Serbi nga Kosova, skulpturon Adem Jasharin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Serbi nga Kosova, skulpturon Adem Jasharin

Mesazh nga Nora prej Mon Jul 11, 2011 6:26 pm




- Dragisha Andrijeviq nga Lipjani, nuk e ka aspak tė vėshtirė ta gravojė nė dru e qelq kryeheroin e shqiptarėve Adem Jasharin, stemėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, apo ish-presidentin e ndjerė, Ibrahim Rugova. Ai deri mė tani ka bėrė dhjetėra gravime tė tilla me Adem Jasharin, UĒK-nė, UĒPMB-nė e Rugovėn, pasi qė ka hasur nė interesim tė madh tė shqiptarėve nga Kosova pėr blerjen e veprave tė tilla artistike, raporton gazeta Zėri.

“Nuk e kam aspak problem nėse njė myshteri vjen dhe e kėrkon qė ta blejė tė gravuar nė dru, apo qelq Adem Jasharin. Shumė tė tilla i kam bėrė edhe me Ibrahim Rugovėn, ish-presidentin amerikan Bill Clinton, Skėnderbeun, Nėnėn Terezė, stemėn e UĒK-sė e tė UĒPMB-sė etj.”, shprehet Andrijeviq.

Ai thotė se kjo punė ėshtė biznes, nga e cila e siguron mbijetesėn pėr tė gjithė anėtarėt e familjes dhe nuk i interesojnė ēėshtjet politike, pėrderisa ēmimi i verprave tė tilla sillet prej 10 deri nė 40 euro.

“Kėtė e kam biznes dhe nuk mė intereson aspak politika”, shprehet i prerė ai. Andrijeviq mė herėt gravimet nė dru dhe qelq i kishte bėrė nė mėnyrė mekanike, ndėrsa biznesi i tij ka filluar tė zhvillohet pasi Komisioni Evropian ia ka dhuruar si donancion njė makinė tė kompjuterizuar gravuese, e cila ka kushtuar 3800 euro.

Ai ėshtė i kėnaqur me interesin e myshterinjve pėr prodhimet e tij dhe kjo, sipas tij, i ka mundėsuar ta punėsojė edhe njė punėtor tė rregullt, tė cilit ia paguan tė gjitha kontributet.

Samir Selimi nga Zyra Ndėrlidhėse e Komisionit Evropian nė Kosovė, thotė se programi pėr stabilizimin e komuniteteve ėshtė dizajnuar nė vitin 2003, nė mėnyrė, siē thotė ai, t’i dilej nė ballė problemeve me tė cilat pėrballeshin komunitetet, sidomos ekzistencėn ekonomike, lėvizjen e lirė, fuqizimin e tyre etj.

Ai sqaron se nė kėtė projekt janė pėrfshirė 28 komunat e Kosovės, ku nė shumicėn e tyre nė fokus kanė qenė komunitetet pakicė (jo shqiptarėt), pėr dallim nga veriu i vendit, ku shqiptarėt janė pakicė.

“Nė veri jemi fokusuar nė projektet pėr shqiptarėt, romėt dhe boshjakėt, pasi qė kėta janė atje pakicė”, pohon Selimi. Sipas tij, nė programin pėr stabilizimin e komuniteteve, prej vitit 2003 e deri mė tani, Bashkimi Evropian ka investuar 13.5 milionė euro nė projekte tė ndryshme dhe 85 % nga 1600 projekte gjithsej tė arpovuara deri mė tani janė projekte tė qėndrueshme.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi