Si tė luftojmė pagjumėsinė nga vapa

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Si tė luftojmė pagjumėsinė nga vapa

Mesazh nga Nora prej Mon Jun 27, 2011 7:23 am



Afshi i nxehtė gjatė natės e bėn mė tė vėshtirė ēlodhjen. Ja si mund t’ia dilni mbanė, mbi tė gjitha duke zgjedhur me kujdes ushqimet qė pėrdorni kur hani darkė ose para se tė flini
Nė kėto net tė zjarrta nata shndėrrohet nė njė ankth, ndėrsa gjumi bėhet njė mirazh pėr shumė prej nesh. I nxehti qė ka pėrfshirė njė pjesė tė mirė tė botės e ka bėrė tė vėshtirė ēlodhjen, sidomos pėr personat qė vuajnė nga pagjumėsia. Por edhe pėr kėtė shqetėsim, ekspertėt e kanė gjetur zgjidhjen. Ata propozojnė disa ndryshime nė ushqimin e pėrditshėm qė mund tė na ndihmojnė tė gjejmė njė ekuilibėr mė tė madh pėr tė qetėsuar sado pak afshin e natės qė na e bėn gjumin thuajse tė pamundur. Vėmendje mė e madhe pėr ushqimin duhet treguar te subjektet qė janė mė tė rrezikuara nga temperaturat e larta, si tė moshuarit dhe fėmijėt: nė verė, por edhe nė dimėr, ėshtė shumė e vėshtirė tė flemė nėse kemi ngrėnė shumė dhe e ndiejmė veten tė tejngopur. Ekspertėt kanė hartuar njė guidė ushqimesh tė domosdoshme pėr tė bėrė njė gjumė tė mirė. Mes atyre qė duhen evituar, sidomos nė darkė, janė ēokollata, ēaji dhe kafeja qė pėrmbajnė kafeinė. Duhen shmangur edhe pijet alkoolike, sidomos birrat qė preferohen shumė gjatė verės, pasi ndikojnė nė njė gjumė jo tė qetė me njė zgjim tė hershėm nė orėt e para tė mėngjesit. Para sė gjithash, nė darkė ėshtė thelbėsore tė mos konsumohet kripė me shumicė apo ato pjatat pikante me specat djegės, curry, piper etj. Edhe patatinat, sallatat dhe pjatat ku pėrdoren erėza pikante dhe me aroma tė forta nuk rekomandohen. Pothuajse tė gjitha ushqimet e konservuara duhen evituar. Megjithatė ekzistojnė edhe ushqimet qė duhen pėrdorur mė shumė, pasi na ndihmojnė tė ēlodhemi: para sė gjithash makaronat, orizi, elbi, buka dhe tė gjitha ato qė pėrmbajnė njė aminoacid qė favorizon sintezėn e serotoninės, neurotransmetuesit cerebral qė favorizon ēlodhjen. Dritė jeshile nė dietėn e darkės u hapet edhe agrumeve, vezėve tė ziera, mishit, peshkut, djathėrave tė freskėt dhe kosit. Serotonina rritet me konsumin e ushqimeve me sheqer, si frutat e ėmbla tė sezonit, apo perimeve si sallata jeshile, radhiqes, qepės dhe hudhrės, qė pėr shkak tė vetive qė kanė favorizojnė ēlodhjen dhe gjumin. Njė gotė qumėsht i freskėt dhe i vakėt, para se tė shtrihesh, pėrveēse zvogėlon acidin gastrit qė mund tė ndėrpresė gjumin, favorizon njė gjumė tė mirė. Po ashtu edhe ēajrat e freskėt apo kompostot e ėmbėlsuara me mjaltė kėshillohen shumė pėr tė qetėsuar mendjen dhe trupin para gjumit.

Kujdes nga rreziqet

"Gjumi i paktė rrit kortizonin, duke krijuar njė rrezik tė madh kardiovaskular. Veē tė tjerash, zvogėlon sintezėn e ndėrmjetme tė sistemit mbrojtės, i cili dobėsohet dhe bėhet mė i prekshėm ndaj infeksioneve dhe kancerit", shpjegojnė studiuesit. Tumoret nė gji, prostatė dhe kolonėn vertebrale shfaqen mė tepėr te personat qė nuk flenė shumė. Pėr shembull disa studiues nga Harvardi, pasi mbikėqyrėn pėr 12 muaj mijėra infermiere, bėnė tė ditur pak kohė mė parė se rreziku pėr zhvillimin e kancerit tė gjirit ėshtė mė i lartė se 36 pėr qind duke punuar me turne, sepse humbasin shumė net pa gjumė. Dyshimi i parė ėshtė humbja e melatoninės. Duke qenė se prodhohet vetė nė errėsirė, ėshtė quajtur hormoni “Drakula", sepse "del" vetėm natėn dhe mjafton tė ndezėsh njė abazhur tė vogėl pėr tė parė sasinė qė qarkullon. Gjithashtu ka edhe veti kundėr kancerit, tė cilat tashmė janė vėrtetuar. David Bassett, njė studiues amerikan, i ka "ushqyer" qelizat e kancerit tė gjirit me gjakun e marrė nga studentėt qė nuk flinin shumė. Gjaku i individėve tė cilėt nuk flenė gjatė, i varfėr me melatoninė, e lejonte tumorin tė zhvillohej dy herė mė shpejt. Kėshtu, askush nuk u habit kur u demonstrua se njerėzit me nivel tė ulėt melatonine janė mė tė rrezikuar tė preken nga kanceri.

Fatkeqėsisht gjėrat nuk pėrfundojnė kėtu, ka edhe mė: duke u bazuar te njė raport amerikan i kohėve tė fundit, gjumi i paktė ėshtė njė lloj treguesi i njė jete jo tė shėndetshme, sepse kush fle mė pak se 6 orė natėn ėshtė i prirur t’i jepet duhanit, alkoolit dhe tė qenėt sedentar.

Duke arritur nė kėtė pikė, tė gjithė mund tė mendojnė se duhet t’i dyfishojnė orėt e gjumit. Nė fakt ky ėshtė mendim i gabuar: edhe gjumi i tepėrt ka disavantazhet e veta. Fillimisht rrit rrezikun kardiovaskular dhe vdekshmėrinė nė pėrgjithėsi.

"Gjumi ėshtė njė fazė rikuperuese pėr organizmin. Ta zvogėlosh atė, padyshim qė pėrbėn rrezik. Gjithashtu ekziston njė ēekuilibėr nėse trupi ka nevojė tė pushojė gjatė pėr tė marrė veten. Nėse gjendet nė njė gjendje tė ekuilibruar, jeton dhe pushon mirė. Ndaj gjumi ėshtė njė lloj treguesi i mirėqenies sonė. Ajo qė vlen vėrtet ėshtė sasia e gjumit", pėrfundon studiuesi.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi