Rovena Stefa i shpėton jetėn njė vajze 4 vjeēe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Rovena Stefa i shpėton jetėn njė vajze 4 vjeēe

Mesazh nga Nora prej Sun Aug 14, 2011 7:51 am



Po ta shihni me kujdes foton nė tė majtė, me siguri ju vjen ndėr mend Afrika, misionet shpėtimtare dhe bamirėse tė VIP-ave hollivudianė si Angeline Jolie. Pranė njė fėmije nė kėrkim tė prindėrve nė plazhin e Durrėsit, ne fotografuam fare rastėsisht Rovena Stefėn. Nė fillim na bėri pėrshtypje se ajo ishte duke larė njė femijė rreth katėr vjeē tė seksit femėr, e cila kishte humbur familjen nė njė ditė tė zakonshme plazhi. E pyetur nga gazeta jonė, Rovena Stefa, e cila po kėndon nė sezonin e katėrt veror nė klubin e saj “Rovena Club”, ku pret pushuesit nga tė gjitha trevat shqiptare, na tregon mbi kėtė histori qė duket absurde, por nė atė zonė me sa duket qenka ngjarje e zakonshme. Sipas disa dėshmive qė ne mblodhėm, janė tė shumta rastet e humbjes sė fėmijėve nė plazh. Ja ēfarė na rrėfen Rovena:
“Isha duke pirė njė kafe me Elisėn dhe njė shokun tim pėrballė me “Rovena Club”, kur dola tė blija disa gjėra tė nevojshme nė supermarketin pranė. Sa po kaloja rrugėn, kur mė tėrhoqi vėmendjen njė fėmijė i veshur vetėm me rroba banje, qė po bėrtiste e trembur dhe kėrkonte tė kalonte rrugėn kryesore plot me makina qė kalonin me shpejtėsi. Mė bėri pėrshtypje dhe nė moment u hodha nė rrugė dhe e tėrhoqa me forcė. Megjithė vogėlsinė nė trup, vajza ishte mjaft e terrorrizuar dhe qante e kėrkonte me ngulm tė mė shkėputej nga dora. Unė e mbajta fort dhe e shkėputa nga rruga, duke e afruar pranė lokalit ku po rrinim dhe i kėrkova tė dija emrin dhe tė tjera informacione. Ajo ishte shumė e shokuar dhe pas shumė pėrpjekjeve tė mia dhe tė disa njerėzve tė tjerė qė u afruan tė mė ndihmonin ta mbaja, morėm vesh se quhej Edona, ishte nga Dumnica e Kosovės dhe kishte humbur familjen pranė plazhit, por nuk dinte tė thoshte se ku pėrafėrsisht. Elisa, motra ime, mori nė telefon rajonin e policisė sė Durrėsit Plazh dhe pas disa telefonatave bosh, doli vetė nė kėmbė dhe ndeshi nė njė patrullė policie rrugore. Ia shpjegoi rastin, por ata i thanė qė ta mbajė fėmijėn aty se vjen vetė familja dhe e gjen. Unė ndėrkohė e mbaja me zor vajzėn, e cila vetėm qante dhe kėrkoja sė bashku me njė grua tjetėr qė ta lanim sadopak vajzėn e ta ndėrronim nga tė mbathurat e ndotura. E mė pas e morėm sė bashku me dy njerėz tė stafit tonė tė punės dhe me shumė pėrpjekje e futėm nė makinė. E ēuam nė rajonin policor mė tė afėrt tė plazhit, me shpresėn se aty do tė bėnim diēka, por dy policė qė na pritėn na thanė se nuk kishin asnjė mjet pėr tė gjetur familjen dhe pėr mė tepėr nuk e mbanin dot vajzėn se nuk kishin punonjėse sociale qė normalisht duhet tė gjenden aty nė tė tilla raste, madje dhe njė psikolog. E kėshtu vendosėm ta merrnim prapė vajzėn me vete e tė kėrkonim familjen e saj nė plazh me mjetet tona tė punės, megafona e disa punėtorė tanėt. Pas njė kohe, na marrin nė telefon nga klubi ynė dhe e kishin gjetur familjen, e cila u lumturua aq shumė kur e pa Edonėn e vogėl. Vetėm qanin e na falėnderonin shumė pėr gjetjen dhe mbajtjen e saj. Mund t’ju them se nga kjo ngjarje mėsova se organet pėrkatėse duhet tė funksionojnė nė tė gjitha momentet kur qytetarėt kanė nevojė e jo tė kujtohen vetėm atėherė kur mbledhin taksat e tatimet nga ambientet me muzike live nė plazh. Sikurse janė korrektė nė zbatimin e orarit tė mbylljes sė klubeve nė orėn 00:00, duhet tė jenė edhe nė rastet jetike tė turistėve nė qytetet tona. Kam dėgjuar edhe raste tė tjera tė humbjes sė fėmijėve dhe indiferencėn e shtetit pėr gjetjen e tyre. Kjo sjellje nuk na nderon” – pėrfundon Rovena.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi