Eliza Dushku nė Prishtinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Eliza Dushku nė Prishtinė

Mesazh nga Nora prej Sun Aug 14, 2011 7:30 am





“Faleminderit” ishte fjala e vetme qė ajo e tha nė gjuhėn shqipe. Megjithatė, aktorja hollivudiane me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ėshtė e vendosur tė jetė zėri i shqiptarėve nėpėr botė. Ky ėshtė premtimi qė ka dhėnė Dushku, me tė mbėrritur nė Prishtinė. E shoqėruar nga njė ekip i madh, mes tė cilėve edhe i dashuri i saj, aktori Rick Fox e fotografi Fadil Berisha, Dushku, nė orėt e vona tė sė shtunės, ėshtė vendosur nė hotelin “Victory” nė Prishtinė, raporton Koha Ditore. Kryeqyteti ka qenė pika e fundit e agjendės sė saj njėditore, pasi gjatė ditės ajo ka vizituar Korēėn dhe Maqedoninė.

Orėt e vona tė sė shtunės, Dushku, i ka kaluar nė klubin e natės “Duplex” nė kryeqytet.

E veshur me njė bluzė tė zezė, pantallona ngjyrė kafeje, Dushku me tė arritur nė Kosovė, ka rrėfyer qėllimin e misionit tė saj qė do ta finalizojė nga vizitat nėpėr vendet shqiptare.

Dushku, e cila gjatė vizitės sė fundit nė Kosovė, nė vitin 2008, kishte shprehur gatishmėrinė tė realizojė film me regjisor kosovarė, ka thėnė se nuk ka asgjė konkrete lidhur me kėtė.

“Mendoj se filmi pėr tė cilin kemi folur, ka ndodhur diēka dhe nuk ka asgjė pėr t’u raportuar ende”, ka thėnė Dushku, derisa ėshtė fokusuar mė shumė te dokumentari qė do tė realizojė nė bashkėpunim me produksionet e njohura amerikane.

“Fillimisht do tė realizojmė dokumentarin, sepse dėshirojmė t’ia tregojmė botės eksperiencėn tonė nė Shqipėri. Jemi duke punuar me njė nga kompanitė mė tė mėdha nė ShBA dhe do t’ua tregojmė njerėzve Shqipėrinė”, ka thėnė Dushku, derisa ka shpjeguar se pjesė e dokumentarit janė vizitat nėpėr qytete tė ndryshme shqiptare, bisedat me artistė, takimet me njerėzit, etj. Vizitat e saj nė Kosovė gjithashtu do tė jenė pjesė e dokumentarit.

“Ka njerėz qė duan tė dinė pėr Shqipėrinė dhe unė dua tė jem zėri i shqiptarėve”, ka thėnė ajo.

Dushku po ashtu ka pranuar se ėshtė duke udhėtuar me pasaportė amerikane derisa ta ketė nė duar pasaportėn shqiptare.

“Kam udhėtuar me pasaportė amerikane. Tė hėnėn kryeministri do tė ma dorėzojė pasaportėn shqiptare nė Tiranė dhe mezi pres ta kem nė duart e mia”, ka thėnė ajo.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi