Adelina Tahiri: Futbollistėt i dėshirojnė vajzat e skenės, por sa i kanė ato?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Adelina Tahiri: Futbollistėt i dėshirojnė vajzat e skenės, por sa i kanė ato?

Mesazh nga Nora prej Tue Jul 19, 2011 6:37 am



Pas thashethemeve se futbollisti Lorik Cana e braktisi se nuk ishte e virgjėr, kėngėtarja 19-vjeēare, jep versionin e saj pėr ngjarjen. “Njė mashkull i bukur duhet tė ketė pranė vetes njė femėr tė bukur, madje jo njė, por mė tepėr!” Kėngėtarja seksi, Adelina Tahiri, e cila ėshtė vetėm 19- vjeēare (edhe pse ndonjėherė na duket mė e madhe, duke qenė se ka njė kohė tė gjatė nė tregun muzikor), e ftuar nė emisionin “Pasdite nė Top-Channel”, ka folur gjerė e gjatė pėr jetėn e saj, pėr pasionin pėr muzikėn, studimet e larta pėr Ekonomi, marrėdhėnien me tė ėmėn, dhe padyshim pa lėnė mė pas (edhe pse pa dėshirėn e saj), historinė me Lorik Canėn, qė ka bėrė tė ziejė shtypi rozė kėto kohėt e fundit. Por, le ta njohim mė mirė dhe mė nga afėr bukuroshen me sy tė kaltėr.
Vera, stina e koncerteve
Mė pėlqen ēdo stinė, pa marrė parasysh se ėshtė verė, dimėr, vjeshtė apo pranverė. Mė pėlqen shumė vera, por edhe dimri, dėbora. Natyrisht, duke qenė se kam lindur nė prill, mė pėlqen shumė edhe pranvera. Dimrit kėndoj zakonisht nė diasporė, nė Gjermani, Zvicėr etj., ndėrsa gjatė verės mė sė shumti nė zonat bregdetare, Ulqin, Durrės etj. Por, veēanėrisht nė stinėn e verės ndjehem mirė, sepse kam shumė koncerte, kudo ka shumė persona, shqiptarėt vijnė nė bregdet nga tė gjitha anėt. Jam e lumtur kur kėndoj pranė publikut tim, edhe kur kėndoj nė Maqedoni, pranė popullit tim. Ndjehem mirė kudo edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri. Mė pėlqen qė flitet shqip sė pari, sė dyti, sepse takoj fansat tė cilėt mė duan pėr punėn time. Takoj, gjithashtu bashkėpunėtorė tė rinj, njerėz me vlera.
Fillimet me muzikėn
Kėnga e parė me tė cilėn spikata ėshtė “Narcizoid”, me tė cilėn jam shfaqur nė moshėn 14-vjeēare nė ekran. Mė vjen shumė mirė qė me atė kėngė nisėn tė mė njohin dhe rrugėve njerėzit pyesin “A ėshtė kjo, ajo Adelina e kėngės?”, sepse isha shumė e vogėl, por nė kamera dukesha pak mė e madhe. Por kėnga mė e njohur pėr mua, qė mė bėri pak mė tė famshme, ėshtė “Nuk jam penduar”, kėngė qė edhe sot nėpėr koncerte kėndohet shumė nga fansat e mi. Jam pėrpjekur gjithmonė tė jem sa mė origjinale dhe kam dashur tė jem vetvetja dhe tė dallohem nga tė tjerėt, si pėrmes veshjes, kėngės, vallėzimit etj. Flas pėr performancėn, jo pėr tekstet, sepse ėshtė ajo puna e tekstshkruesve, nuk ka tė bėjė me mua. Kėngėt ritmike kanė qenė pjesė e karakterit tim shpėrthyes, ndėrsa sot qė jam rritur kam kuptuar se jam shumė emotive dhe nėse shoh njė fėmijė tė varfėr prekem shumė. Kam realizuar edhe njė baladė, ku shfaqem njė Adelinė krejt tjetėr, shfaq ndjenjat e mia, ndėrsa nėpėr kėngėt e tjera, ato ritmike, unė shfaq temperamentin tim.
Shkollimi? Jo pėr muzikė, pėr Ekonomi
Unė kam mbaruar shkollėn e mesme tė Muzikės, kam ndjekur orė private muzike, kam mėsuar teknikėn e solo-kėndimit etj. Nuk ėshtė e lehtė tė arrish suksesin, pėr mė tepėr ta mbash atė, gjė qė ėshtė shumė e vėshtirė. Mė vjen mirė qė ėndrra ime ka nisur tė realizohet e tani po zhvillohet, hap pas hapi. Tanimė, unė studioj pėr Shkenca Ekonomike, jam nė vitin e parė nė fakultet nė Maqedoni. E kam pak tė vėshtirė t’ia dal mirė edhe me muzikėn, edhe me shkollimin, edhe pse universiteti pėr mua ėshtė primar. Kėto kohė nė fakt i jam kushtuar mė tepėr muzikės, tė cilėn tė them tė drejtėn, e dua mė shumė!
Paraqitja skenike? Konsultohem me mamin
Unė e di ēfarė dua dhe ēfarė kėrkoj, edhe nė muzikė, edhe sa i takon veshjes. Kur jam nė dilemė, kam mamin qė mė ndihmon pėr tė vendosur dhe qė tė ndjehem mė e sigurt. Ēfarėdo qė tė vesh, ndjehem e sigurt dhe komode.
Thashethemet pėr Lorik Canėn
Nė fillim, kur kam nisur tė merrem me kėtė punė, unė kam vendosur qė nuk duhet tė cenohem apo prekem nga shtypi, sepse pėrkundrazi demoralizohesh. Kam lexuar edhe shumė gjėra pozitive pėr veten, por ka edhe negative, natyrisht. Por fakti qė shkruajnė pėr mua tregon qė po mė kushtojnė vėmendje, qė ka njerėz qė ndjekin atė qė unė bėj. Lidhja me Lorikun u fol mė shumė sesa duhet. Pėr mua ėshtė shkruar, sikurse pėr shumė kėngėtarė tė tjerė qė pėrfliten, pėr gjėrat mė tė vogla qė bėjmė. Nuk mė vjen mirė qė shkruhet pėr kėto thashetheme, sepse kam gjėra shumė mė tė rėndėsishme nė jetė tė cilave mund t’u kushtohet rėndėsi, siē ėshtė muzika, shkollimi im etj. Nuk mė pėlqen qė pėrflitem pėr tė tilla gjėra. Lorikun e njoh, mė vjen shumė mirė qė ėshtė njė shqiptar i suksesshėm, por me tė nuk kam asgjė mė tepėr sesa njė miqėsi familjare. Lorikun e kam takuar rastėsisht nė Prishtinė, nė lokalin e djalit tė dajės, i cili njihet me tė. Kam takuar Lorikun, babanė e tij, krejt rastėsisht dhe kaq. Mė pas nuk e di nga dolėn thashethemet qė kanė 6 muaj qė ziejnė. Futbollistėt i dėshirojnė vajzat e skenės, por sa i kanė ama… Njė mashkull i bukur duhet tė ketė pranė vetes njė femėr tė bukur, madje jo njė, por mė tepėr!

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi