Adrian Gaxha ndahet nga Luana mbas tri vitesh lidhje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Adrian Gaxha ndahet nga Luana mbas tri vitesh lidhje

Mesazh nga Nora prej Sun Dec 11, 2011 3:15 pm



Adriani dhe Luana nuk janė mė bashkė. Dashuria mes tyre ėshtė zbehur dhe ēifti i njohur tashmė ka shkėputur ēdo marrėdhėnie mes tyre, madje si duket nuk janė as miq. Pasi mėsuam qė ata tė dy nuk janė bashkė, duke u vėrtetuar edhe nga statusi qė kishte ndryshuar kėngėtari nė facebook, ne vendosėm tė hulumtojmė mė shumė nė lidhje me kėtė rast.
Shikuam se nė shoqėrinė e Adrianit nuk ekzistonte Luana dhe e kundėrta. Mė pas kontaktuam tė dy protagonistėt e njohur dhe ja ēfarė na treguan ata. “Unė jam ndarė qėkur nga Luana, por tash po tregoj pėr kėtė gjė, se ndihem jo mirė kur mė pyesin.” Kėshtu fillon rrėfimin e tij pėr “Panorama plus” kėngėtari i mirėnjohur nga Shkupi, Adrian Gaxha. Lidhja e tyre rreth 4-vjeēare dukej shumė e qėlluar dhe ajo u kurorėzua me njė fejesė tė fshehtė nė qytetin e Sarandės kėtė verė, ku Adriani i kishte dhuruar edhe njė unazė Luanės. Por siē duket, kjo fejesė nuk e ka ndihmuar ēiftin e famshėm qė tė vazhdojė lidhjen e tyre tė dashurisė, por qė tė dy kanė vendosur tė ndahen dhe tė vazhdojnė gjithsecili rrugėt nė karrierė.
Po pėr ēfarė arsye ky ēift i famshėm ėshtė ndarė, nuk arritėm ta mėsojmė ekzaktėsisht, por ja se ēfarė tregon Adriani: “Po thjesht s’jemi pėr njėritjetrin. Mė mirė tė jem i sinqertė e tė tregoj sesa tė aktroj kur tė mė pyesin nėpėr intervista”, thekson ai. Adriani dhe Luana kanė 4 vite bashkė, por me njė vit pauzė ka ndodhur para dy vitesh, e cila ishte njė ndarje momentale ku mė pas u bė dhe njė ribashkim i ēiftit. “Nuk e di saktė sepse ne kemi katėr vite, por njė vit pauzė kemi pasur para dy vitesh dhe kjo domethėnė tri vite bashkė”, thekson Adriani nė pyetjen tonė se sa kohė ka qė kur janė njohur dhe kanė filluar lidhjen. “Unė s’kam dėshirė tė flas shumė gjėra, por thjesht dėshiroj tė jem i sinqertė dhe tė tregoj realitetin, qė tė mos mė pyesin pėr lidhjen qė kam pasur. Nuk jam aktor tė aktroj se gjasme jam nė lidhje”, pėrfundon Adriani. Ndėrsa nė anėn tjetėr kontaktuam Luanėn, pėr tė marrė njė koment edhe nga ajo nė lidhje me rastin nė fjalė. “Unė dhe Adriani i kemi vendosur kėshtu punėt, ama s’mund tė vazhdohet mė me shkrime”, thekson nė fund Luana.
CILAT ISHIN LIDHJET E ADRIANIT PARA SE TĖ NJIHEJ ME LUANĖN!?
Sanja Nikoliē ėshtė njė nga tė parat femra qė ka kaluar nė duart e Adrianit para disa vitesh. Sanja ėshtė modele shumė e njohur nė Maqedoni dhe me Adrianin ka kaluar njė kohė tė gjatė, kurse tani ajo ėshtė e angazhuar si imazh publicitar pėr disa kompani kėtu nė Tiranė, por edhe pse punon kėtu, ajo nuk ėshtė shumė e njohur. Violeta Raleva ėshtė njė tjetėr personazh shumė i njohur nė Maqedoni, qė ka qenė e dashur e Adrianit. Violeta ėshtė bėrė personazh shumė i njohur falė hyrjes nė spektaklin “Big Brother” nė Serbi, madje ka qenė protagoniste nė njė nga klipet e Adrianit, sė bashku me motrėn e saj binjake. Pėrveē Sanjės dhe Violetės, Adriani ka flirtuar edhe me shumė bukuroshe tė tjera, disa tė zbuluara e disa ende tė pazbuluara, por tė paktėn ngelet njė nga kėngėtarėt mė tė mirė dhe mė seksi tė muzikės, qė lakmohet nga ēdo femėr.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi