Parazitėt dhe sėmundjet lulėzojnė nė jastėkė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Parazitėt dhe sėmundjet lulėzojnė nė jastėkė

Mesazh nga Nora prej Mon Jun 27, 2011 9:09 am




Ky nuk ėshtė njė mendim qė do t’ju bėjė tė flini mirė sonte: njė e treta e peshės sė jastėkut mund tė pėrmbajė mikroorganizma tė ndryshėm, lėkurė tė vdekur, mole dhe jashtėqitjet e tyre.

Jastėkėt dhe ajri i “zėnė” nė dhomėn e gjumit janė ideale pėr pėrhapjen e baktereve tė padėshirueshme MRSA, gripit, fruthit tė deleve, dhe madje edhe leprozės (gėrbulės), kanė bėrė tė ditur shkencėtarėt.

Pėrderisa disa baktere mund tė gjenden vetėm nė spitale apo rajonet tropikale, tė tjerat ju mund t’i merrni nė shtėpi, nė komoditetin e shtratit tuaj, paralajmėron mjeku, Arthur Tucker.

Testet kanė zbuluar nivel tė lartė tė kontaminit nė sipėrfaqen e jastėkėve. Nė disa raste, vendet e grisura dhe lagėshtia kanė nėnkuptuar se embrionet e kanė gjetur vendin e tyre brenda mbushjes sė jastėkut.

Disa jastėkė madje kanė qenė tė kontaminuar edhe me E. coli, ndėrsa tė tjerėt kanė pėrmbajtur baktere, qė mund tė shkaktojnė infeksione tė frymėmarrjes dhe tė traktit urinar.

Shumė jastėkė nė spitale kanė pasur disa milionė stafilokokė pėr mililitėr - dhe ata mund tė shkaktojnė infeksione tė rėnda te njerėzit me sistem tė dobėsuar tė imunitetit.

Doktor Tucker ka pėrshkruar nivelin e infeksionit tė jastėkėve si njė “rrezik biologjik”.

Ai ka krahasuar jastėkėt standard tė spitalit me versionet anti-bakteriale dhe ka konstatuar se tė dytėt rrallė kanė qenė tė kontaminuar nė sipėrfaqe, dhe se nė brendėsinė e asnjėrit nuk ka pasur miq tė paftuar.

Por nuk janė tė rrezikshėm vetėm jastėkėt e spitalit - ata qė pėrdorim nė shtėpi janė njėjtė tė banuar nga mysafirė tė paftuar.

Tucker paralajmėron se deri njė e treta e peshės sė jastėkut, nė tė vėrtetė mund tė jetė mikroorganizma, lėkurė e vdekur, mole dhe jashtėqitje apo larva tė tyre. Bakteret gostiten me tėrė kėtė dhe shumėzohen nė dhe brenda jastėkut - disa nga tė cilėt kurrė nuk do t’ia dilni t’i largoni me larje.

Shkencėtarėt thonė se njė jastėk ėshtė po aq i mirė pėr kultivimin e baktereve sa edhe ena laboratorike, sepse bėhet fjalė pėr sfungjer tė lagur, i cili thith lėngjet trupore tė pasura me lloje tė ndryshme tė ushqimeve. Ato ruhen nė temperaturė ideale, e pėr mė tepėr njė trup i ngrohtė ėshtė shtrirė mbi tė.

“Njerėzit mendojnė se me kėllėf tė pastėr jastėkėsh e kanė zgjidhur problemin. Duket bukur dhe ka aromė tė freskėt, por nėn tė, diēka me tė vėrtetė e keqe shumėzohet”, tha Tuckerr.

Si t’i mirėmbani jastėkėt tuaj?

* Ekspertėt rekomandojnė qė jastėkėt tė cilėt mund ta pėrballojnė larjen nė makinėn e rrobave, tė lahen ēdo tre muaj.

* Ata qė vuajnė nga alergjitė, do tė duhej tė pėrcaktohen pėr jastėkė sintetikė e jo moslarjen e tyre, dhe t’u shtojnė kėllėfėve tė jastėkėve mbrojtje anti-alergjike dhe preparate, tė cilat shpėrndahen nė sipėrfaqe.

* Shkatėrrimi i moleve me larje tė rregullt tė jastėkėve 60 gradė ose me futjen e jastėkėve nė frigorifer me ngrirje tė thellė pėr 24 orė.

* Lani dy jastėkė nė tė njėjtėn kohė pėr tė vendosur ekuilibėr nė makinė tė rrobave dhe pėrdorni sasi tė vogėl tė detergjentit. Shpėlajini dy herė.

* Kur ėshtė ditė e mirė me diell, varni jastėkėt jashtė nė mėnyrė qė tė thahen dhe ajrosen.

Mos u lejoni baktereve dhe kėrpudhave tė banojnė nė jastėkun nė tė cilin ju keni derdhur djersėn gjatė natės.

* Si ta dini nėse njė jastėk ėshtė gati pėr zėvendėsim? Paloseni pėrgjysmė, vėni mbi tė njė libėr tė madhėsisė sė mesme dhe lėshoni kėndet . Nėse jastėku katapulton librin dhe kthehet nė formėn e mėparshme, do tė thotė qė ju mund tė vazhdoni ta pėrdorni atė.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi