INTERVISTA/ Bleona: Shqiptarėt mė kanė keqkuptuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super INTERVISTA/ Bleona: Shqiptarėt mė kanė keqkuptuar

Mesazh nga Nora prej Mon Aug 01, 2011 1:30 pm



Kohėve tė fundit po qarkullojnė zėra tė shumtė pėr kėngėtaren Bleona Qereti, e cila sė fundi dha njė intervistė nė njė televizion mode, ku intervistuesi e uron pėr marrjen e shtetėsisė amerikane dhe ajo vijon bisedėn nė anglisht. Nė intervistėn pėr gazetėn “Zėri”, Bleona shfrytėzon rastin siē thotė, qė “t’u dėrgojė njė mesazh personal tė gjithė fansave tė mi pėr t’i dhėnė fund tė gjitha keqkuptimeve apo spekulimeve me apo pa dashje qė janė bėrė me emrin tim apo me fjalėt e mia lidhur me intervistėn e fundit”.
Nė kėtė mėnyrė, Bleona u jep fund zėrave tė pėrhapur prej ditėsh duke e ngarkuar atė me “antishqiptarizėm”. Dhe si pėr t’i “goditur” me dhurata shqiptarėt kudo qė janė, Bleona zbulon dhe planin e saj ambicioz: Njė turne botėror koncertesh, ku ajo qė do tė bjerė mė shumė nė sy do tė jetė dominimi i flamujve shqiptarė. Duke dashur tė jetė sa mė e hapur me tė gjithė fansat dhe ata qė ndjekin karrierėn e saj, Bleona nuk e sheh aspak si shenjė dobėsie, kur thotė se “do tė doja t’u kėrkoja ndjesė atyre qė me tė vėrtetė janė keqkuptuar, duke u thėnė: Ju lutem kini parasysh mos ngatėrroni pasaportėn me kombėsinė”. Mė shumė rreth kėsaj ēėshtjeje flet nė intervistėn dhėnė “Zėrit”.

Bleona fansat tuaj shqiptarė siē edhe ju e dini janė tė shumtė dhe ndjekin me interes tė lartė ēdo lajm qė vjen nga Amerika pėr ju. Dhe pikėrisht kėtu dua t’ju pyes pak lidhur me njė intervistė tė dhėnė nga ju kohėt e fundit…

Ėshtė keqkuptimi mė i madh qė ka ndodhur nė jetėn time dhe mė shumė se keqkuptim, ėshtė mė tepėr spekulim i personave tė caktuar qė po luajnė me pikėn mė tė dobėt tė tė gjithė shqiptarėve, qė ėshtė patriotizmi. Do tė doja t’iu dėrgoja njė mesazh personal tė gjithė fansave tė mi pėr t’i dhėnė fund tė gjitha keqkuptimeve apo spekulimeve me apo pa dashje qė janė bėrė me emrin tim apo me fjalėt e mia nė lidhje me intervistėn e fundit.

Do tė doja t’i siguroja edhe njėherė tė gjithė ju qė unė jam shumė krenare qė jam shqiptare dhe jam shumė krenare gjakun qė rrjedh nė venat e mia. Dhe e ritheksoj dhe njė here !!! Nuk kam absolutisht asnjė arsye pse ta mohoj origjinėn time. Nė SHBA njihem si “The singer from Albania” (kėngėtarja nga Shqipėria) dhe po konkurroj si kėngėtare nė njė qytet qė ka njė konkurrencė tė jashtėzakonshme talenti dhe vetėm njė zemėr me njė pasion tė ēmendur dhe njė kokė shqiptari mund tė depėrtojė nė kėtė konkurrencė qė ekziston kėtu.

E sigurisht, pjesė e kėtij plani ėshtė qė unė tė marrė vėmendjen e duhur nga mediat nacionale amerikane. Pėr mua kjo ėshtė njė mundėsi ideale nė mėnyrė qė tė mund tė shpreh kush jam, nga vij dhe ēfarė po bėj.

Tashmė prej vitesh jetoni nė Amerikė. Mund tė na thoni pak si ėshtė jeta juaj aty?

Kur u shpėrngula nė Los Anxhelos, nuk mendova qė do tė jetoja kėtu pėrgjithmonė dhe sigurisht erdha vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr vetėm sa pėr tė mbaruar albumin. Los Anxhelosi duket shumė joshės kur e sheh nga gjysma tjetėr e botės dhe gjėrat kėtu janė komplet ndryshe. Unė nuk do tė doja kurrė qė fėmijėt e mi tė rriten nė Los Anxhelos. Jeta ime kėtu ėshtė thjesht punė.

Unė zakonisht gjithmonė kam qenė natyrė shumė e pėrqendruar nė atė qė dua tė bėj. Dhe kėtu bėj tė njėjtėn gjė qė kam bėrė nė Shqipėri, siē ėshtė shko nė studio, takohu me muzikantė, njerėz arti, producentė gazetarė, veēse personazhet janė tė tjerė njerėz…

Tanimė prej disa vitesh jeni e martuar. A mund tė na thoni se sa ju ndihmon bashkėshorti nė ambiciet tuaja nė muzikė?

Gani mė ka ndihmuar jashtėzakonisht moralisht dhe ėshtė e do tė mbetet njė nga njerėzit e mi mė tė dashur nė kėtė jetė. Familja e Ganit ėshtė familja e vetme qė kam nė Amerikė dhe janė njerėz tė mrekullueshėm qė mė kanė toleruar pambarimisht. Gani nuk ka lidhje fare me financat e albumit.

Jeta e njė artisti, konkretisht e njė kėngėtari si ėshtė?

Palestėr, joga, kanto, studio, takime dhe nė fund kur je i suksesshėm koncerte. Tė gjithė bėjnė tė njėjtėn punė. Mos mendoni qė Beyonce-n ose Rihanna-n i sheh nėpėr ndeja! Sigurisht nė evenimente tė mėdha, sepse tek e fundit duhet dhe tė jetojnė pėrveē punės, por nė shumicėn e ditėve i ke me tuta nė studio.

Ēfarė ėshtė duke pėrgatitur Bleona tani?

Kam pėrgatitur njė dhuratė fantastike pėr tė gjithė shqiptarėt dhe ekskluzivisht pėr “ZERI” po e zbuloj surprizėn e mrekullueshme: Njė kėngė me motive shqiptare realizuar nga Timbaland, me kėrkesėn dhe idenė time.

“Kjo kėngė me motive shqiptare sapo ka pėrfunduar dhe shpresoj se sė shpejti do tė vijmė nė Shqipėri e Kosovė pėr njė koncert sė bashku”. Kam pėrfunduar 12 kėngė dhe kam edhe 6 tė tjera, pastaj nga 18 kėngė do tė zgjidhen vetėm 8 ose 10 kėngė.

Njė mesazh pėr fansat tuaj?

Do tė doja t’i falėnderoja personalisht nga zemra tė gjithė ata fansa tė mi shumė besnikė sidomos nė Kosovė qė mė kanė mbėshtetur nė ēdo moment pa marrė parasysh komentet dhe do t’ju thoja qė unė do tė jem gjithmonė kėtu pėr ju.

Asnjėherė mua nuk do mė shihni si njė mendjemadhe qė nuk do t’ju kushtojė vėmendje. Unė jam kjo qė jam, nuk kam ndryshuar. Kam qenė gjithmonė shumė e vėrtetė me ju dhe shumė personale nė marrėdhėnien me ju dhe gjithmonė do tė mbetem e tillė pa marrė parasysh sa i madh apo i vogėl do tė jetė emri im nė botė.

Gjithmonė do tė mbetem Bleona qė ju tė gjithė keni njohur prej kohėsh. Jam kėtu sot pėr t’ju thėnė se i kam marrė tė gjitha mesazhet tuaja nė Facebook, Twitter, apo nė faqen time tė internetit dhe personalisht i jam pėrgjigjur njė nga njė tė gjitha mesazheve nė shqip, tė gjitha nė mėnyrė qė ju tė kuptoni qė pėrgjigja ka ardhur direkt nga unė. Tė rejat mė tė fundit nga unė do tė keni mundėsi t’i merrni nė Facebook, nė faqen time zyrtare nė bleonaqereti.com dhe nė twitter@bleonamusic. Dhe tė gjitha mesazhet qė do mė dėrgoni nė tė ardhmen unė do t’ju pėrgjigjem personalisht. Ju pėrqafoj me shumė mall dhe dashuri!

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi