Nervozizmi e rrit ndjenjėn e urisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nervozizmi e rrit ndjenjėn e urisė

Mesazh nga Nora prej Wed Sep 14, 2011 8:42 am



Shumica e njerėzve shumė herė pa sukses kanė provuar tė humbin kilogramėt e tepėrt dhe ėshtė supozuar qė arsyeja e mundshme ishte stresi, sepse kur trupi dhe mendja janė nėn tension dhe stres – dietat janė mision i pamundshėm. Ekspertėt thonė qė njerėzit, veēanėrisht nė situata stresuese, ndiejnė nevojėn e rritur pėr mesvakte tė ėmbla, dhe arrihet pėrshtypja qė dėshira e tyre nuk mund tė kontrollohet.

Mjeku Achim Peters, autori i librit “Truri egoist”, i cili ėshtė marrė me kėtė fenomen, shpjegon se si truri ynė ka nevojė pėr shumė energji pėr tė gjitha proceset dhe shpesh shkon kundėr pjesėve tjera tė trupit. “Nė situata stresuese, truri ynė tėrheq madje 90 pėr qind tė konsumit ditor tė glukozės pavarėsisht asaj qė truri pėrbėn vetėm dy pėr qind tė masės sonė trupore”, thotė Peters dhe shton qė truri ynė nxit konsumimin e rritur tė sheqerit dhe karbohidrateve. Peters thotė qė nevoja pėr sheqer ėshtė nė natyrėn njerėzore, por qė mė herėt energjia mė shumė ėshtė shpenzuar nė punė fizike.

Kur njerėzit janė nėn stres, shpjegon Peters, reagojnė nė dy mėnyra – personi bėhet mė depresiv ose mė i trashė, ashtu qė personat depresivė te stresi harrojnė tė hanė, ndėrsa kush han mė pak automatikisht ėshtė mė shumė nėn ndikimin e gjendjes psikike. Personat tė cilėt hanė mė shumė kur janė nėn stres bėhen mė tė qetė sepse ushqimi nė njė mėnyrė ėshtė katalizator i stresit. Ata reagojnė mirė nė tension dhe madje nxisin prodhimin e “mjeteve tė veta pėr qetėsim” tė cilat lehtėsojnė pasojat e stresit, ndėrsa kjo gjithashtu do tė thotė qė prodhimi i insulinės nuk ndalet. “Ėshtė lehtė tė thuhet zvogėloni tensionin dhe stresin e pėrditshėm, por megjithatė ekzistojnė metoda tė caktuara tė cilat e qetėsojnė”, vazhdon Peters dhe thekson qė gjithmonė opsioni mė i mirė dhe mė i shėndetshėm janė dietat e lehta se sa ato qė premtojnė shumė rezultate nė afat tė shkurtėr.

Peters kėshillon ndryshim tė shprehive tė tė ngrėnit, respektivisht qė nė frigorifer tė ketė vetėm produkte tė shėndetshme, ku duhet tė keni mesvakte tė shėndetshme si pemėt. “Merruni rregullisht me sport, rrethojeni veten me njerėz tė dashur sepse ata kanė aftėsinė e largimit tė stresit nė vetėm disa minuta, nė punė organizohuni sa mė mirė dhe mos kėrkoni gjithmonė pėrsosmėrinė nė shtėpi”, rekomandon Peters.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi