Si t’i dalloni nishanet e rrezikshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Si t’i dalloni nishanet e rrezikshme

Mesazh nga Nora prej Mon Jul 25, 2011 6:56 pm




- Duke qenė se rrezet e diellit ndikon dukshėm nė paraqitjen e melanomave, vera ėshtė stina e shtimit tė pėrkujdesjes ndaj nishaneve. Kontrollojini ato vetė sipas katėr kritereve themelore.
Nishanet janė gjithnjė aty, dalin gjatė gjithė jetės, mė sė shumti na shfaqen gjatė adoleshencės, e mė sė shumti na brengosin gjatė stinės sė verės.
Personat me ten mė tė bardhė janė mė tė ekspozuar ndaj rrezikut nga paraqitja e melanomave. Po ashtu nė grupin e tė rrezikuarve janė edhe personat me mė shumė se 50 nishane nė trup, ata qė kanė nishane tė cilat ndryshojnė ngjyrėn, ata, anėtarėt e familjes sė tė cilėve kanė pasur melanomė, ata tė cilėt rrinė jashtė shpesh dhe pa mbrojtje, ata qė shpesh vizitojnė solariumet dhe njerėzit tė cilėt nė fėmijėri ose rini kanė pasur shpesh tė djegura nga rrezet e diellit.
Nėse dėshironi tė jeni tė sigurt se nishanet tuaja nuk kalojnė nėpėr njė ndryshim tė rrezikshėm bėjeni dermatoskopinė, njė teknikė e diagnostikimit me kamerė, qė nuk shkakton dhimbje, e cila vizualisht zmadhon nishanin edhe deri nė 100 herė. Kėshtu do tė fitoni njė pasqyrė tė cilėn mund ta pėrdorni pėr tė krahasuar dhe pėrcjellė pamjen e nishaneve nė periudhėn pasuese.
Para dermatoskopisė mund ta bėni njė kontroll tė thjeshtė edhe vetė, sipas kritereve tė mėposhtme:

Asimetria: A janė nishanet tuaja asimetrike? Shumica e nishaneve nė zhvillim janė asimetrike.

Skajet: A kanė nishanet tuaja skaje tė rregullta? Skajet e melanomave nė zhvillim shpesh janė tė parregullta dhe tė dhėmbėzuara.

Ngjyra: A janė nishanet tuaja njėngjyrėshe? Ndryshimi i ngjyrės dhe pigmentet jo tė njėtrajtshme mund tė flasin pėr njė melanomė.

Diametri: A kanė nishanet tuaj diametėr mė tė vogėl se 6 milimetra? Melanomat zakonisht kanė diametėr mė tė madh.

Ndryshimi: A tregojnė nishanet tuaja ndryshim sipas cilitdo kriter tė pėrmendur mė lart?

Mund tė dyshoni pėr melanomė me secilin ndryshim tė nishaneve sipas njė ose mė shumė kritereve tė cekura mė lart, ose nė rast tė paraqitjes sė gjakrrjedhjes edhe nėse nuk keni pasur lėndim, tė ėnjtur, skuqje ose tė kruara.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi