Sezoni i alergjisė do tė zgjasė gjithnjė e mė shumė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Sezoni i alergjisė do tė zgjasė gjithnjė e mė shumė

Mesazh nga Nora prej Mon Jun 27, 2011 3:27 pm




Hulumtimet tregojnė se nėse kjo tendencė e tanishme klimaterike do tė vazhdojė, ata qė vuajnė nga alergjia, nė vitet nė vijim do tė pėrjetojnė sezone alergjike edhe mė tė gjata dhe mė intensive, me koncentrim tė madh tė polenit nė ajėr.

Numri i personave tė cilėt vuajnė nga alergjia ėshtė ēdo vit e mė i madh, ndėrsa hulumtimet e reja pjesėrisht fajėsojnė ndryshimet klimaterike pėr kėtė.

Temperaturat gjithnjė e mė tė larta dhe niveli i rritur i dyoksidit tė karbonit kanė nxitur rritjen e barishteve tė kėqija dhe bimėve alergjike si ambrozia, kėshtu qė edhe zgjasin sezonin e vuajtjes pėr ata qė janė mė tė ndjeshėm.

Hulumtimet nė bujqėsi tregojnė se nė qoftė se tendencat aktuale klimatike vazhdojnė, ata qė vuajnė nga alergjitė nė vitet nė vijim do tė pėrjetojnė sezone tė gjatė dhe intensive me njė pėrqendrim tė lartė tė polenit nė ajėr.

“Sasia mesatare e polenit qė do tė prodhonte njė ambrozie nė koncentrim tė dyoksidit tė karbonit nė vitin 1900, ka qenė rreth pesė gramė. Nėse shikoni vitin 1990, sasia e polenit nė pėrqendrimin e atėhershėm tė dyoksidit tė karbonit ishte 10 gramė.

Parashikimet janė qė pėr rreth 50 vite, me pėrqendrimin e vlerėsuar tė dyoksidit tė karbonit, ambrozia do tė prodhojė 20 gramė polen,” konsideron fiziologu i bimėve, Lewis Zisca, nga Qendra Kėrkimore e Ministrisė sė Bujqėsisė tė SHBA-sė.

Ai thotė se sa mė shumė polen tė prodhojė ndonjė barishte e keqe, edhe potenciali i dėmtimit tė shėndetit publik dhe nė bujqėsi do tė rritet, sepse bari i keq mund “tė pijė” ujin apo “tė vjedhė” pėrbėrjet ushqyese nga toka dhe drithėrat komerciale.

Problemi mė i madh ėshtė se shumė barishte tė kėqija janė bėrė rezistuese ndaj herbicideve. Kjo do tė thotė qė do tė ketė nevojė pėr mė shumė tė holla pėr hulumtime nė lėmin e shėndetit dhe bujqėsisė, duke pėrfshirė edhe metoda mė tė sigurta pėr kontrollimin e barishteve.

Dr. Darryl Zeldin, nga Instituti Kombėtar pėr shkencėn e shėndetit ambiental nė Karolinėn veriore, thotė se astma ėshtė ngushtė e lidhur me alergjitė, prandaj shumica e astmatikėve kanė alergji.

“Ėshtė vlerėsuar se alergjitė ēdo vit i kushtojnė SHBA-sė mes tetė e dhjetė miliardė dollarė nė shpenzime direkte dhe indirekte-paralajmėron Zeldin, i cili thotė se njerėzit tė cilėt vuajnė nga alergjitė, zakonisht janė tė ndjeshėm nė mė shumė se njė lloj tė barishteve tė kėqija. Mes mijėra llojeve tė njohura tė barishteve tė kėqija pėr vetėm tetė deri dhjetė dihet se janė shkaktarė tė alergjive.

Hulumtimi i tij i fundit nė kėtė temė ka zbuluar se shkaktarėt e alergjive mund tė jenė gjenetikisht tė trashėguar ose probleme ambientale. Pėr mė tepėr, ka edhe prova tė cilat lidhin predispozitat pėr astmė dhe alergji dhe obesitetit, sėmundjet e zemrės dhe enėt e gjakut.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi