Prishet Dyshja e famshme, me urdhėr tė Sinanit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Prishet Dyshja e famshme, me urdhėr tė Sinanit

Mesazh nga Ditta prej Sat Dec 10, 2011 3:03 pm




Ėshtė identifikuar gjithmonė jo vetėm si mik i mirė i Sinan Hoxhės, por gjithmonė ka qenė nėn hijen e tij sikur bėjnė shumė kėngėtarė qė dikush i ka nėn menaxhim. Sinani e merrte gjithmonė me vete Seldin, qoftė nė mbrėmje muzikore, koncerte, paraqitje televizive, intervista madje edhe nėpėr dasma, ngado ku merrte ftesė vetė. Por kėto ditė diēka ka ndodhur, pasi Sinani si duket ka vendosur ta largojė Seldin nga vetja, duke i dhėnė shansin qė ky tė shfaqet si kėngėtar solo dhe tė sfidojė veten pėrballė kėngėtarėve tė tjerė. Ishte “Kėnga Magjike” ku u shfaq Seldi me kėngėn “Kno”, e cila nuk u shpall ndėr ato qė fituan ēmime, por kjo ishte njė sfidė pėr Seldin, pėr t’i treguar atij se duhet punur shumė pėr tė arritur deri nė atė shkallė tė kėngėtarėve tė njohur. Dhe, pėr kėtė arsye, Seldi i ėshtė pėrveshur punės duke u shfaqur nė koncerte vetėm dhe duke kėnduar ato pak kėngė, tė cilat i ka realizuar deri mė tani. “Kno, Extasy, Tipi i keq i femrės, Gocė trendy, Unė dhe ti pastaj; disa bashkėpunime, Veē du me dit (nė duet me Snupa si dhe duetet me Sinanin), Biondina dhe Adrenalina”, qė i dhanė tepėr popullaritet kėngėtarit tė ri. Por, nga ajo qė shkruhet dhe diskutohet kohėve tė fundit nėpėr mbrėmje muzikore, thuhet se Sinan Hoxha ka prishur marrėdhėniet e mira qė kishte me Seldi Qalliun, ndėrsa shkak pėr prishje tė marrėdhėnieve kanė qenė pikėrisht koncertet. Siē njofton gazeta “Kosova Sot”, njė nga organizatorėt e njohur tė diasporės kishte organizuar dy mbrėmje madhėshtore nė Malmo tė Suedisė. Por, mėsuam se Samiri, siē quhet organizatori, ka menduar qė nė kėtė mbrėmje tė kishte disa kėngėtarė, si Rovena Stefa, Sinan Vllasaliu dhe Gold Ag, por edhe Seldin. Kėtu, Seldi ka qenė pa Sinan Hoxhėn dhe, siē duket, kėtij tė fundit i ka ardhur keq. Por, nė fakt organizatori qė ėshtė njė mik shumė i mirė i tė gjithė artistėve dhe aq mė tepėr i Sinan Hoxhės, s’ka dashur tė bėjė askėnd armik dhe nuk ka lejuar qė Seldi tė kėndojė nė mbrėmjen e dytė. Kjo ka ndodhur pėr arsye se kėngėtari nga Tirana nuk ka dashur tė ndahet, pasi ai ka disa duete me Seldin. Sinani nga ky organizator ka kėrkuar qė Seldi tė largohet nga lista e tė ftuarve dhe tė mos kėndojė, ndėrsa nė anėn tjetėr Sinani ka qenė i angazhuar nė njė tjetėr mbrėmje sė bashku me Dafina Zeqirin.

_________________


`LOVE 4 Haters .. :D

Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 25
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 17/05/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi