New Yorku ndalon pirjen e duhanit nė publik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super New Yorku ndalon pirjen e duhanit nė publik

Mesazh nga Nora prej Sun Jul 10, 2011 12:35 pm



Sipas fondacionit pėr tė drejtat e njerėzve qė nuk pinė duhan, pirja e duhanit nė parqe dhe sheshe publike ėshtė e ndaluar nė mė shumė se 500 qytete nė 43 shtete tė ndryshme nė SHBA. Mė 23 maj, qyteti i New Yorkut u shtua nė kėtė listė, duke shpallur tė paligjshėm pirjen e duhanit nė tė gjitha parqet e qytetit, plazhet dhe sheshet publike. Zyrtarėt thonė se qėllimi i kėsaj mase ėshtė pėr tė mbrojtur ata qė nuk pinė duhan nga rreziqet qė i shkakton shėndetit tymi i duhanit tė atyre qė pinė. Disa kritikė thonė se kjo ėshtė e palogjikshme, pėrderisa pirja e duhanit mbetet e ligjshme nė trotuare, ku tymi mund tė jetė vėshtirė pėr t’u shmangur nga ata qė nuk pinė duhan, raporton Zėri i Amerikės.

Pirja e duhanit ka kohė qė ėshtė e paligjshme nė bare dhe restorante nė New York pėrfshi restorantet nė ajėr tė hapur - si dhe nė stacionet e udhėtimeve, nė vendet e punės dhe dyqane. Sipas ligjit tė ri, duhanpirėsit tė cilėt ndezin cigare nė 1 mijė e 700 parqe tė New Yorkut ose nė plazhet prej 22 kilometrash qė ka ky qytet, mund tė pėrballen me njė gjobė prej 50 dollarėsh. Vizitorėt nė kėtė park kanė mendime tė ndryshme.

Mika Bozeman thotė: "Unė nuk pi duhan dhe nuk dua qė tymi i tjetrit tė pėrplaset nė fytyrėn time kur jam i ulur nė njė park ose kur eci rrugės. Por ata kanė nevojė pėr tė pirė duhan, janė tė varur nga nikotina."

Meg Burns thotė: "Unė nuk shoh se si dikush tjetėr mund tė shqetėsohet kaq shumė nga tymi i cigares time. Ne jemi jashtė, nė ajėr tė hapur.”

Jean Pierre thotė: "Ėshtė ēmėnduri, sepse me masa tė tilla, njeriu nuk ėshtė mė nė gjendje tė gjej njė vend pėr tė ndezur njė cigare.”

Sharon Stahlnecker thotė: "Shumė njerėz janė tė vėmendshėm. Por vetėm ata qė nuk pinė duhan e ndjejnė kur tymi u vjen pranė.”

Ditėn qė ligji hyri nė fuqi, udhėheqėsit e njė shoqate nė lagjen Quins u mblodhėn nė park pėr tė festuar. Veprimtari Ėarren Schreiber thotė se bishtat e cigareve tė hedhura lartė e poshtė shėmtonin mjedisin, shkaktonin rrezik pėr shpendėt - dhe se fėmijėt tani nuk ka pse tė shohin njerėz duke pirė duhan nė parqe publike.

"Ne nuk duam qė fėmijėt tė vijnė nė park pėr tė luajtur dhe kėtu tė shohin tė rriturit qė pinė cigare.”

Zyrtarėt e qytetit thonė se shpresojnė qė ligji do tė "vetė-zbatohet," dhe se policia e parqeve nuk do ta shohė tė nevojshme pėr tė vėnė gjoba. Por, kritikėt parashikojnė se ndalimi i duhanit nė parqe do tė shpėrfillet gjerėsisht. Njė grup pėr tė drejtat e duhanpirėsve ka planifikuar qė t’a sfidojė kėtė masė duke planifikuar njė protestė nė njė plazh tė Brooklynit, me parrullėn “Tymosje nė Park.”

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi