Fotografia, pasioni i Eliza Hoxhės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Fotografia, pasioni i Eliza Hoxhės

Mesazh nga Nora prej Thu Jul 21, 2011 5:01 pm




- Eliza Hoxha qė nga i gjithė publiku shqiptar njihet si kėngėtare, ėshtė edhe njė fotografe shumė e zonja. Kėto ditė ajo ėshtė zgjedhur kryetare e Kėshillit tė Galerisė sė Arteve nė Kosovė.
E kontaktuar nga ne. Eliza na shpjegoi me detaje rrugėn e saj me fotografinė, qė ndoshta mund t’ju duket e ēuditshme, por ėshtė njė periudhė goxha e gjatė e jetės sė saj qė Eliza ėshtė marrė me fotografinė. E pyetur si e ka nisur rrugėn e fotografisė, kėngėtarja e njohur u pėrgjigj: “ Pėr ata qė me njohin mė shumė nuk ėshtė njė risi. Kam punuar nė gazetėn ‘Zėri’ nga 1993 deri ne 1999 si fotoreportere… po ashtu edhe nė zyrėn e fondacionit “Soros” nė Kosovė midis 1998-2000…gjithashtu kam qenė nga 2000- 2002 koordinatore e projekteve pėr tė rinjtė nė Galerinė Kombėtare tė Kosovės”. Mė pas ajo vazhdoi, “Fotografia sot pėr mua ėshtė vetėm pasion dhe nuk e ushtroj rregullisht e as nė ndonjė institucion…pavarėsisht se kam qenė pjesė e shumė ekspozitave kolektive tė fotografisė nė Galerinė e Arteve tė Kosovės, si ” Gjon Mili” “Salloni i nėntorit” dhe tė tjera…po ashtu kam pasur njė ekspozite personale nė po tė njėjtin institucion nė vitin 2007. Bėhet fjalė pėr projektin multimedial “Pėr ata qė s’janė” dedikuar personave tė pagjetur nga lufta e fundit nė Kosovė”. Duke parė gjithė kėtė rrugė artistike tė Eliza Hoxhės kuptojmė se ajo, jo rastėsisht qenka pėrzgjedhur si kryetare e Kėshillit tė Galerisė sė Arteve nė Kosovė, atėherė nuk na mbetet gjė tjetėr vetėm t’i urojmė shumė suksese, transmeton “Koha Jonė”.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi