Gjumi i tepėrt nė fundjavė nuk zėvendėson gjumin e humbur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Gjumi i tepėrt nė fundjavė nuk zėvendėson gjumin e humbur

Mesazh nga Nora prej Mon Aug 01, 2011 3:18 pm



Njė studim i ri tregon se njė natė me gjumė tė keq mund tė shkaktojė efekte negative nė sjellje dhe funksionimin e trurit, dhe se pėr tė rifituar aftėsitė e mėparshme mund tė duhet mė shumė sesa njė natė me gjumė tė mirė. Gjithashtu mendohet se njė gjumė shtesė gjatė fundjavės mund tė jetė plotėsim i mirė pėr njerėzit qė flenė pak gjatė ditėve tė javės. Por edhe kjo mund tė mos i pakėsojė efektet e pagjumėsisė kronike, thuhet nė studim. Pėr kėtė dhe tė reja tė tjera nga fusha e mjekėsisė, kolegu Astrit Lulushi.

Zakonisht, nė qoftė se njerėzit nuk flenė mirė gjatė njė nate ata pėrpiqen tė shkojnė herėt nė shtrat natėn tjetėr pėr tė zėvendėsuar gjumin e humbur. Por studimi i kryer nga shkencėtarė pranė Universiteti i Pensilvanisė, Shkolla e Mjekėsisė zbuloi, se ky gjumė shtesė mund tė mos jetė i mjaftueshėm pėr zėvendėsimin e gjumit tė humbur njė natė mė parė.

Nė studim, mė i madhi i kėtij lloji, u pėrfshinė 159 persona tė shėndetshėm nga mosha 22 - 45 vjeē. Njė pjesė e grupit u la tė flinte 4 orė gjumė pėr pesė net, ndėrsa pjesa tjetėr qėndroi nė shtrat pėr 10 orė ēdo natė.

Gjatė kėsaj periudhe, shkencėtarėt vėzhguan dhe vlerėsuan nė periudha tė caktuara veprimtarinė e trurit tė pjesėmarrėsve. Tek personat qė bėnin 4 orė gjumė nė natė, shkencėtarėt vunė re mungesė pėrqendrimi mendor, humbje tė vėmendjes, reagime tė vonuara dhe rėnie tė funksionit tė trurit. Por kur kėta persona zėvendėsuan gjumin e humbur, gjendja e tyre u pėrmirėsua. Autorėt e studimit thonė se personave me gjumė tė kufizuar iu desh tė paktėn 10 orė gjumė pėr t′u ēlodhur si duhet dhe pėr tė rifituar aftėsitė e mėparshme.

Ushtrimet visuale pėrmirėsojnė kujtesėn.

Njė program ushtrimesh fizike ka treguar se mund tė pėrmirėsojė kujtesėn tek tė moshuarit, tė paktėn pėr njė periudhė tė shkurtėr. Rezultatet e para treguan se ushtrime tė thjeshta vizuale mund tė pėrmirėsojė kujtesėn afatshkurtėr vizuale.

Truri mund tė ketė nevojė pėr stėrvitje ashtu si edhe trupi. Studiuesit nė Universitetin e Kalifornisė nė San Francisko vėzhguan nga afėr njė program pėr stėrvitjen e trurit pėr tė parė nėse mund tė ndihmonte nė pėrmirėsimin e kujtesės tek tė rriturit. Tė moshuar tė shėndetshėm u pėrfshinė nė njė program me lojėra kompjuterike qė kishte pėr qėllim pėrmirėsimin e kujtesės vizuale tė punės, njė funksion nė tru qė ruan informata pėr periudha tė shkurtra kohe. Kujtimet e pjesėmarrėsve u regjistruan para fillimit tė programit, dhe njė javė pas pėrfundimit tė tij. Rezultatet treguan se kujtesa pamore u pėrmirėsua rreth 10 pėr qind, duke e ngritur nivelin e kujtesės njėsoj me tė rinjtė. Kjo ngritje ishte afatshkurtėr, por studiuesit mendojnė se me programe tė rregullta, ky nivel kujtese edhe mund tė ruhet. Ndėrsa nė treg sot ka shumė lojėra e programe pėr stėrvitjen e trurit, nuk ekzistojnė prova se ato janė tė efektshme. Studimi i fundit duket se ndihmon pėr gjetjen e rrugėve tė reja mė tė mira pėr pėrmirėsimin e kujtesės tek tė rriturit dhe tė moshuarit.

Vitamina D, rol nė zhvillimin mendor

Vitamina D luan njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen nga njė numėr sėmundjesh qė lidhen me moshėn, si kanceri, sėmundje tė zemrės dhe goditje nė tru. Shkencėtarėt kanė zbuluar kohėt e fundit se niveli i ulėt i vitaminės D mund tė shoqėrohet me njė rrezik mė tė lartė pėr demenca apo degradim mendor.

Vitamina D luan njė rol tė rėndėsishėm nė shėndetin e kockave, sistemin imunitar, si dhe absorbimin e kalciumit, por gati 1 miliard njerėz nė mbarė botėn nuk kanė nivele tė mjaftueshme tė vitaminės D.

Sipas njė studimi tė ri nga shkencėtarėt nė Universitetin e Exeterit, niveli i pamjaftueshėm i vitaminės D mund tė jetė njė shenjė e hershme paralajmėrimi pėr rrezikun e prekjes nga demenca. Nė studim u pėrfshinė 850 persona tė moshės 65 veē e sipėr.

Nė krahasim me ata qė kishin nivele tė mjaftueshme vitamine D, personat tė cilėt kishin mungesa tė mėdha tė kėsaj vitamine kishin 60 pėr qind mė shumė gjasa pėr tė pėrjetuar rėnie tė konsiderueshme mendore, dhe 31 pėr qind mė shumė gjasa pėr patur vėshtirėsi pėr tė menduar.

Vitamina D pėrftohet natyrshėm, kur lėkura bie nė kontakt me rrezet e diellit. Lėkura e njerėzve tė moshuar ėshtė mė pak e aftė pėr tė prodhuar vitaminė tė nevojshme. Demenca apo humbja e kujtesės ėshtė e zakonshme tek tė moshuarit, dhe deri tani ka pak alternativa pėr parandalimin dhe trajtimin e saj.

Autorėt thonė se studime tė tjera janė tė nevojshme rreth lidhjes midis vitaminės D dhe demencės, me shpresė pėr tė gjetur metoda mė tė mira pėr parandalimin e sėmundjes.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi