E shpėtoi gjarpėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super E shpėtoi gjarpėri

Mesazh nga D3M1 prej Sun Jun 26, 2011 9:08 am


Nė botė ndodhin shumė gjėra tė pabesueshme qė ne i quajmė mrekulli sepse nuk kemi pėrgjigje adekuate pėr to. E vėrteta ėshtė se ato ndodhin dhe pėrherė sfidojnė njohurinė tonė tė kufizuar, duke na bindur pandėrprerė, se dimė aq sa s’dimė asgjė.

Rasti i pazakonshėm i ushtarit Sovjetik i cili shėrbente nė Forcat e Armatosura Ruse gjatė luftės nė Afganistan, ėshtė ngjarje e vėrtetė dhe e bazuar nė ngjarjen e vetė akterit tė saj.

Kjo ngjarje ėshtė botuar nė revistėn “ORAKUL”

Ja pėrmbajtja e saj:

Njėsia ushtarake ku ka shėrbyer ushtari Oleg ka qenė e stacionuar nė njė provincė tė pabanuar malore tė Afganistanit . Misioni i tyre ishte vėzhgimi i malit tė lartė strategjik, ashtuqė njėsiti ishte ndarė nė dy llogore fushore, tė vendosura pėrballė anėve tė kundėrta tė malit tė lartė nė mes.

Tabori kryesor numėronte 12 ushtarė, ndėrsa nė llogoren e dytė, nga ana e kundėrt e malit, ishin vetėm katėr ushtarė vėzhgues. Detyra kryesore e Olegut ka qenė furnizimi me ushqim pikėrisht i kėtij logori mė tė vogėl.

Njė ditė, duke udhėtuar shtegut unazore nė rrėzė tė malit , mu nė mes rruge, takon njė gjarpėr tė madh qė ishte pėrdredhur rreth njė guri dhe me shikim fiksues e vrojtonte atė.

Edhe pse u frikua shumė duke u shtangur nė vend, ai u pėrmbajt duke mos e larguar shikimin qė gėrshetohej me atė tė gjarprit. Me armėn qė e kishte, nuk guxonte tė shtinte, pasiqė hordet armike pėrherė qarkullonin aty pari.

Pėr momentin, i ra ndėrmend qė nga termosi i madh i ushqimit qė e kishte me vete, ta hudhėr nė drejtim tė gjarprit njė copė mishi. Ashtu edhe bėri. Gjarpri u angazhua rreth mishit dhe Olegu pa kurrfarė problemi kaloi skaj tij pėr ta vazhduar rrugėn mė tej.

Karakteristika e tėrė kėtij tregimi nuk mbaron vetėm me kaq. Gjarpri tanimė qe mėsuar dhe rregullisht nė vendin e njėjtė e priste “mikun “ e vet bamirės. Gjithnjė Olegu nė kohėn e caktuar shtegtonte kėtė rrugė dhe gjithnjė gjarprin e takonte nė vendin e njėjtė duke e ushqyer atė me nga njė cope mish.

Kjo miqėsi e pazakonshme zgjati plotė 2 muaj.

Njė ditė, ushtari Oleg, duke bėrė marshutėn e tij tė pėrditshme, nuk e takoi gjarprin nė vendin e caktuar. U befasua pa masė pse ai nuk ishte aty ta merrte “hisen” e vetė. Ndalet, dhe fillon ta kėrkoj “mikun” mat anė rrugės.

Por kot! Gjarpri nuk qe askund. Nuk kishte kohė ta priste mė gjatė, sepse shokėt tjerė ushtarė nga logori i vogėl, e prisnin drekėn e tyre. Vazhdoi rrugėn qė mos tė vonohet… dhe… papritmas diēka e madhe u hedh mbi tė duke ju mbėshtjedhur me njė shpejtėsi rreth tėrė trupit .

Ishte gjarpri! Olegu u shtang nga kjo “pabesi ”. Prej frikės sė madhe qė e kaploi, detalet tjera as qė i kujtoheshin, E mbante nė mend vetėm atė, se pas njė kohe, gjarpri e kishte liruar nga pėrqafimi i tij, dhe nė mėnyrė tė qetė ishte larguar nė drejtim tė malit tė dendur.

Edhe pse e shoshiti gjatė kėtė ngjarje nė mendje, Olegut nuk i hynte assesi nė kokė pse gjarpri veproi kėshtu me te. Pasi u qetėsua nga trauma e frikės sė madhe qė e kishte kapluar, dhe erdhi nga pak nė vete, shikoi orėn dhe tek atėherė konstatoi se kishte qenė plot 30 minuta nėn pėrqafimin e gjarprit.

Duke e bluar vazhdimisht nė kokė kėtė ngjarje tė pabesueshme qė i kishte ndodhur, vazhdoi rrugėn edhe pėr disa mile sa i kishin mbetur drejt cakut. Posa u afrua llogorit, njė qetėsi vdekjeje e irritoi intuitėn e tij. Kishte njė ndjenjė tė keqe?!

U afrua mė afėr dhe s’kishte se ēka tė shihte: nė vend se t’i takonte katėr shokėt e vetė ushtar, ai takoi katėr kufoma tė shtrira pėrtokė dhe tė mbuluara me gjak. Ata ishin sulmuar dhe vrarė nga armiku. Atij nuk i mbetej asgjė tjetėr, pėrpos tė largohet sa mė shpejt nga ky vend dhe t’i njoftoj shokėt nė taborin kryesor, qė ishin nė anėn tjetėr tė malit. Duke e hedhur termosin e ushqimit pėrtokė, vrapoi me shpejtėsi nė drejtim tė tyre.

Kur arriti nė bazė, nuk kishte se ēka tė shihte: tė gjithė ushtarėt tjerė edhe nė kėtė pikėqėndrim ishin masakruar nė mėnyrė mė mizore nga armiku. Kot kėrkoi nėpėr tenda tė zbraztė ndonjė tė gjallė, por nuk takoi asnjeri qė frymonte. Nga e tėrė ekspedita ushtarake e pėrqėndruar pėrreth kėtij mali tanimė tė mallkuar, vetėm ushtari Oleg kishte shpėtuar gjallė dhe pa therė nė kėmbė.

Ai tek tani e kuptoi enigmėn e cila vetėm para disa minutave nuk kishte zgjidhje pėr te. Gjarpri e sulmoi me qėllim qė ta ndalonte dhe ta mbante larg llogorit .

E pabesueshme por e vėrtetė: atė e shpėtoi gjarpri…!

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi