Tė qash ėshtė e shėndetshme – ja pėrse!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Tė qash ėshtė e shėndetshme – ja pėrse!

Mesazh nga Nora prej Tue Oct 18, 2011 8:55 am



Kafshėt nuk qajnė, por pse qajnė njerėzit dhe a ekziston ndonjė dobi shėndetėsore prej kėtij fenomeni? Ekspertėt theksojnė se lotėt janė tė dobishėm.
Ekspertėt nga universiteti Indiana para pak kohe kishin zbuluar se meshkujt qė qajnė kanė mė tepėr vetėbesim se sa ata qė mbajnė lotėt, por tė qarit ėshtė i dobishėm edhe nė disa mėnyra tjera. Faktet theksojnė se lotėt pakėsojnė alergjitė si dhe zbutin dhimbjet tek artriti reumatoid.
Me sa duket, tė qarit rregullon edhe sistemin imun. Nė njė studim tė vitit 2006 ku ishin pėrcjellė reagimet e 60 personave tė cilėt kishin vuajtur nga alergjitė dhe ekzema derisa ata kishin shikuar dramėn familjare Krameri kundėr Kramerit. Para filmit nė lėkurė u kishin vendosur lateks, e mė pas u ishte matur reagimi. Nė krahasim me ata qė nuk kishin derdhur lot, tė tjerėt kishin mė pak reagim ndaj lateksit.
Studimi japonez me pacientėt qė vuajnė nga sėmundjet autoimune tė artirit reumatoid kanė zbuluar se ata tė cilėt qajnė ndjenė mė pak dhimbje dhe mė pak simptoma se ata qė kishin qėndruar ‘tė thatė’.
Analizat e gjakut menjėherė pas qarjes ka treguar se niveli natyral i kemikaleve imune qė pėrkeqėsojnė kėtė sėmundje ishte mė e vogėl dhe se kėta pacientė pas njė viti mė mirė kontrollonin sėmundjen e tyre. Shumė ekspertė theksojnė se lotėt janė mbrojtje natyrale ndaj trupit kundėr stresit dhe hormoneve tė ngjashme qė mund ta dėmtojnė trupin e njeriut. Tė qarit qetėson trupin dhe sistemin nervor pas njė ngjarje stresuese si dhe ngadalėson ritmin e zemrės.
Kur qajnė meshkujt e kur femrat?
Sipas rregullave, femrat qajnė mė shumė, por me sa duket tė dyja gjinitė qajnė mesatarisht njėjtė pas ngjarjeve qė i pėrcjellin nė jetė, pėr shembull vaji pėr tė vdekurit. Kėshtu shpjegon profesori Ad Vingerhots, psikolog dhe ekspert nė fushėn e tė qarit, i cili punon nė universitetin Tilburg nė Holandė. Mirėpo, nė krahasim me femrat, meshkujt shkaku i gjėrave pozitive qajnė mė shumė, pėrderisa lotėt e femrave mė shumė rrjedhin si pasojė e ngjarjeve negative. Pėr njė dallim tė tillė ekspertėt fajėsojnė hormonet.
Profesori Vingerhots thekson se mė shpesh do qajmė nėse jemi pa gjumė apo jemi nėn ndikimin e alkoolit, ngase tė dyja kėto, zvogėlojnė kontrollin ndaj ndjenjave dhe reagimeve.


_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi