Anjeza Shahini: Gjumin e kam pasur merak

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Anjeza Shahini: Gjumin e kam pasur merak

Mesazh nga Nora prej Thu Nov 17, 2011 2:14 pm



Anjeza Shahini rrėfehet…Zėri potent i skenės shqiptare, vjen kėtė herė nė njė intervistė ndryshe, jashtė profesionit. Do tė flasim pėr vitet e gjimnazit, qė pėr shumė njerėz, ashtu si dhe pėr Anjezėn, janė vitet mė tė bukura.
Njė intervistė e mbushur me pėrgjigje tė ndjera e nostalgjike. Pėr tė mos ju zbuluar mė shumė detaje nga rrėfimi, po ju lėmė ta shijoni atė vetė nė vijim…
Si i kujtoni vitet e gjimnazit?
I kujtoj me shumė pėrzemėrsi e mall. Ishin vitet e krijimit, e zhvillimit tė personalitetit, tė shoqėrisė dhe nė rastin tim edhe tė njė zgjedhjeje tė rėndėsishme profesionale, sepse ishte pikėrisht koha qė unė nisa tė kėndoj nė skenė.
Ēfarė ju bie mė shumė nė mend nga ajo kohė?
Mė kujtohen mėngjeset e vona tė miat, qė shoqja ime e fėmijėrisė, mė vinte alarme qė unė tė kapja mėsimin. Mė bie gjithmonė ndėrmend stafi pedagogjik qė i kam dashur shumė sikurse ata mua, shoqėria si dhe oraret e pushimit qė rrija nė klasė ndėrkohė qė prisja pėr tė pėrtypur ndonjė patatinė. (Buzėqesh)
Cila ishte lėnda juaj e preferuar?
Qė nė 8-vjeēare kam pasur tė preferuar lėndėn e gjuhė-letėrsisė, edhe nė gjimnaz e njėjta gjė. Duke pasur fat pėr mėsuesen qė mė kishte rėnė, duhet tė them qė kjo gjė ndikonte shumė nė preferencėn e lėndės. Mėsuesi i gjeografisė ishte gati njė idhull pėr nxėnėsit pėr shembull, pėr mua veēanėrisht, dhe kjo e bėnte edhe lėndėn mė tė dashur.
Po lėnda qė nuk e duronit dot?
Megjithėse kujdestarja ime ka qenė njė njeri i veēantė e qė e kam dashur fort, nuk arriti qė shkencat ekzakte si fizika apo matematika tė m’i bėnte lėnde tė dashura, gjithsesi ishin orė qė i bėja me qejf pėr vetė atmosferėn qė krijohej.
Sa orė nė ditė mėsonit?
Kohėn e kam pasur shumė tė kufizuar, duke qenė se qė nė vit tė parė u angazhova me aktivitete. Ndoshta, prandaj dhe kohėn qė rrija nė klasė mundohesha ta shfrytėzoja aq sa tė pėrfitoja nga ajo kohė.
Ēfarė notash merrnit zakonisht?
I kam marrė tė gjitha notat duke nisur qė nga 2-shi tek 10-ta. Nuk kam qenė e fiksuar pas notave, kishte momente qė pėrkushtohesha dhe vlerėsohesha ashtu sikurse ndodhte dhe e anasjellta.
Keni marrė ndonjė herė katėr?
I kam provuar tė gjitha notat.
Flet sot me shokėt e shoqet e gjimnazit?
Sigurisht qė po. Shumė prej tyre, janė diplomuar brenda ose jashtė vendit, disa janė pozicionuar nėpėr vende tė mira pune dhe kjo mė bėn tė ndihem krenare pėr shkollėn time. Dihet qė tė gjitha kėto angazhime bėjnė qė dhe ndonjėherė kur shihemi mezi njihemi, sepse tė gjithė kemi pėsuar ndryshime, megjithatė faleminderit kohės sė internetit qė mban marrėdhėniet shoqėrore nė kontakt.
Ē’marrėdhėnie keni pasur me mėsueset?
E pėrmenda dhe mė sipėr, mė shumė se tė mira. E quaj veten me fat pėr stafin e mėsuesve qė kam pasur pėrgjatė gjithė shkollimit tim. Mbi tė gjitha, kishim marrėdhėnie tė mira sociale, mund tė pinim edhe kafe e tė diskutonim probleme personale dhe pse dinin tė ishin po aq striktė gjatė mėsimit. Ruaj njė dashamirėsi tė veēantė dhe jam e bindur qė kėshtu ndodh me tė gjithė maturat e brezit ku kam bėrė pjesė unė.
Dėgjonit muzikė atėherė?
Pafund, nė pushim pėrfitoja pėr tė dėgjuar nė kufje dhe ndonjėherė i kėpusja njė vokalicė pėr t’i zgjuar tė gjithė. (qesh)
Ju ngacmonin djemtė?
Tė them tė drejtėn, kishim krijuar njė marrėdhėnie tė tillė brenda mureve tė shkollės qė do mė vinte pėr tė qeshur ose ēudi nėse ‘ēunat e shkollės’ do ngacmonin.
Gjatė viteve tė gjimnazit ju u bėtė e famshme, fituat “Ethet”. Si ndryshoi jeta juaj, si ndryshoi Anjeza?
Po, kam qenė nė vit tė dytė. Gjatė muajve tė pare gjeta pak vėshtirėsi tė kombinoja kohėn dhe imazhin nga Anjeza e shkollės nė atė tė skenės, megjithatė shumė shpejt e kapa veten. Fillova ta menaxhoja kohėn, me ndihmėn e tė gjithėve sigurisht, sidomos tė shoqes sime qė pėrmenda mė sipėr, e cila mė mbante nė kontakt qė mos tė humbisja gjė. Ndėrkohė qė vazhdoja tė shkoja nė shkollė me po tė njėjtat xhinsa, pa make-up-in qė mė bėhej nė skenė. Kjo si fillim dukej e ēuditshme mbase ngaqė dhe pritshmėria e tė tjerėve ishte qė unė do tė ndryshoja dhe nė shkolle, por them qė i rezistova mirė tundimit tė famės dhe moshės.
I keni pas lėnė orėt e mėsimit?
Gjithmonė me leje dhe vetėm kur kisha vėrtet punė ose orėt e para, qė i kam pasur gjithmonė problem prej gjumit tė pakėt qė bėja.
Pėr ēfarė ju bėrtisnin mė shpesh prindėrit?
Nėse mė e vogėl kam qenė si njė ēun i papėrmbajtshėm, mistrec, nė gjimnaz u tjetėrsova nė njė vajzė tė qetė, kėshtu qė dhe prindėrit aty e kanė ndalur shqetėsimin dhe nuk mbaj mend tė mė kenė bėrtitur mė.
Ēfarė ėndėrronit tė bėheshit kur ishit nė gjimnaz, pėr ēfarė donit ta ndiqnit universitetin dhe si vijoi arsimimi juaj?
Qė pas vitit tė dytė unė u profilizova nė lėndėt e shkencave sociale. Nė mes dyzimit ‘akademi’ apo ‘shkenca sociale’, unė zgjodha tė ikja nė Austri pėr 2 vjet. Atje isha njė studente e jashtme nė Universitetin e Muzikės Moderne. E gjitha mė shėrbeu edhe nė aspekte tė tjera, si p.sh tė njihja kultura dhe koncepte tė ndryshme, tė jetoja vetėm, por edhe qė tė vendosja qė arsimimi i ardhshėm do ishte nė Shqipėri dhe ashtu bėra. Tashmė jam diplomuar pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė UET. Te shohim ē’do bėjmė nė tė ardhmen, pasi dihet qė nė kėto kohė arsimi s’ka fund, por deri tani ndihem mirė me zgjedhjet qė kam bėrė.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi