Si tė jetoni njė bashkėjetesė tė suksesshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Si tė jetoni njė bashkėjetesė tė suksesshme

Mesazh nga Nora prej Thu Aug 11, 2011 8:06 am



Bashkėjetesa, forma qė shumė ēifte zgjedhin tė jetojnė pėrpara se tė martohen, ėshtė njė nga mė tė pėrhapurat sė fundmi. Sipas studimeve tė bėra, jo tė gjitha rezultojnė tė suksesshme. Megjithatė ka dhe shumė tė tjera, tė cilat pėrbėjnė shembull. Duke filluar me respektimin e dėshirave tė partnerit, diskutuar gjakftohtė, ndihmuar nė punėt e pėrbashkėta, si dhe ruajtjen e pak dozave pavarėsi, bashkėjetesa bėhet e mbarė.

Tė dish se ēfarė kėrkon

Tė fillosh njė bashkėjetesė ėshtė njė akt i rėndėsishėm i cili kėrkon pėrgjegjėsi, por esencialisht tė jesh nė dijeni tė asaj qė kėrkon vėrtet. Tė dish se ēfarė dėshiron, do dhe nėse je nė gjendje t'i realizosh nė kėtė formė tė re jetese. Njerėz tė ndryshėm kanė pasur eksperienca tė ndryshme nė fillimin e bashkėjetesės sė tyre. Dhe gjithēka niste me gjėrat qė pėrbėnin jetėn e tyre, dėshirat, pėrditshmėrinė, me pak fjalė aktivitetet qė duhet tė bėnin. Bashkėjetesat mė tė suksesshme rezultuan ato ku personazhet e tyre ishin personat qė nuk hiqnin dorė shpejt nga vetvetja, ajo qė pėrbėnte nevojat e tyre. Ann vajza e cila dikur, teksa pėrjetonte lidhjen e saj, jo duke bashkėjetuar ndihej nė siklet pėr gjėrat qė duhet tė bėnte, si ushtrimet e pėrditshme nė mėngjes pėr tė mbajtur trupin nė formė. Por ajo vendosi t'i bėnte edhe kur jetoi me tė dashurin e saj nė tė njėjtėn shtėpi. "I thashė Teddit para se tė merrnim shtėpi se ēdo ditė ushtrohem rreth njė orė pėr tė mbajtur trupin nė formė. Pėr mė tepėr e paralajmėrova qė pėr mua ishte e rėndėsishme dhe nuk doja qė tė m'i vėshtirėsonte gjėrat. Kėshtu ka ndodhur, nė fakt, e ka pranuar zgjedhjen time tė cilėn ja bėra tė ditur qė nė fillim", - ėshtė shprehur Ann, historia e sė cilės ėshtė shembulli i njė bashkėjetese tė suksesshme nė librin "Partners" tė autores Kira Chase. Ėshtė e rėndėsishme tė vazhdojmė tė ruajmė veten tonė. Nė ēdo sens. Duke mos cėnuar identitetin tonė. Kjo bėhet duke respektuar dėshirat mė tė vogla qė pėrbėjnė thelbin tonė. Ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė pasur njė bashkėjetesė tė suksesshme. Dhe kjo bėhet vetėm duke ia treguar partnerit ēdo qėllim qė kemi. Jo duke i fshehur ato.

Bėhuni fleksibėl

Qė marrėdhėnia juaj tė jetė sa mė e shėndetshme ajo qė psikologėt vazhdimisht sugjerojnė ėshtė tė jeni sa mė fleksibėl. Nėse lidhjet tuaja tė mėparshme kanė qenė mė pak tė rėndėsishme dhe nėse tashmė keni gjetur dashurinė e vėrtetė me tė cilėn keni vendosur tė jetoni nė tė njėjtėn shtėpi duhet tė tregoheni mė tolerantė. E thėnė ndryshe tė pranoni edhe momente kur duhet tė jeni mė fleksibėl. Nė vazhdim tė asaj qė u tha mė parė, Ann, vajza qė vjen me historinė e saj tė suksesshme tė bashkėjetesės, na tregon njė tjetėr shembull. "Ėshtė e vėrtetė qė insistova pėr tė plotėsuar dėshirat e mia nė lidhje me ushtrimet dhe orarin dhe kėtė e bisedova me Teddin. Por njė prej ditėve kur ai ishte i ftuar nė njė darkė me miqtė unė duhej ta shoqėroja dhe mė duhej tė lija po ashtu ushtrimet. Vendosa tė bėj kompromis pasi ishte zgjidhja mė e mirė, ndoshta jo pėr tė dy por pėr tė mirėn e raportit.

Ruani pak pavarėsi

Tė qenurit bashkė, edhe kur ndėrmerret hapi i madh siē ėshtė ai i tė bėrit e njė bashkėjetese, nuk do tė thotė qė ēdo gjė, deri nė ekstremet e saj duhet bėrė pėrsėri bashkė. Me pak fjalė, pėrpiquni tė bėni shumė gjėra bashkė, tė ndani momente pasioni apo relaksi, por nė tė njėjtėn kohė bėni dhe gjėra vetėm. Mundohuni tė ruani pak pavarėsi pėr tė treguar qė jeta juaj nuk ka ndryshuar njė qind pėr qind. Detajet e vogla qė mbushin ditėn e gjithsecilit, apo momentet qė e shkėpusin njeriun nga lodhja, qoftė dhe pėr pak, sugjerohet qė protagonist tė jetė vetėm. Leximi i njė libri nė darkė, njė shėtitje e shkurtėr pasdite, njė kafe me miqtė, apo tė ndjekurit e ndeshjes sė futbollit, janė sekuenca tė vogla qė jo domosdoshmėrisht duhen ndarė me partnerin. Jo gjithmonė tė paktėn. Njeriu ka nevojė tė rrijė e tė ndajė momente me veten, edhe kur jetesa ėshtė e pėrbashkėt.

Diskutoni kur jeni gjakftohtė

Ka shumė arsye qė shumė ēifte edhe pse tė dashuruar e tė bindur pėr njėri tjetrin kanė frikė tė ndėrmarrin hapin e bashkėjetesės. Njė ndėr to ėshtė frika e ndarjes sė ēdo momenti, ndjenje qoftė kjo e bukur apo jo, e sidomos ekspozimi i njė personaliteti qė jo gjithmonė ėshtė konstant. Ann vazhdon tė insistojė se pėrballimi i momenteve mė tė vėshtira mes saj dhe Teddit ishin atėherė kur lodhja fizike dhe psikologjike arrinte kulmin. "Unė isha e stresuar pėr punėn time, mbledhjet e vazhdueshme qė duhet tė bėnim, orėt e shkurtra tė gjumit, pamundėsia pėr tė gatuar ēdo ditė. Ishin ditėt e mia mė tė kėqija dhe nervat do tė bėnin punėn e tyre. Pikėrisht nė kėto momente dukej se gjithēka qė kishim ndėrtuar do tė shkatėrrohej pėr njė ēast, sepse zėnkat ishin tė pafundme. Por kuptova se nėse isha e nervozuar dhe ai do mė bėnte tė ndihesha mė tepėr duhej t'ia sqaroja se ēfarė ai nuk duhet tė bėnte apo ēfarė nuk duhej tė shprehej, tė paktėn nė ato ēaste", shprehet ajo. Me pak fjalė, duhet tė tregoheni tė qartė dhe kėmbėngulės nė atė qė kėrkoni vėrtet tė shprehni. Nėse ju bezdis toni i partnerit tuaj, atėherė kur jeni tė lodhur e pa dėshirė pėr tė vazhduar me debate, ėshtė mė mirė ta bėni tė qartė. Mund ta vazhdoni diskutimin tuaj kur tė ndiheni mė tė qetė. Diskutimet e rėndėsishme duhen bėrė nė tone tė ulėta, e pėr mė tepėr kur jeni mė gjakftohtė. Vetėm atėherė do tė jepni dhe merrni pėrgjigjet e duhura.

Krijoni situata pėr tė qeshur

Ajo qė duhet bėrė vazhdimisht gjatė bashkėjetesės me njėri tjetrin ėshtė dhėnia e dashurisė sė pafund. Kėtė duhet ta bėni sidomos duke qeshur. Qeshni sa mė shumė, ėshtė njė nga sugjerimet e tjera qė bėjnė ekspertėt e studimit tė bashkėjetesės. Mund ta bėni nė mėnyrėn mė natyrale. Duke parė njė komedi sė bashku, duke lexuar librin e preferuar tė barsoletave apo duke imituar njėri tjetrin pėr veset qė keni. Ngacmojeni njėri tjetrin duke i vėnė nė pah tė metat, por duke i ilustruar me shaka. Kėshtu mund tė prodhoni situata tė pafundme tė qeshuri.

Ndihmojeni njėri-tjetrin

Tė ndihmoni njėri tjetrin ėshtė njė detaj tjetėr qė nuk duhet tė harroni. Punėt e shtėpisė janė njė ngarkesė qė nuk duhen mbajtur vetėm nga njėri prej partnerėve. Edhe kėtu duhet tė ketė pjesėmarrje tė pėrbashkėt. Sigurisht ato qė janė mė tė lidhura mė tepėr me pastrimin, apo rregullimin e shtėpisė janė vajzat. Por nėse ndiheni tė lodhura duhet t'i bėni tė qarta kėrkesat e tyre pėr ndihmė. Qė partneri juaj tė kuptojė se ndarja e tyre duhet bėrė mes njėri tjetrit ėshtė e rėndėsishme ta diskutoni.

Kujdesuni pėr shėndetin

Kujdesi pėr shėndetin tuaj fizik e sidomos pėr atė mendor ėshtė njė nga gjėrat e tjera po aq tė rėndėsishme qė duhet tė bėni. Pėr tė transmetuar ndjenja tė mira dhe pozitivitet duhet tė ndiheni tė relaksuar dhe me energji. Lodhjen mund ta shmangni duke bėrė pak ushtrime, duke marrė vitaminat e duhura si dhe duke bėrė gjumin e nevojshėm. Gjumi madje ėshtė njė elementet qė duhet tė respektoni rregullisht. Ėshtė mėnyra mė e sigurt pėr t'u ndjerė tė ēlodhur e tė qetė mendėrisht. Njė bashkėjetesė e suksesshme kėrkon impenjimin tuaj maksimal, e kjo pa diskutim fillon dhe me kujdesin e treguar ndaj vetes.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi