Berlusconi: Pasardhėsi im ėshtė Alfano

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Berlusconi: Pasardhėsi im ėshtė Alfano

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Wed Nov 09, 2011 10:59 pm



Kryeministri nė largim i Italisė, Silvio Berlusconi, pėrzgjodhi “pinjollin” e tij, Angelino Alfano, si pasardhėsin e duhur pėr detyrėn e Kryeministrit.

Pasi humbi shumicėn nė parlament ditėn e martė, epoka e Kryeministrit 75-vjeēar ėshtė drejt fundit. Presidenti i vendit, Giogio Napolitano, konfirmoi tė mėrkurėn atė qė Berlusconi kishte thėnė mė parė, se ai do tė dorėhiqet pas zbatimit tė disa reformave tė domosdoshme.

”Nuk mė takon mua tė vendos se cili do tė jetė pasardhėsi im, pasi kjo ėshtė detyra e presidentit. Megjithatė, nuk e shoh zgjidhjen tek njė qeveri teknike, por tek zgjedhjet e
parakohshme. Kush mund tė jetė Kryeministri i ardhshėm? Angelino Alfano, njė politikan dhe specialist i shkėlqyer”, deklaroi Berlusconi nė rrjetin e tij tė lajmeve, “Mediaset”. “Megjithatė, pėrsėris qė nuk jam lider absolut i partisė sime dhe pėr figurėn qė do tė konkurrojė nga gjiri ynė do tė vendosė kryesia”.

Napolitano: Zgjedhje tė parakohshme ose qeveri teknike

Presidenti i Italisė, Giorgio Napolitano, bėri tė ditur nė njė intervistė televizive tė mėrkurėn se vendi i tij do tė marrė disa masa shtrėnguese kursimi duke nisur qė nė ditėt nė vazhdim, pėr tė nxjerrė ekonominė dhe financat e shtetit nga gjendja e rrezikuar nė tė cilat ndodhen.

”Kryeministri Silvio Berlusconi do tė japė dorėheqjen pak pasi programi i reformave tė shpallet”, shtoi 86-vjeēari. “Mbetet ende pėr tė sqaruar nėse do tė formohet njė qeveri teknike apo do tė shkohet nė zgjedhje tė parakohshme. Kjo do tė varet shumė nga ajo qė do tė vendosin vetė partitė politike”.

Kush ėshtė Alfano?

Njė prej “premtimeve” tė politikės italiane, 41-vjeēar, Alfano ka avantazhin e energjisė dhe karizmės, ndėrsa nė rolin e Ministrit tė Drejtėsisė, ėshtė shndėrruar nė Ministrin mė tė ri nė historinė moderne tė Italisė.

Nė tė shkuarėn, ėshtė vendosur shpesh nėn presion nga mediat, pėr faktin qė u bė nismėtar i njė ligji qė pengoi njė ndjekje penale pėr Berlusconin nė vitin 2009.

Njė ndjekės besnik i Berlusconit qė prej mesit tė viteve 1990, avokati siēilian u shndėrruar nė lider tė Partisė sė Lirisė kėtė verė, pasi partia e tij humbi nė zgjedhjet vendore nė Milano dhe Napoli, dy ish-bastione tė kėtij krahu politik

"Reformat", Senati voton tė dielėn

Brenda pak ditėsh dhoma e lartė e parlamentit Italian, Senati pritet tė aprovojė ose rrėzojė “masat e stabilitetit” financiar tė vendit, paraqitur nga qeveria e Berluskonit.

Kėshtu kanė rėnė dakort palėt nė dhomėn e lartė tė parlamentit Italian. Po nėse Senati do tė kėrkojė mė shumė kohė pėr tė shqyrtuar plan-reformat, atėherė votimi pritet tė shtyhet me njė ditė. Kjo do tė thotė se votimi nuk do tė kryhet mė larg se dita e hėnė.

Projekt-reformat u kaluan mė herėt nė dhomėn e ulėt tė parlamentit Italian, ku u votuan nga 308 deputetė. Ky votim tronditi politikėn vendase, pasi Berluskoni, pavarėsisht se kaloi plan-reformėn, humbi numrat pėr tė mbajtur qeverinė nė kėmbė. 7 nga deputetėt qė zgjodhėn tė mos votojnė ishin nga partia e vetė kryeministrit italian, PDL, ndėrsa 5 tė tjerėt ishin nga partitė aleate.

Plan-reformat finaniciare parashikojnė shkurtime drastike tė fondeve dhe rritje tė njė sėrė taksash, pėrfshirė kėtu edhe atė tė akcizės sė karburanteve, qė hyn nė fuqi nė ditėt e para tė 2012-s.

Por jo gjithcka ėshtė kaq gri pėr financat e Italisė. Agjencia e vlerėsimit tė kreditimit, Fitch, nė njė raport tė sajin, publikuar ditėn e mėrkurė, thotė se Italia nuk rrezikon aspak falimentimin. Bondet italiane thotė Fitch, janė krejtėsisht tė sigurtė.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi