Tajlandë, vijon beteja me përmbytjet

Shko poshtë

Super Tajlandë, vijon beteja me përmbytjet

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Mon Oct 31, 2011 2:17 pm



Një e treta e provincave të Tajlandës është mbuluar nga uji, pas musoneve që nisën në korrik, duke shkaktuar vdekjen e 381 personave ndërsa mbi 2 milionë të tjerë u prekën nga kriza.

Kryeministrja e Tajlandës shprehu optimizmin se qendra e Bangkokut nuk do të përfshihet nga përmbytjet, pas masave të marra për mbrojtjen e tij.

Jing Lak Shinauatra u tha banorëve të kryeqytetit se vendi do të shërohet shpejt. Ajo erdhi në pushtet, në muajin qershor dhe kriza e krijuar po i rëndon gjithnjë e më shumë.

Zyrtarët tajlandezë u përpoqën për të mbrojtur qendrën tregtare të Bangkokut, pas përmbytjeve u në zonat veriore të qytetit, në fillim të këtij muaji.

Banorë të qytetit nisën shpërnguljen pasi autoritetet i paralajmeruan se lumi Cao Praja mund të dalë nga shtrati gjatë fundjavës, si pasojë e baticës dhe kjo situatë mund të zgjasë deri të hënën.

Kryeministrja tha se thaset me rërë do ta mbrojnë kryeqytetin.

Të premten, Banka e Tajlandës uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin aktual financiar nga 4.1 % në 2.6%. Bangkoku garanton thuajse 41 % të Produktit Kombëtar Bruto dhe analistët paralajmeruan se cdo dëm në kryeqytet do të dëmtojë rritjen ekonomike të Tajlandës.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |
avatar
● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 28
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi