Deti - detoksifikim natyral i trupit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Deti - detoksifikim natyral i trupit

Mesazh nga Nora prej Thu Jul 14, 2011 4:10 pm




"Deti shpėrlan tė gjitha sėmundjet", ka thėnė filozofi grek Platoni, "kthen shėndetin e njeriut”, pohonte poeti grek, Euripidi. Era e kripės dhe pishat e qetėsojnė shpirtin, ndėrsa tingujt e valėve thuajse pėshpėritin nė veshė dhe ngadalė i bėjnė masazh trupit me piklat e ujit nė ajėr. Atė qė shumė nuk e dinė ėshtė se me ujin e detit, pėrveē qė “pastroni” shpirtin, nė mėnyrė natyrale pastroni edhe trupin. Kush nuk do tė dėshironte njė detoksifikim pa shumė mundim? Pikėrisht kėtė na e ofron deti. Kulturat lindore dhe terapistėt Tao, me shekuj kanė theksuar rėndėsinė e ujit dhe kripės tė detit.

Duke pasur parasysh se deti ka pH tė njėjtė sikurse gjaku i shėndoshė, pėrmban tė gjitha mineralet dhe elementet e rėndėsishme dhe ėshtė cilėsor dhe burim pothuajse gratis i materieve ushqyese. Duke qėndruar ēdo ditė nė det trupi fiton elemente tė rralla tė cilat nė pėrgjithėsi sot i mungojnė ushqimit tė pėrditshėm. Uji i pastėr i detit stimulon kėmbimin e mineraleve dhe toksinave mes trupit dhe ujit. Klima mesdhetare, era, dielli, bimėsia aromatike dhe prania e vajrave eterike, natrium-kloridit, floririt dhe jodit... i mbush bateritė e njeriut dhe e ēliron nga stresi i pėrditshėm. Grimcat e imėta tė kripės nga ajri udhėtojnė deri te zonat mė tė thella tė alveolave tė mushkėrive. Oligoelementet dhe mineralet si magneziumi, mangani, kobalti depėrtojnė nė organizėm nga deti dhe forcojnė imunitetin natyral. Zhytja ditore nė ujė ėshtė njė mėnyrė tjetėr qė trupi juaj tė marrė hidroterapi “tė njelmėt” detoksifiikuese. Uji i detit pėrmban tė gjitha mineralet shėruese, ndėrsa elementet pastruese gjenden nė kripėn e detit, pėr kėtė arsye larja nė det mundėson detoksifikimin dhe pėrtėritjen e lėkurės. Njė dobi tjetėr nga larja nė ujėra tė njelmėta ėshtė se deti ka fushė tė madhe energjike elektromagnetike, qė nė mėnyrė natyrale prapė mbush dhe balancon sistemin energjetik tė njeriut. Kjo nė mėnyrė domethėnėse i kontribuon procesit tė pėrtėritjes dhe pėrshpejton pastrimin e gjithė trupit. Ajri ėshtė i mbushur me jone negative, tė cilat po ashtu ndihmojnė detoksifikimin e gjakut dhe indeve dhe lehtėson flakjen e shpejtė tė mbeturinave. Nėse dėshironi tė shkoni njė hap mė tutje Taoistėt rekomandojnė konsumimin e pėrditshėm tė sasive milimetrike tė ujit krejtėsisht tė pastėr tė detit, si njė shtojcė natyrale e ushqimit.

Natyrisht, shishja me ujė tė pastėr tė detit duhet tė mbushet vetėm nga pjesė tė pandotura tė detit dhe duhet tė ruhet nė frigorifer. Sasitė e konsumimit janė milimetrike, ndėrsa ėshtė i obligueshėm edhe tėhollimi nė gotė tė pastėr me ujė. Se sa e shėndetshme ėshtė kripa e detit flet edhe e dhėna qė secili nga ne tė paktėn njė herė nė jetė e ka pėrdoruar spėrkatėsin pėr hundė me tretje tė detit pėr lagjen e mukozės sė tharė tė hundės. Megjithatė, ėshtė me rėndėsi tė theksohet se kripa e blerė nuk mund tė zėvendėsojė ujin e detit. Studimet kanė treguar se kripa e blerė industriale, e stėrholluar, tė cilėn sot e pėrdorin tė gjithė nė botė mė tepėr e dėmton trupin se sa qė e ndihmon. Kripa e blerė ėshtė e privuar nga elementet dhe mineralet dhe nuk ka ndikim tė shėndetshėm nė trup. Sa unik ėshtė deti flet e dhėna se ai nuk mund tė zėvendėsohet e as tė prodhohet artificialisht. Ndihmon nė shėrimin e sėmundjeve tė shpinės, ishiasit, lėndimeve sportive, problemeve tė qarkullimit tė gjakut, psoriazės, tė gjitha gjendjeve tė lidhura me mėnyrėn moderne tė jetesės si tensionet nervore, stresi, ofron preventivė dhe shėron sėmundjet kardiovaskulare, largon papastėrtitė nga lėkura dhe pastron tenin dhe vendos lagėshtirė nė lėkurėn e thatė.

Pėrfundimisht, valėt dhe rrymat nė det me kujdes i bėjnė masazh gjithė trupit, dhe falas largojnė celulitin.

Edhe pse sigurisht qė e keni dėgjuar shumė herė se uji pėrbėn rreth 70 pėr qind tė masės sė trupit tė njeriut, atė qė ndoshta nuk e keni ditur ėshtė se truri pėrbėhet nga madje 95 pėr qind ujė!

Kėshtu kujtojeni thėnien e vjetėr “Shpirti i shėndoshė nė trup tė shėndoshė”, dhe shkoni nė det, mbajeni kokėn dhe mendjen larg problemeve dhe sipas mėsimit tė mjekut tė lashtė grek, Galenit (shek. II p.e.r), “thitheni ajrin te shkėmbinjtė qė rrihen nga valėt e detit”.





Historia

Babai i mjekėsisė, Hipokriti, ndėr tė parėt ka studiuar efektin shėrues tė detit dhe anėve tė detit nė ishullin e tij tė vendlindjes, Kos, nė arkipelagun Dodecanesos nė detin Egje. Legjenda thotė se deri tek kėto njohuri ka ardhur duke vėzhguar ndikimin e dobishėm qė deti ka nė duart e dėmtuara tė peshkatarėve. Ai kishte kuptuar qė uji i detit zvogėlon rrezikun nga infeksionet dhe pėrtėrin qelizat dhe nxit kėmbimin e mineraleve dhe toksinave mes ujit dhe gjakut. Shkencėtari francez, René Quinton, ia ka kushtuar jetėn studimit tė detit, kurse nė vitin 1906 ka botuar librin “Uji i detit, mjedis organik”, nė tė cilėn flet pėr ngjashmėrinė kimike tė plazmės sė gjakut dhe ujit tė detit. Kolegu i Quintonit, Claude Bernard, ka zbuluar se trupi pėrbėhet nga 70 pėr qind ujė, ndėrsa tė dy sė bashku kanė studiuar pėrbėrjen e gjakut, lėngun ndėrqelizor dhe limfėn. Quinton nė vitin 1897 ka ardhur nė pėrfundim se organizmi i njeriut ėshtė i ngjashėm me ujin e detit, sepse ka pėrbėrje tė ngjashme tė mineraleve. Nė ujin e detit janė tė pranishme gati tė gjitha elementet nga natyra siē janė natriumi, magnezi, kalciumi, kaliumi, silici e madje edhe argjendi e ari, ndėrsa nė njė litėr tė ujit tė detit ka mesatarisht 35 gramė kripėra tė tretura tė llojllojshme.



Jodi

Njė ndėr elementet mė tė rėndėsishme nga deti ėshtė jodi, sepse nė organizmin e njeriut ėshtė i nevojshėm pėr prodhimin e dy hormoneve tė rėndėsishme tė gjėndrave tiroide tė cilat mjekėt si nė shaka shpesh i quajnė “kėrbaēi i organizmit'. Kėto hormone mund tė ēojnė shpejt nė lodhje kronike, por edhe deri te njė tendencė e shtuar pėr infeksione, dobėsim tė muskujve, ndjenjė tė rritur tė tė ftohtit, reflekse tė ngadalėsuara, e madje edhe deri nė krijimin e gushės.



Frymėmarrja

Sot tė gjithė jetojnė nė njė rrethinė shumė stresuese dhe negative, tė ekspozuar ndaj frikės dhe tensioneve, marrjes sė vendimeve nė jetė dhe zgjedhjes sė drejtimeve jetėsore. Pra, nėse dėshironi tė arrini potencialin e plotė tė detoksifikimit nė ujė, lexoni dhe aplikoni metodat e ndryshme pėr tė marrė frymė drejt, pastaj nė breg tė detit shėrojeni trupin dhe mendjen dhe ēlirohuni nga stresi i rrėnjosur thellė , depresioni dhe toksinat.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi