Kjo ėshtė VESA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kjo ėshtė VESA

Mesazh nga ditush prej Wed Nov 02, 2011 3:13 pm



Vesa Luma. Emri i saj lidhet me gazetarinė, kėngėn dhe vallėzimin. Tė gjithėve na ka rastisur tė paktėn njė herė, qė ta dėgjojmė dhe tė ndiejmė energjinė e interpretimeve tė saj. Skena e elektrizon Vesėn, sa herė qė “etheistes” tė dikurshme i duhet tė interpretojė. Ka nuhatje nė pėrzgjedhjen e kėngėve, tė cilat bėhen hit i radhės pėr tė….
Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Kėngėt e Vesės mbesin nė mendje tė publikut njė kohė tė gjatė, duke kujtuar hitin ‘Jemi dhe s’jemi’. Ajo po pėrgatitet pėr albumin e ri duke vazhduar karrierėn e saj me hov tė madh.

Pėrtej klipeve qė transmetohen dhe ēmimeve tė fituara, pėrmes kėsaj interviste rrekemi tė njohim Vesa Lumen, njė kėngėtare ambicioze, shumė simpatike, me njė zė interesant qė vazhdon tė jetė tėrheqėse, edhe nė jetėn e pėrditshme ashtu si nė ekran, por ka edhe njė gjė qė ajo vazhdon ta ruajė me fanatizėm: jetėn private.



Me sa nostalgji e kujtoni daljen e parė nė skenė?

Kam qenė aq e vogėl sa edhe daljen nė skenė nuk kam ditur ta pėrjetoj me emocion tė fortė, sepse, thjesht, isha duke e realizuar ėndrrėn time dhe nuk mė interesonte asgjė tjetėr. Por, dėshira shumė e madhe pėr tė kėnduar mė ka bėrė tė fortė aq sa ta pėrballoj skenėn me shumė sportivitet dhe, fatmirėsisht, daljen e parė nė skenė e kam xhiruar dhe ajo video ėshtė nė youtube... Sa mė shumė qė kalojnė vitet, aq mė shumė emocionohem kur e shoh.
Kėnga tek ju ka ardhur natyrshėm, apo ka qenė pasion?

Unė talentin e kam tė trashėguar nga nėna e cila ka kėnduar njė kohė, ndėrkohė ishte ambicia ime shumė e madhe qė ta shfaqja talentin tim para tė tjerėve..sė pari para mysafirėve tanė, pastaj nė shkollė, nė flautė, deri sa arrita nė “Akordet e Kosovės”, aty, ku sė pari, e herė bashkė me grupin ‘Xixėllonjat’ fillova karrierėn time.



Kthehemi pak pas nė kohė; si e mban mend hyrjen nė “Ethet...”?

Tash u bėnė 8 vjet nga ‘Ethet e sė premtes’, unė akoma e kujtoj me nostalgji. Isha konkurrentja e parė, ndėrkohė me mijėra konkurrent tjerė pritnin jashtė oborrit; emocion i jashtėzakonshėm qė zgjati disa muaj, por ishin te vlefshme pėr dikė qė do tė bėhet njė kėngėtare i mirėfilltė. Jam shumė e privilegjuar qė fillova nga ‘Ethet...’ qė kishin pėr qėllim zbulimin e talentėve, ndėrsa kushti primar ka qenė zėri.



Emocionet, ndrojtja, mendimet naive tė asaj kohe... Nuk tė duket vetja pak qesharake kur e mendon?

Jo, pėrkundrazi, nganjėherė mendoj se kam qenė shumė e fortė, duke marr parasysh se isha shumė e re, konkurrencėn e fortė dhe garėn e vėshtirė ku brenda tre ditėsh duhej tė mėsonim kėngė nga mė tė ndryshmet. Por, jam tip garues qė mė pėlqejnė sfidat, ndaj mundohem edhe t’i pėrballoj mė lehtė.



Pėr kėtė periudhė, sa dhe si ka ndryshuar stili i jetės suaj?

Jam munduar shumė qė tė qėndroj nė tė njėjtin stil jetėsor, jam munduar, sepse ėshtė gati e pamundur qė njė personazh publik tė bėj njė jetė normale dhe pa stres e paragjykime. Por, fatmirėsisht, jam e edukuar nė atė mėnyrė qė para sė gjithash duhet tė jesh njeri i thjeshtė, me kėmbė pėr toke.



Klipi juaj i fundit me titull “Ti po don” ka pasur goxha sukses. Pse mendoni qė ėshtė pėlqyer kaq shumė?

Kėnga “Ti po don” ėshtė njė kėngė ritmike e cila i ėshtė pėrshtatur stinės sė verės me njė klip fresh dhe, mė ėshtė bėrė shumė qejfi qė ėshtė vlerėsuar si hit veror duke u klasifikuar nė majat e top listave nė Kosovė dhe Shqipėri.



Sė fundmi, keni deklaruar qė po realizoni dy kėngė tė reja Cila ėshtė pėrmbajtja e tij dhe kur do tė jetė gati pėr publikun? Ē’do tė kėtė tė veēantė ai??

Ndjeva se pas ca kohe ia kam borxh publikut apo adhuruesve tė muzikės sime njė album ku do tė pėrfshihen disa nga kėngėt qė janė edituar vitet e fundit. Nė kėtė album, patjetėr qė do tė pėrfshihen edhe dy kėngė tė reja qė jam duke i pėrgatitur me shumė kujdes. Shpresoj se do tė mirėpriten nga publiku.



"Kėnga Magjike" ka qenė njė skenė fatsjellėse pėr ju. Ėshtė zgjedhja juaj dhe ē’pritshmėri keni pėr kėtė herė?

Vjet ishte hera e parė e pjesėmarrjes sime nė ‘Kėnga Magjike’. Ishte ftesa e Arditit, por edhe njė dėshirė e imja qė tė jem pjesė e festivalit. Bashkėpunimi me artistin e madh Pirro Ēako mė kurorėzoi me njė ndėr kėngėt mė tė bukura dhe mė tė guximshme qė kam realizuar deri tani. Sivjet nuk e di nėse do tė jem pjesė e ndonjė festivali, sepse po merrem me albumin, por e kam deklaruar gjithmonė qė festivalet mė pėlqejnė shumė, janė mėnyrė shumė e mirė e promovimit tė kėngės, ndaj, edhe do tė vazhdoj tė jem pjesė e tyre edhe pėr njė kohė.


_________________

ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 06/03/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi