Eliza Dushku qėndroi nė Gjakovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Eliza Dushku qėndroi nė Gjakovė

Mesazh nga Nora prej Mon Aug 15, 2011 7:06 am












Aktorja shqiptaro-amerikane Eliza Dushku ėshtė kėnaqur me ushqimin nė hotel “Ēarshia e Jupave” nė Gjakovė, ku ka drekuar tė dielėn. Asaj i kishte pėlqyer propozimi i fotografit Fadil Berisha, qė tė drekojė me ushqim tradicional shqiptar. E pėr kėtė nuk kanė ngurruar personeli i “Ēarshia e Jupave”.

“Ka qenė spektakulare”. “Sikur edhe qyteti tė ishte si ushqimi, atėherė ky do tė ishte qyteti im i preferuar”, ka thėnė Dushku me shaka, derisa po bėnte njė xhiro nė njė pjesė tė Ēarshisė sė vjetėr nė Gjakovė.

Aktorja me famė nė ditėn e dytė tė vizitės nė Kosovė, sė bashku me ekipin e tjetėr tė personaliteteve tė njohura tė artit shqiptar, ka vizituar qytetin e Gjakovės.

Dushku do tė jetė pjesė e njė dokumentar qė do tė realizohet, e qė si qėllim ka promovimin e vlerave tė popullit shqiptar.

“Jam shumė e gėzuar qė sot jam kėtu. Ėshtė njė kėnaqėsie madhe qė po vizitojė tė gjitha vendet shqiptare, tė cilėt do tė jenė pjesė e dokumentarit, natyrisht kėtu edhe Kosova”, ka thėnė Dushku tė dielėn, tek sa po ecte nė pjesėn mė tė bukur tė Ēarshisė.. Para se tė drekoj, kryesisht me ushqim tradicional shqiptar, ajo ka mėsuar pėr historinė e kėsaj pjesė tė vjetėr tė qytetit, pėr tė cilėn ėshtė pėrkujdesur fotografi Fadil Berisha.

“Kjo ėshtė pjesė e vjetėr e qytetit e cila gjatė luftės i fundit ėshtė djegur”, i tregon asaj fotografi Berisha. Pėr kėtė tė fundit kjo ėshtė njė nga vizitat e shumta tė tij nė qytetin e Gjakovės, e cila sipas tij do tė jetė pjesė e dokumentarit qė do tė realizohet.”Ka ardhur koha qė tė huajt tė kuptojnė pėr tė mirat qė ka Shqipėria dhe Kosova. Artistėt shqiptar anembanė botės janė bėrė bashkė, pėr tė treguar talentin, bukurinė e tyre, e njėherėsh edhe bukurinė e vendit tėnd”, tha ndėr tė tjera Berisha.

Pėrveē Dushkut dhe Berishės suitės sė tyre, tė dielėn gjatė vizitės sė Gjakovės i ėshtė bashkuar aktori edhe kėrcimtari i njohur nė “Dancing with dhe stars”, Toni Dovalani.

“Ėshtė mirė qė tė afrohen tė gjithė shqiptarėt e mbarė botės”, ka thanė nė ndėrkohė artisti Toni Dovalani.” Nėpėrmjet artit mund tė bėhet shumė nė popullarizimin e vendit. Ne mund tė tregojmė pėr kulturėn, artin dhe se ēfarė pasurie kemi si shqiptar. Ne kemi njė histori dhe kulturė shumė tė pasur. Ne jemi talent tė mėdhenjė nė botė. Kėtė duhet ta tregojmė para saj”, ka shtuar mė pas ai.

Aktorja hollivudiane Dushku, pėrveq nė Hotel “Ēarshia e Jupave”, pas drekės ka vizituar kafiterinė “Belushi-s” nė qendėr tė Gjakovės. Emri I kafiterisė lidhet me aktorėt e famshėm mė preardhje shqiptare. Nė brendinė e saj, pėrveq fotove tė pėrmasave tė mėdha tė dy aktorėve tė familjes Belushi, gjenden edhe foto e Bekim Fehmiut dhe Eliza Dushkut. Nė foton e saj Dushku ka lėnė nėnshkrimin, ndėrsa mė pas ka bėrė me dhjetėra foto me mysafirėt e rastit. Qėllimi i pronarit tė kėsaj kafiterie Shpend Lleshi kur kishte vendosur pėr emrin e lokalit, ishte qė tė popullarizoj aktorėt e mėdhenj shqiptarė. Sipas tij e ka marrė kėtė vendim pasi ata kanė bėrė shumė pėr imazhin e shqiptarėve. “Kėta i kanė zbardhur fytyrėn popullit tonė”, tha Lleshi, pa e menduar se njė ditė nė kafiterinė e tij do tė vizitojė aktorja e njohur.



Dushku pas Gjakovės ku ka qėndruar pėr rreth njė orė e gjysmė, mė pas ka vazhduar pėr nė grykėn e Valbonės nė Shqipėrinė e veriut, prej nga sipas agjendės do tė vazhdoj drejtė Shkodrės.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi