Patrick Nuo: Arti, tė prekė gjithė botėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Patrick Nuo: Arti, tė prekė gjithė botėn

Mesazh nga Lordi prej Sun Jun 26, 2011 5:14 pm

Patrick Nuo (28 vjeē) ishte anėtar i jurisė nė spektaklin
televiziv gjerman “Deutschland sucht den Superstar“ (Gjermania kėrkon
njė yll). Aktualisht jeton nė Los Anxhelos tė SHBA-sė. Babai i tij ėshtė
nga fshati Janosh i Gjakovės, ndėrsa nėna zvicerane.
Intervistoi: Dashnim Hebibi
Patricku ka filluar tė kėndojė qysh kur ishte i vogėl, sepse i ati i
tij ishte DJ dhe gjatė gjithė kohės ai ėshtė ushqyer dhe rritur me
muzikė. Karrierėn e tij e fillon nė Hamburg tė Gjermanisė. Pėrveē kėsaj,
Patrick ėshtė edhe aktor dhe model.
Patricki u bė i njohur nė vitin 2002, kur takoi producentin dhe
kompozitorin David Jost dhe nėnshkroi kontratė me shtėpinė e njohur
evropiane tė muzikės, “Warner Music”. Pas disa muajve, ky duo krijoi njė
album tė cilin e quajtėn “Welcome”. Kėngėt “5 Days” dhe “Reanimate”
ishin hite nė Zvicėr dhe Gjermani. Patrick punoi edhe njė “single” me
titull “Undone”. Ishte pjesė e projektit humanitar “Zeichen der Zeit”,
ku u emetua dhe hiti “Du Bist Nicht Allein” qė ishte ndėr 10 kėngėt mė
tė mira nė Gjermani, mandej bėri hitin “Ein Weiterer Morgen”. Mė 2007,
Patrick editoi albumin e tretė “Nuo”, me hitet “To Late (To Save It With
A Love Song)”.
Qė nga korriku i vitit 2010, ai ndau drejtėsinė nė kėtė spektaklin
televiziv DSDS bashkė me producentin e famshėm gjerman, Dieter Bohlen
dhe aktoren Fernanda Brandao. Megjithėse nė pozitė tė vėshtirė kur
pėrballė kishte kandidatin Ardian Bujupi, Nuo nuk ka ngurruar t'i bėjė
atij kritika me vend duke u pėrpjekur tė jetė sa mė objektiv, sepse, siē
thotė ai, “vetėm kėshtu mund tė ndihmohet njė i ri pėr tė arritur nė
krye tė klasifikimit”.
Ne biseduam me Patrick-un dhe me modestinė e kėnaqėsinė mė tė madhe iu pėrgjigj pyetjet tona.

Z. Nuo, edhe pse ju njohin shumė bashkėkombės, a mund tė na thoni shkurtimisht, se kush ėshtė Patrick Nuo?
Patrick Nuo: Jam i lindur nė Zvicėr, nėnėn e kam zvicerane, ndėrsa
babanė e kam shqiptarė. Ndjehem shumė mirė se jam shqiptarė edhe atė i
pasur nė shpirt, pra shumė pasanik, ku e njoh mirė kulturėn shqiptare
dhe atė gjermane. Kam nisur tė mėsojė gjuhėn shqipe kur isha dhjetė
vjeē. Vit pas viti kam arritur ta pėrvetėsojė mirė atė dhe tė komunikojė
nė gjuhėn shqipe me gjithė tė afėrmit e familjes sė babait tim nė
Zvicėr, Kosovė e kudo ku janė. Pra kjo pėrvojė nga tė dyja kulturat mė
ka bėrė tė jem edhe mė i pasur nė shpirt. Janė gėrshetuar kultura
luksoze zvicerane me traditėn mjaft tė pasur shqiptare. Kjo mė bėn tė
ndjehem krenarė.
Para pak ditėsh pėrfundoi edhe spektakli i madh nė Gjermani DSDS. Si e kaluat?
Patrick Nuo: Shumė mirė. Ishte njė pėrvojė e lezetshme.
Si arritėt qė tė merrni ftesė qė tė ndani drejtėsi, pra
anėtarė jurie nė kėtė spektakėl qė ėshtė ndjekur nga miliona teleshikues
nga e gjithė bota?

Patrick Nuo: Viti 2008 ishte kulmi i suksesit tim me publikimin e CD-sė
sime dhe pastaj pasuan albumet tjera. Pra, falė punės sime dhe
angazhimit tim serioz kam arritur qė tė jem ky qė jam dhe qė nuk do tė
ndalem sė punuari. Ky spektakėl qė u mbajt nė Gjermani ishte i shkėlqyer
dhe vėrtetė kam pėrfituar gjėra tė mira.
Nė kėtė spektakėl mori pjesė edhe Ardian Bujupi, i cili u radhit i treti.
Patrick Nuo: Ardiani ėshtė njė talent i madh dhe padyshim se e
ka merituar tė jetė nė finale edhe mė shumė, drejt titullit tė mė tė
mirit. Duhet ditur, se ky spektakėl, nė disa seri, pra javė, kandidatėt
shkojnė mė tutje nė bazė tė telefonatave, prandaj, pra u pa, se nuk ka
pasur edhe aq sa duhet telefonata, por kjo nuk do tė thotė, se Ardiani
nuk ėshtė ‘star’.

Pra, jo gjithmonė talenti tė bėn tė merituar?
Patrick Nuo: Nė kėto spektakle, natyrisht se do tė duhej kualiteti, por
vlerėsimi ėshtė nė bazė tė shijeve tė masės, tė cilėt e bėjnė pėrmes
telefonatave dhe sms.
Keni pritur se do tė jetė nė finale pra Ardiani?
Patrick Nuo: Po, e kam pritur. Dhe mos kualifikimi nė finale, mė ka prekur shumė, sepse tek ai shihja sukses dhe shoh suksesin.
Mendoni se karriera e tij do tė jetė e suksesshme?
Patrick Nuo: Po, padyshim. Vėrtetė ėshtė kėngėtarė i merituar. Ka karrierė nė tė ardhmen dhe i uroj nga zemra suksese.
Do tė kishit bashkėpunuar nė tė ardhmen me Ardinanin?
Patrick Nuo: Padyshim se po. Shpresoj shumė nė kėtė.

Shkruani kėngė Ju?
Patrick Nuo: Po, shkruaj vetė dhe kompozoj. E kam nė zemėr muzikėn.
Si u ndatė nga DSDS?
Patrick Nuo: Shumė mirė. Ju thashė edhe mė lartė, shumė mirė. Si anėtarė
jurie qė isha nė kėtė spektakėl artistik, kam fituar njė pėrvojė tė re
dhe atė shumė tė mirė.
Kosova dihet se ka shumė talentė edhe nė botėn e muzikės. A do tė organizoni ndonjė spektakėl nė Kosovė?
Patrick Nuo: Po e kam ndėrmend, por nuk e dijė se kur do tė jetė ajo ditė.
Do tė bashkėpunoje me ndonjė kėngėtarė shqiptarė qė jeton nė Kosovė?
Patrick Nuo: Po, e kam pasur mendimin nė kėtė drejtim dhe shpresoj, se njė ditė do tė kėndoj njė duet me ndonjė kėngėtarė.
Ju ,duket se e ndjeni mallin pėr Kosovėn dhe flisni me admirim.
Patrick Nuo: Kam qenė nė Kosovė dhe dua tė shkoj shpesh, por jam i
angazhuar shumė me punė, por kjo nuk do tė thotė se nuk do ta vizitoj.
Kur isha mė i vogėl shkoja mė shpesh. Gjatė verės do tė jem atje nė njė
dasmė atje dhe do tė kėnaqem, do tė vallėzoj dhe do tė shijoj ushqimin e
mirė qė e ka Kosova.

Megjithėse i ėshtė kthyer biznesit televiziv, ai nuk e ndan tė
kėnduarit nė skenė me tė prodhuarit muzikė, apo tė interpretuarit nėpėr
filma. Ato janė tė tėra shumė tė rėndėsishme, pasi arti dhe muzika janė
"jeta e tij" dhe ai me shumė pasion dėshiron qė ky art "tė prekė gjithė
botėn".

Lordi
Co-Adm Legend
Besa-Bess
Co-Adm LegendBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 1030
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 28/05/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi