Enver Petrovci ndėrron Jaguar-in me njė apartament

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Enver Petrovci ndėrron Jaguar-in me njė apartament

Mesazh nga Nora prej Sun Jul 10, 2011 1:03 pm



Ėndrra e ēdo konkurrenti tė edicionit tė dytė tė “Dancing with the Stars” ishte njė jaguar. Makina joshėse i vuri edhe mė tepėr nė konkurrencė personazhet VIP. Por “fati” e solli qė atė tė mos e fitonte asnjė i ri, por njė aktor rreth tė 60-ave, qė sipas gjasave ishte mė i shkathėt se tė tjerėt. Nejse. Fituesi i DWTHS, Enver Petrovci, aktori i mirėnjohur prej javėsh ėshtė pronar i makinės Jaguar, trofe i kėtij spektakli. Ajo qė ka mėsuar “MAPO”, ėshtė fakti qė pėr Enverin nuk ka qenė aq shtysė makina sesa thjesht ēmimi i parė. Konstatim ky qė vjen prej faktit, se vetė Enveri nuk ka ndonjė afeksion ndaj kėsaj makine. Aq, sa ai ka vendosur ta ndėrrojė Jaguar-in e tij me njė apartament… Eh… Ndodh dhe kėshtu. Aktori nga Kosova, i cili ka njė gjendje tė mirė monetare, dhe ka nė zotėrim dy makina tė tjera (sipas burimeve tona) nuk ėshtė i fiksuar pas makinės sė re dhe madje atė e ka nxjerrė nė ankand, le tė themi… Pas disa bisedave me njė biznesmen nė Tiranė, Enveri ka vendosur tė ndėrrojė makinėn e tij me njė apartament. Fakti qė ai ėshtė shpesh e mė shpesh nė kryeqytetin shqiptar e bėn mėse tė nevojshme tė pasurit e njė banese. Por nga ana tjetėr, Enveri nuk ka dashur tė shpenzojė nė kėtė pikė, kėshtu qė ka rėnė dakord qė makinėn e tij, tė fituar prej kėrcimit, ta shkėmbejė me njė apartament. Sipas burimeve tona tė sigurta, bėhet fjalė pėr njė shtėpi nė njė prej pallateve tė ndėrtuar sė fundmi nė dalje tė kryeqytetit nė autostradėn Durrės-Tiranė. Madje, Enveri ka parė shumė prej apartamenteve dhe me zor duket se ka vendosur pėr tė zgjedhur njė prej tyre. Aktori pas pėrfundimit tė spektaklit, nuk i ėshtė ndarė kryeqytetit shqiptar, madje flitet se ai po pėrgatitet pėr njė projekt teatror, por ende nuk dihet se kur do tė jetė koha qė do ta shohim kėtė realizim. Gjithsesi, ajo qė ėshtė e dukshme, mbetet fakti se ai po “zhvendoset” nė njė farė mėnyre nė Tiranė, pėr tė nisur njė etapė tė re tė jetės sė tij.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi