Elbasan, fusha e plehrave “helmon” Shkumbinin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Elbasan, fusha e plehrave “helmon” Shkumbinin

Mesazh nga ditush prej Mon Oct 24, 2011 9:33 am

ELBASAN Arrin kulmin ndotja nga fusha e plehrave nė Elbasan. E cilėsuar aktualisht si “bomba ekologjike” mė e rrezikshme nė vend, ajo vazhdon tė jetė nė gjendje kritike. Matjet tregojnė se tashmė nė rrezik ėshtė jo vetėm ajri por edhe ujėrat e pijshme nėntokėsore e veēanėrisht lumi Shkumbin. Vendepozitimi i mbeturinave urbane nė Elbasan ndodhet vetėm 1.6 km larg qytetit. Sipas matjeve paraprake rezulton se nė kėtė vend ndodhen rreth 1.3 m3 ton mbetje urbane tė papėrpunuara. Pėr kėtė shkak, ēdo ditė shkarkohen nė atmosferė tym e smog kancerogjen. Matjet tregojnė se nga fusha e plehrave tė Elbasanit shkarkohet nė ajėr dioksinė, njė lėndė mjaft e rrezikshme pėr shėndetin. Situata pėrkeqėsohet kur plehrat marrin flakė. Nė vetvete fusha pėrmban sasi tė pabesueshme amoniaku, nitritesh e fosfatesh, hidrokarburesh, mbetjesh tė ngurta etj. Por tashmė nė rrezik tė madh ėshtė lumi Shkumbin qė ndodhet fare pranė. Studimet tregojnė se ndotja ka depėrtuar deri nė 3.5 m thellėsi nė nėntokė, duke molepsur ujin e pijshėm e ujėrat e lumit Shkumbin. Rrjedhjet e ujėrave tė ndotura nga fusha e plehrave derdhen direkt nė kėtė lumė, duke ndikuar me pasoja katastrofike pėr florėn dhe faunėn e kėtij lumi. Prej disa kohėsh pushteti vendor, Bashkia, Qarku Elbasan dhe Prefektura janė angazhuar pėr zgjidhjen e problemit. Nė Elbasan janė zhvilluar disa takime me interesin direkt tė Ministrisė sė Mjedisit dhe qeverisė shqiptare. Para njė muaji nė Elbasan diskutuan pėr kėtė problem aktorė tė tillė si pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Mjedisit, Ministrisė sė Ekonomisė dhe Transporteve, Bashkisė Elbasan, Qarkut, Prefekturės Agjencisė Rajonale tė Mjedisit dhe shoqatave tė ndryshme. Ka njė projekt pėr mbylljen e fushės sė plehrave nė qytetin e Elbasanit, i cili kushton rreth 3.5 milionė euro e qė synon mbylljen pėrfundimtare tė kėsaj fushe dhe krijimin e njė mjedisi ekologjikisht tė pastėr nė kėtė zonė

_________________

ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 06/03/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi