Kinė-BE: Irani, pėrgjegjės pėr krizėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kinė-BE: Irani, pėrgjegjės pėr krizėn

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Wed Nov 09, 2011 10:58 pm



Superfuqitė botėrore shprehėn shqetėsim tė thellė ditėn e mėrkurė, 24 orė pasi Agjensia Bėrthamore e OKB-sė (IAEA) zbuloi se zotėron prova qė vėrtetojnė se programi bėrthamor iranian ėshtė adresuar pėr qėllime ushtarake.

Megjithatė, qėndrimi qė mbajnė disa prej vendeve mė tė fuqishme nė botė ėshtė i ndryshėm dhe kjo mund tė pengojė tentativat pėr tė gjetur njė zgjidhje diplomatike midis komunitetit ndėrkombėtar dhe Teheranit.

”Agjensia ka shqetėsime serioze pėrsa i pėrket dimensioneve ushtarake tė programit bėrthamor iranian”, shkruhej nė raportin e publikuar nga agjensia. “Pasi ka hetuar pėr njė kohė tė gjatė dhe tė detajuar tė gjithė tė dhėnat e njohura, mund tė arrijmė nė pėrfundimin se shqetėsimi qė shprehim ėshtė i qėndrueshėm dhe me baza tė thella. Pėrsėrisim se informacion i besueshėm mbi devijimin nga qėllimet civile pėr arsye ushtarake ėshtė nė dorėn e Agjensisė”.

Duke reaguar mbi kėtė zhvillim, Ministri i Jashtėm i Britanisė, Ėilliam Hague, deklaroi se: “Britania i ka shtrirė disa herė dorėn e pajtimit Iranit dhe ky ėshtė momenti qė ata ta pranojnė atė. Ne jemi tė gatshėm tė ulemi nė bisedime tė mėtejshme rreth programit bėrthamor, por kėtė Irani duhet ta bėjė duke shprehur njė angazhim serioz dhe jo tė pėrfshihet nė bisedime vetėm pėr tė blerė kohė. Nė rast tė mungesės sė bashkėpunimit, sė bashku me partnerėt tanė po marim parasysh mundėsinė e njė bllokade mė tė fortė ekonomike e politike”.

Sipas Hagues, situata e tanishme nė Iran rrezikon pėrfundimet e mira qė solli “Pranvera Arabe”. Nė njė deklaratė tė Parisit zyrtar, ndahet njė qėndrim i njėjtė me palėn britanike rreth kėsaj ēėshtje.

”Raporti tronditės i IAEA-s forcon shqetėsimin e thellė tė Francės rreth programit bėrthamor iranian. Nėse Irani refuzon qė tė pranojė kėrkesat e komunitetit ndėrkombėtar dhe ēfarė do bashkėpunim serioz, sė bashku me partnerėt tanė do tė jemi tė gatshėm tė detyrojmė kėtė vend qė tė pėrballojė sanksione tė paprecedente”.

Zėdhėnėsi i Ministrit tė Jashtėm Kinez, Hong Lei, theksoi nga ana e tij se Irani mban pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr ēdo vendim qė komuniteti ndėrkombėtar mund tė marrė. “Kina ėshtė shndėrruar prej kohėsh nė avokat tė dialogut dhe bashkėpunimit rreth ēėshtje iraniane, por nuk mund tė ketė dialog nėse vetė Teherani refuzon tė ulet nė tryezėn e bisedimeve”.

Raporti i IAEA-s i jep njė goditje tė fortė shėrbimeve tė fsheta amerikane, qė pretendonin se programi bėrthamor i Iranit ishte ndėrprerė nė vitin 2003.

Nga ana e tij, presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, pėrsėriti retorikėn e tij tė pėrhershme mbi tė drejtėn kombėtare tė vendit tė tij pėr tė zhvilluar energjinė bėrthamore pėr arsye civile.

”Janė vendet e armatosura deri nė dhėmbė, me tė gjitha llojet e armėve, pėrfshi ato bėrthamore, tė cilat paturpėsisht dhe padrejtėsisht na akuzojnė”, u shpreh Ahmadinejad.

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr momentin nuk kanė komentuar.

Rusia: Bllokojmė sanksionet mbi Iranin

Nga ana e saj, Rusia ka hedhur poshtė mundėsinė e vendosjes sė sanksioneve tė reja ndaj Iranit.Zėvendėsministri i Jashtėm, Gennady Gatilov, deklaroi tė mėrkurėn nė Agjensinė e Lajmeve “Interfax” se shtimi i sanksioneve do tė mund tė interpretohej si njė ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Iranit.

Irani ėshtė rikthyer papritmas nė qendėr tė vėmendjes, njė javė pasi Presidenti i Izraelit, Simon Peres, theksoi se njė ndėrhyrje ushtarake ėshtė e mundur, pėr tė frenuar ambiciet bėrthamore tė shtetit tė madh arab.

”Masat e reja shtrėnguese ndaj Iranit do tė shiheshin nga komuniteti ndėrkombėtar si mėnyra pėr tė forcuar njė ndryshim regjimi nė Iran. Rusia nuk ka pėrkrahur asnjėherė ndėrhyrjen nė ēėshtjet e brendshme tė njė shteti dhe do tė vazhdojė tė mbajė kėtė qėndrim edhe nė kėtė rast”, deklaroi Gatilov. “Ideja e sanksioneve ėshtė e papranueshme pėr ne dhe nuk do t’i marrin nė konsideratė kėto propozime”.

Rusia ka nė dorė tė bllokojė sanskionet, duke votuar kundėr nė Kėshillimin e Sigurimit tė OKB-sė, ku Moska ka njė prej pesė votave qė vendosin veto. Nė tetor, Rusia dhe Kina bllokuan sė bashku njė rezolutė me masa shtrėnguese pėr Sirinė.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi