Pjeshka na bėn mė vitalė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Pjeshka na bėn mė vitalė

Mesazh nga Nora prej Thu Jul 21, 2011 5:19 pm




Vera nuk mund tė kalojė pa pjeshkė dhe nektarina. Kjo pemė e preferuar nga shumė, jo vetėm qė ėshtė e shijshme, por edhe ndikon jashtėzakonisht dobishėm nė shėndet.
Pjeshka ėshtė e pasur me antioksidantė tė cilėt i mbrojnė qelizat e trupit nga dėmtimi dhe kėshtu zvogėlojnė rrezikun nga sėmundjet kardiovaskulare, disa lloje tė kancerit dhe sėmundjeve kronike.
Pjeshkat pėrmbajnė fenol, substancė e cila ėshtė antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron mė fuqishėm se sa vitamina C. Por, meqė lėkura e pjeshkės pėrmban deri dy herė e gjysmė mė shumė fenol se sa vetė brendėsia e frutit, mos e qėroni atė. Nėse nuk e pėlqeni lėvoren e pjeshkės sė zakonshme pėr shkak tė “qimeve”, merrni nektarinat qė janė pa qime. Nė esencė ėshtė pemė krejtėsisht e njėjtė.
Karotinoidet kryesore tė cilat gjenden nė pjeshkė dhe nektarina janė beta-kriptoksantin dhe beta-karotinė, tė cilat nė organizėm shndėrrohen nė vitaminė A. Sa mė tė portokallta tė jenė pjeshkat mė tepėr beta-karotene ka nė to. Pjeshkat e freskėta janė burim i mirė i fosforit, i cili ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm, sepse ndikon nė shėndetin e eshtrave dhe dhėmbėve, rritjen dhe regjenerimin e indeve dhe mirėmbajtjen e vlerave pH nė gjak. Ato po ashtu pėrmbajnė edhe hekur, bakėr i cili i nevojitet organizmit pėr tė krijuar hemoglobinė dhe kolagjen, vitaminė B3, i cili ėshtė njė faktor i rėndėsishėm pėr metabolizmin dhe prodhimin e energjisė.
Njė pjeshkė e madhėsisė mesatare (me lėvore), mbulon pesė deri dhjetė pėr qind tė nevojave tė trupit pėr fibra te tė rriturit. Nėse hani pjeshkė rregullisht, do tė rregulloni sulmet e urisė, do tė mundėsoni zbrazjen e rregullt tė zorrėve, do tė zvogėloni rrezikun nga kanceri i zorrės sė trashė, sėmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.
Nuk duhet harruar as atė se pjeshkat janė burim i rėndėsishėm i vitaminės C, e cila na mbron nga infeksionet dhe pėrshpejton shėrimin dhe i vitaminės E, e cila ndikon nė imunitet dhe nė shėndetin e lėkurės.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi