Grindjet ne cift zgjasin jeten

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht

Super Grindjet ne cift zgjasin jeten

Mesazh nga Nora prej Wed Nov 16, 2011 8:58 am



Disa shkencetare te Universitetit Michigan (SHBA) kane zbuluar nga nje studim i gjate ne kohe: Kush grindet, jeton me gjate.
Kush e ndan zemerimin, zhgenjimin dhe shqetesimin, jeton me gjate dhe me shendetshem. Nese e ben edhe si duhet, mund edhe te thelloje lidhjen.
Shumica e ifteve nuk jane ne gjendje te diskutojne me arsye. Te shfrysh ben mire dhe lehteson. Megjithate grindja duhet te jete produktive dhe te perfundoje me pajtim, ne menyre qe me pas te ndihet perseri siguria tek njeri-tjetri.
Lehte te thuhet por teper e veshtire per tu realizuar. Sepse menjehere sa ju pushton zemerimi, zemra ve alarmin: mbi 100 goditje ne minute. Perceptim i shtremberohet, sulmoni, mbroni pozicionin tuaj, reagoni instinktivisht, arsyeja fle.
Qe ne rast konfliktesh shpesh nuk godisni ne shenje, varet edhe nga kulturat e ndryshme te grindjes qe keni trasheguar nga prinderit: dikush fluturon pjatat, tjetri kerkon harmoni ne, natyrisht qe nuk pershtateni.
Kush do te diskutoje ne menyre konstruktive, duhet fillimisht te sqaroje: Cilin lloj diskutimi preferoni per nje rruge te paqme se bashku? Ne fillim te shkrehesh inatin? Apo te radhisesh argumentet pro dhe kunder dhe te diskutosh per to?
Tema te pershtatshme per diskutim jane ato qe nuk kane te bejne shume me ndjenjat sesa me qendrimet. Perpara se te grindeni duhet te keni te qarte kendveshtrimin. Mendoni nje here per ate qe doni dhe nuk doni. Grindja ka kuptim kur dihet me saktesi se cilin qellim kerkoni te arrini. Grindjet jane te padobishme nese shkaku eshte disa vjear. Zemerimi nuk duhet grumbulluar. Kjo provokon vetem keqkuptime.
Flisni ne kohe per gjerat qe nuk ju pelqejne dhe zgjidhni fjale objektive dhe te drejtperdrejta. Po aq i rendesishem eshte komunikimi jo-verbal: mos ironizoni me sy. Dhe mos terhiqni cepin e buzes. Gjeste te tilla lendojne. Shmangia totale e nje zenke sipas eksperteve nuk eshte zgjidhje.



_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakov
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e antarit

Mbrapsht n krye Shko posht

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi