Diete me luleshtrydhje

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht

Super Diete me luleshtrydhje

Mesazh nga Nora prej Mon Jul 04, 2011 6:17 pm



Shfrytezoni sezonin e luleshtrydheve dhe provoni diete te re. Per vetem kater dite duhet te humbisni tre kilogram, kurse per shkak se dieta zgjate shkurte, nuk eshte i nevojshem aktiviteti fizik.
Lejohen tre ushqime kryesore dhe dy meze. Pra, armatosuni me luleshtrydhe dhe fillojme..
Dita e pare
Mengjes: Sallate frutash prej 250 gram luleshtrydhe te prera, gjysme molle dhe gjysme banane. Te gjitha keto perberje perzieni me nje luge mjalte dhe 50 gram jogurt.
Dreka: Beni sallate prej 150 gram luleshtrydhe , nje cope mish pule/misirke, 100 gram trangull (kastravec), 10 gram majdanoz, 1 luge leng limoni, 6 luge supe perimesh dhe 1 luge vaj ulliri. Pastroni luleshtrydhet dhe prijni, prisni trangullin, kurse mishin e pules/misirkes prijeni ne fije per se gjati. Te gjitha perziejni ne nje ene. Mbi kete mase te fituar shtoni lengun e limonit, supen dhe vajin e ullirit.
Mbremje: Sallate prej nje patate te zier, nje koke qepe, 50 gram djath (jo te yndyrshem) dhe fije majdanoz. Sipas deshires mund te shtoni leng limoni, kripe dhe piper.
Dita e dyte
Mengjesi: Dy copa buke integrale te lyer me djathe me pak yndyre.
200 gram luleshtrydhe te perziera me fruta te ndryshme. Ne fund shtoni nje luge mjalte.
Dreka: Sallate prej 100 gram luleshtrydhe te prera imet, gjysme marule, domate, speca, 50 gram djath me pak yndyre, leng prej nje limoni, kripe sipas deshires dhe tost nga buka integrale.
Mbremja: Pallacinka (palepete) te pergatitura ne menyre te zakonshme, te lyera me krem prej luleshtrydheve te shtryshura, djath pa yndyre dhe nje luge mjalte.
Dita e trete
Mengjesi: Bollgur me gjysme deciliter leng te molles, gjysme banane dhe 100 gram luleshtrydhe te prera.
Dreka: 200 gram luleshtrydhe te fresketa, e pastaj nje koke lulelaker te zier. Pasi te zihet, lyeni me nje luge puter dhe shtoni copeza te imta proshute.
Mbremja: Pergatitni pure nga karrotat dhe patate te ziera. Shtoni qumesht. Shtoni edhe pak margarin dhe pak uje, kurse masen e fituar vendoseni ne nje ene, mbi te cilen do te renditni rrethe nga domatet dhe speca. Shtoni pak borzilok ose rigon. Piqeni 15 minuta. Me pas beni leng prej nje domate dhe 100 gram luleshtrydhe.
Dita e katert
Mengjesi: Dy copeza buke integrale te lyera me djath pa yndyre dhe 50 gram luleshtrydhe.
Dreka: Nje peshk (sipas mundesise te jete Trofte) e mbushur me hudher, e pjekur me majdanoz dhe pjese limoni. Pastaj 50 gram luleshtrydhe te fresketa.
Mbremja: Piqni nje patate. Perzjejeni nje karrote te fresket, 1 spec, fleta nga celeri dhe leng prej limoni. Beni nje mase te trashe. Pastaj prej 50 gram luleshtrydhe, 1 deciliter jogurt dhe pak djathe me pak yndyre beni edhe nje tjeter, por jo aq te trashe. Pataten e pjekur ndajeni ne copeza dhe vendoseni ne masen e trashe dhe ate me te holle.
Keshilla:
Pasi behet fjale per diete me prodhime te fresketa cdo here beni kujdes qe ti zgjidhni ato. Le te jene te fresketa, shendosha dhe te shijshme.
Nese jeni te punesuar, filloni me dieten qe nga e Premtja. Ashtu, me lehte do te organizoheni, sepse gjate fundjaves do te jeni ne shtepi, dhe do te mund te kenaqeni ne gjithe ushqimin e dietes.
Kafeja eshte e lejuar ne kete diete por jo me shume se 2 filxhana/gota.
Duroni deri ne fund dhe pergatituni me kohe per figuren qe do ta shetisni ne ndonjeren prej plazheve kete vere.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakov
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e antarit

Mbrapsht n krye Shko posht

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi