Dashuri on- line, si tė mos zhgėnjehemi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Dashuri on- line, si tė mos zhgėnjehemi

Mesazh nga Nora prej Fri Aug 12, 2011 7:53 am



Me zhvillimin e teknologjisė sė internetit dhe botės sė tij tė gjithė janė bėrė pjesė, duke pėrfituar jo vetėm nga sigurimi informativ por edhe ai zbavitės. Chatimi dhe takimet on-line janė bėrė pjesė e pandashme e argėtimit tė shoqėrisė shqiptare e jo vetėm. Sa realizėm ka nė dashuritė on-line dhe a duhet besuar gjithmonė? Midis relativitetit tė faktit, mundėsia ekziston deri diku nėse dini tė bėni njė surf tė zgjuar...Nė shekullin e 20-tė teknologjia e internetit do tė konsiderohet me tė drejtėn mė absolute si njė ndėr arritjet mė rezultative pėr mbarė njerėzimin. Tė mirat qė erdhėn nga interneti ishin informacioni dhe shpejtėsia me tė cilėn sigurohej tek ēdo njeri. Bollėku informativ tė linte tė kuptoje qė nė kėtė sfidė tė fundit tė gjithė kishin arritur njė mirėqenie tė domosdoshme, njė luks tė paprovuar mė parė. Fenomeni i teknologjisė sė fundit "internet" trokiti me tė njėjtėn shpejtėsi marramendėse edhe nė Shqipėri duke servirur format mė novatore "ēudibėrėse". Pėrveē informacionit, shqiptarėt ashtu sikurse edhe tė huajt filluan tė shijojnė me tė njėjtėn shpejtėsi edhe klubet e shumta shoqėrore si facebook, hi5, jahoos, tagged etj me anė tė tė cilave jo vetėm qė mund tė krijojnė shoqėri tė reja, por mund tė jesh edhe shoku i tė gjithėve falė mundėsive dhe rrugėve tė shumta qė tė ofrohen. Por tė qenurit anėtari mė simpatik nė facebook, e klube tė tilla nuk ėshtė e vetmja e mirė qė siguroi interneti. Komunikimi me njėri-tjetrin nė kohėn mė reale pėrmes chatimit on-line ishte ajo qė mori votat e tė gjithėve. Pikėrisht tė chatuarit on-line dhe sidomos dating apo dashuritė on-line ėshtė edhe dritarja mė interesante qė ka siguruar bota e internetit, njė dritare qė tė gjithė kanė filluar tė vėshtrojnė.

Tė chatuarit, jo mė paragjykim

Jo mė kot u ndala te fakti i tė chaturit on-line, pasi aktualisht jo vetėm nė mbarė botėn, por edhe nė Shqipėri fenomeni ėshtė shtrirė nė hapėsirė tė pamasė. Tė chatuarit ėshtė bėrė njė ndėr zbavitjet mė interesante jo vetėm pėr tė rinjtė, por edhe pėr moshat e tjera. Kjo do tė thotė qė nevoja pėr tė komunikuar tashmė i ka thyer barrierat e paragjykimit. Mania chat ėshtė njė ndėr manitė mė tė fundit, qė ka kapur shqiptarėt ku tė gjithė, mesatarisht tė paktėn njė orė nė ditė do tė pėrdorin chatin qoftė nė zyra, shtėpi, salla interneti, bare apo kafe. Nė fillimet e lindjes sė fenomenit realiteti ishte pak i vėshtirė pėr t'u pranuar pasi edhe paragjykimet shoqėrore dhanė shkėndijat e tyre. Tė komunikuarit ėshtė gjėja mė normale, ndaj nuk ka shumė rėndėsi nėse bėhet nė njė formė tjetėr. Chati sigurisht ėshtė mėnyra mė e shpejtė pėr tė transmetuar njė mesazh, kėsaj radhe ndryshe, pėrmes ekranit nė kilometrat mė tė afėrt e largėt.

"Takimet" on-line, moda mė e fundit

Paragjykimet e fenomenit chat kanė lindur prej shoqėrisė, e cila me sa duket ka marrė parasysh mėnyrat e shumta, qė tė krijon ai pėr tė qenė "afėr" mijėra tė panjohurve. Ajo qė ėshtė pėrhapur gjerė pas fenomenit chat ėshtė pikėrisht dashuria dhe takimet on-line. Deri diku duket e pabesueshme, por nė shumė raste rezulton e vėrtetė. Tė chatuarit ėshtė edhe moda mė fundit e frekuentuar midis tė rinjve apo moshave tė ndryshme. Duket se interesi pėr t'u njohur nė bare, pub-e, palestėr, apo kinema ka rėnė duke u zėvendėsuar me takimet on-line. Me pak fjalė kėto takime janė pak a shumė si njė katalog me shumė pasuri, apo njė dhomė e mbushur plot me njerėz. Ndryshimi ėshtė se tė gjithė tė interesuarit on-line i kanė bėrė dėshirat publike si "thjesht miq", "networking", apo edhe "lidhje serioze", duke bashkėngjitur edhe preferencat, hobitė, dėshirat apo edhe fobitė duke ndihmuar kėshtu nė pėrzgjedhje. Realisht nė shoqėrinė e sotme ka shumė pak kohė pėr jetė personale. Ndaj edhe mėnyrat pėr tė arritur nė komunikim dhe gjetjen e njė dashurie kanė tendenca tė bėhen nė kohė tė shkurtėr, sa mė ekonomike.

Funksionon nėse identifikohesh

Tė chatuarit on-line mund tė jetė pozitiv pėr tė njohur dikė, pasi ēdo gjė nis nga biseda dhe komunikimi. Ekzistojnė avantazhe tė ndryshme. Kėshtu mund tė jetė mundėsia pėr tė hequr dorė pėrpara se tė vendosėsh tė dalėsh realisht me personin nė fjalė. Gjithashtu mund tė pėrfitosh nga fakti se si dikush ėshtė apo ngjan nė tė vėrtetė pėrmes fotove qė shfaqen nė internet. Nė fund tė fundit mund t'i kursesh vetes "ēudinė" qė tė jep shpeshherė takimi i parė. Shumica e atyre qė janė pėrfshirė nė takime on-line kanė vendosur tė takohen vetėm pasi kanė parė fotot e njėri-tjetrit, duke krijuar njė ide mbi pamjen dhe outlookun e tyre. Sigurisht ka ndodhur atėherė kur ka pasur vėrtet tėrheqje fizike deri diku, pasi nė tė kundėrtėn ėshtė vėshtirė tė ndodhė.

Tregohu i zgjuar

Ajo qė sugjerohet pėr mė tepėr ėshtė tė qenurit i zgjuar dhe rezervuar nė tė njėjtėn kohė. Mbi tė gjitha mundohuni tė jini vetvetja. Nėse do tė tregonit "tjetrin tuaj" ose personin qė do tė dėshironit tė ishit atėherė do tė dukeshit qesharak. Mos abuzoni duke fantazuar projekte dhe ėndrra tė pabesueshme. Nuk do tė funksionojė gjithsesi. Nėse kėrkoni qė edhe tė tjerėt tė jenė po aq real duhet fillimisht tė tregoheni vetė tė ndershėm dhe autentik. Do ishe qesharake nėse do tė dėrgonit foton tuaj tė preferuar tė gjimnazit, ndėrsa realisht mund tė ishit jo mė pak se 40 vjeē. Gjithashtu mos sajoni duke u bėrė si person i angazhuar e karrierist, apo tė jetuarit e njė jetė luksoze e magjepsėse kur nė fakt nuk e keni. Nė fund tė fundit kėrkoni dikė qė t'ju ngjajė sadopak, dhe nuk do ta gjeni nėse "rishpikni vetveten". Besojini sharmit tuaj tė brendshėm. Duke qenė real do tė mund t'i krijoni mundėsitė edhe personit pėrballė jush tė jetė sa mė real dhe vetvetja. Qėllimi nė vetvete ėshtė tė funksionojė, sepse takimi on-line nuk ėshtė gjė tjetėr veēse mėnyra se si mund tė lind procesi dashuri.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi