Substancat qe mund tju demtojne

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht

Super Substancat qe mund tju demtojne

Mesazh nga Nora prej Wed Jun 22, 2011 7:49 am



Ka rreth 80 mije substanca toksike ne treg dhe vetem disa qindra jane testuar per siguri. Por kjo nuk eshte e gjitha, disa mund te shkaktojne kancerin.
Prija e kafes, solari, apo te perdorni pak puder, gjeste normale dhe ne dukje te pademshme por qe mund te provokojne kancerin. Kete e mbeshtet raporti amerikan Presidents Cancer Panel, i cili ka nxjerre ne drite nje probem te madh.
Jane disa substanca kancerogjene te fuqishme, te listuara nga nga IARC, Agjencia Nderkombetare per Kerkime mbi kancerin.
Pudra- Aromatike dhe delikate, ndihmon lekuren te marri fryme dhe mbitegjitha prandalon acarime te pakendshme. Eshte prezente pothuajse ne te gjitha banjat, perdoret per higjenen dhe kujdesin e trupit tek te rriturit dhe femijet.
Shume pak e dine qe mund te rrise rrezikun e kancerit ne vezore nese aplikohet ne organet gjenitale te femres. Sipas analizes se 16 studimeve, rreziku i kancerit ne vezore rritet ne 30 % ne vitet ne te cilat femrat e kane perdorur ate cdo dite.
Pirja e kafes- Eshte nje pije e konsumit te madh dhe eshte nje nder me te diskutuarat. Ne fakt ekzistojne dy fronte, sipas shume eksperteve mund te kete efekt kancerogjen, ndersa per te tjere mund te parandaloje disa tumore te caktuara.
Ne nje raport te IARC me 1991, thote se: konsumi i kafes rrit rrezikun e kancerit te fshikzes, ndersa nje analize bere javet e fundit ka vertetuar qe parandalon tumorin e prostates.
Pirja e alkoolit- Eshte goxha i njohur fakti qe alkooli eshte i demshem per shendetin dhe qe konsumi i tepert rrit mundesine e kancerit ne stomak, melci, zorren e trashe dhe te gjirit. Mund te kufizojme demet duke mos e ekzagjeruar me dozen, nje gote ne dite per femrat dhe dy maksimumi per meshkujt.
Peshku ne uje te kripur- Kjo eshte nje nga metodat e vjetra aziatike per te ruajtur peshkun.
Disa studime kane vertetuar nje lidhje mes konsumit te ketyre produkteve dhe tumorit ne vezore e kanceri i prostates.
Pajisje per femije te bere me materalie antizjarr- Tris te klorinuar, jane te njohur si substanca kimike te ndaluara ne vitet 70 per prodhimin e veshjeve per femije (gjendeshin me teper ne pizhamat). Disa testime te ndryshme kane verifikuar qe ne brendesi te ketyreve Tris, shpesh permban disa vonues zjarri qe konsiderohen si kancerogjene. Deri ketu eshte gjithcka ne rregull, por a e dini ju se ku mund ti gjeni keto Tris?
Ne te gjitha produktet e femijeve, te bere nga poliuretan te tilla si karrocat e femijeve apo ndenjeset per makina.
Shazllonat- Duke marre rrezet e diellit ne menyre te pakujdesur i ben dem lekures. Mendoni qe shazllonat leshoje rrezatim Uv 10 here me te larta se ato te diellit ne mesdite. Ne 30 vitet e fundit eshte trefishuar melanoma tek grate te cilat i nenshtrohen cikleve te rregullta per nxirje artificiale.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakov
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e antarit

Mbrapsht n krye Shko posht

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi