Zbulim i madh pėr zgjidhjen e misterit tė Stonhenxhit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Zbulim i madh pėr zgjidhjen e misterit tė Stonhenxhit

Mesazh nga D3M1 prej Sun Jun 26, 2011 9:12 am


Shkencėtarėt nė Uells tė Britanisė kanė bėrė njė zbulim tė rėndėsishėm drejt zgjidhjes sė misterit tė gurėve tė famshėm tė vendosur nė formė qarku dhe tė njohur me emrin Stonhenxh. Nėpėrmjet teknologjive tė reja, ata kanė provuar me precizion origjinėn e disa prej gurėve tė kėtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikėpyetjes tjetėr tė madhe: si u transportuan kėta gurė dhe si u vendosėn ata nė formėn e rrethit. Stonhenxh ėshtė njė monument antik qė ngrihet madhėshtor nė Pllajėn Sallsberi, nė jugperėndim tė Anglisė. Se ku u morrėn kėta gurrė dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmė. I ndėrtuar rreth vitit 3100 para Erės sė Re, origjina dhe qėllimi i tyre mbeten temė debati nė gjithė botėn. Nė Muzeumin Kombėtar tė Uellsit nė Kardif po bėhen disa ekzaminime qė mund tė ndihmojnė zgjidhjen e kėtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riēard Bevins analizon me mikroskop njė mostėr qė ėshtė marrė nga ky monument mistik 5000 vjeēar. Dr. Bevins thotė se vendosja e disa prej gurrėve, tashmė ėshtė e njohur. “Stonhenxhi ėshtė i pėrbėrė nga njė qark i jashtėm, njė i brendshėm dhe njė patkua brenda tij. Gurrėt e qarkut tė jashtėm janė nga zona e Stonhenxhit, Pllaja Sallsberi”. Nė vitet 1920, shkencėtarėt studjuan origjinėn e gurrėve tė tjerė, tė njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga njė zonė e papėrcaktuar e Kodrave Presli nė Pembrokshajėr tė Uellsit Perėndimor, 240 kilometra nga Stonhenxhi. Mbetet ende e paqartė se si janė transportuar kėta gurrė kaq tė rėndė, nga njė distancė kaq e madhe, nė periudhėn e qytetėrimit antik. “Kėta gurrė qė formjnė qarkun e brendshėm dhe patkuan, Blustons, peshojnė dy deri nė tre tonė. Edhe kėta janė gurrė shumė tė mėdhnj pėr t’u transportuar nėpėr zonat rurale, nėse janė lėvizur nga njerėzit”.

Njė zbulim i veēantė po e ndez edhe mė shumė debatin se si arkitektėt e Stonhenxhit i trasnprotuan materialet e ndėrtimit nga Uellsi nė jugperėndim tė Anglisė. Dr. Bevins dhe ekipi i tij i shkencėtarėve kanė krahasuar mostrat nga Stonhenxhi me ato tė Kodrave Presli dhe kanė zbuluar origjinėn e tyre tė saktė. Ata e realizuan kėtė duke shfrytėzuar teknologjitė e reja pėr tė analizuar dhe krahasuar pėrbėrjen menerale tė gurrėve. Dr. Nik Pirsi, gjeokimist nė Universitetin Aberstuith, po nė Uells, u mor me analizat e kristaleve tė zirkonit qė gjenden nė mostrat e gurrit. Ai pėrdori teknikėn e tij tė re me rreze lazer pėr tė avulluar kristalet nė mėnyrė qė tė ekzaminonte strukturėn e tyre kimike. “Kemi marrė mostra shumė tė holla tė gurrit, ku kemi diktuar praninė e zirkonit qė duam tė analizojmė, i kemi vėnė nė (glazer abrasion ISO PMS system) sistemin e ashpėr ISO PMS dhe i kemi goditur me njė rreze tė fuqishme lazer. Masa e kthyer nė gjendje tė gaztė kalohet nė njė spektrometėr masiv dhe ne analizojmė komponentet kimikė tė mineralit”. Kėshtu shkencėtarėt kanė pėrcaktuar pėrbėrjen kimike tė gurrėve dhe kanė provuar origjinėn e atyre qė janė pėrdorur pėr tė ndėrtuar njė pjesė tė Stonhenxhit. Zbulimi i origjinės sė gurrėve sfidon gjithashtu teoritė se si ndėrtuesit e Stonhenxhit transportuan materialet nė Pllajėn Sallsbery. “Mendohej se gurrėt ishin transportuar nga njerėzit nėpėr Kanalin Bristol dhe ishin ngarkuar nė trape nė Milford Hevėn. Por pėrcaktimi i vendit ku janė marrė gurėt e ndryshon shpjegimin teorik tė trasportimit tė tyre”.

Mendohet se gurėt janė transportuar nėpėrmjet njė rruge tjetėr prej 16 kilometrash nė perėndim deri nė bregdetin e Uellsit dhe prej andej nė Pllajėn Sallsberi nė Angli. Por kjo teori duhet provuar tani nga arkeologėt. Kėto zbulime tė reja i sjellin njerėzit e mahnitur nga ndėrtimi i Stonhenxhit, njė hap mė pranė zbėrthimit tė misterit tė tyre.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi