tek unė. Ėshtė koha qė tė mendoj seriozisht tė jetoj lumturinė. Lumturinė qė ma ka falur Zoti.”
Si e priti lajmin e “vdekjes”
Ėshtė pėrfolur shumė rasti i fundit qė u shpif nga njė portal se Adelina ėshtė nė Spitalin e Prishtinės dhe mė pas ka vdekur. Si e prite?
Ajo shpifje e tmerrshme nuk ishte koincidencė. Unė nuk merrem me ta, ėshtė kompania qė pėrkujdeset pėr ēdo keqpėrdorim tė imazhit tim dhe me padinė merren juristėt brenda kompanisė, nė kėtė rast dhe avokati im. Gjithsesi, kemi pista qė na tregojnė qė kjo shpifje ėshtė bėrė nga kolegė pėr tė sabotuar turneun. Kur them qė nuk tregoj ku jam dhe ēfarė po bėj, nuk e bėj pėr tė luajtur “tė mistershmen”, por janė kontratat qė mė detyrojnė pėr gjėra tė tilla, saktėsisht pėr tė mbrojtur integritetin, imazhin dhe punėn time nga ngjarjet e shėmtuara. Isha e brengosur kur mė treguan qė fansat ishin tmerruar dhe, me tė zbritur nė New York, nga Parisi kontaktuam njerėzit kompetentė dhe zėdhėnėsėn time. Fatkeqėsisht, ende ka kėngėtarė qė mendojnė se karriera ndėrtohet duke iu futur nėn pantallona kriminelėve apo duke tentuar tė njollosin punėn e tjetrit, por le tė marrin vesh njė herė e pėrgjithmonė qė ato gjėra kanė marrė fund. Jemi nė vitin 2011, nuk pijnė mė ujė gėnjeshtrat e askujt. Faleminderit Zotit qė dita-ditės po merret vesh kush ėshtė kush.
Ke vendosur tė bėsh padi?
Edhe pse nuk jam asapk kompetente pėr tė folur mbi kėtė ēėshtje, sepse po e pėrsėris, me kėtė punė merret kompania me tė cilėn punoj, guxoj tė them qė kemi tė bėjmė me tetė vepra penale dhe e tėra varet se ēfarė do vendosė gjyqėsia.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Super Re: Adelina Ismaili: “Fiton Amerikėn dhe ia vjedhin kėpucėt”

Mesazh nga Nora prej Sun Jun 12, 2011 6:25 am

Kjo eshte ma e mira e Kosovess :D

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi