Zvicėr: Klanet kosovare pėrleshen me armė zjarri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Zvicėr: Klanet kosovare pėrleshen me armė zjarri

Mesazh nga ditush prej Wed Nov 02, 2011 8:45 pm



Dje nė mėngjes banorėt e Zvicrės zbuluan me trishtim rastin e fshatit Lucens, ku disa kosovarė ishin pėrfshirė nė njė konflikt edhe me armė zjarri. Shtypi zviceran (pėr disa nė faqe tė parė) pėrshkruan kėtė ngjarje, duke treguar sė dy klane kosovare janė pėrleshur me armė zjarri nė mes tė rrugės.
Njė shkėmbim zjarri shpėrtheu natėn e sė hėnės nė Lucens (VD), duke plagosur rėndė njė nga protagonistėt. I plagosuri, kosovari 30- vjeēar, ėshtė goditur me njė plumb nė gjoks dhe ėshtė transportuar nė Spitalin Universitar tė Lozanės. Ndėrsa, katėr burra kosovarė tė pėrfshirė po nė kėtė pėrleshje, tė moshės 22-34 vjeē, janė dėrguar nė burg.

Sipas disa banorėve, tre burra gjendeshin nė njė makinė (Mercedes), ndėrsa dy tė tjerėt afėr shtėpisė sė njė familjeje kosovare.
Gazetari pėr tė pėrditshmen “Le matin” shpjegon se ngjarja ka ndodhur nė parkingun e shtėpisė sė njė familjeje kosovare, tė njohur nė fshatin e lartpėrmendur. Nė kėtė shtėpi banojnė tri gjenerata tė tėra, prindėrit, tre djem dhe gjashtė nipa.

Sė pari, njė e shtunėn nga makina ka qėlluar njė nga djemtė e zotit tė shtėpisė, i cili atė natė kishte konakun plot mysafirė. Menjėherė, makina ėshtė larguar para sė tė kthehet sėrish, dhe afėr dhjetė tė shtėna janė dėgjuar nė lagje, gjersa shoferi i makinės ėshtė plagosur.

Sipas gjasave, shkaku i konfliktit ishte njė borxh i pakthyer, ndėrsa hetimet penale veē se kanė filluar. Ngjarja e tmerrshme vazhdon tė ushqejė befasinė e banorėve, kur ata mendojnė sė aty kishte edhe fėmijė. Me kėtė ngjarje sėrish imazhi i kosovarėve nė Zvicėr pėson edhe njė goditje. /Albinfo.ch/Telegrafi/

_________________

ditush
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 5736
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 06/03/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi