Nje e dashur me e madhe ne moshe?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nje e dashur me e madhe ne moshe?

Mesazh nga Nora prej Wed Dec 14, 2011 8:49 am



Ndoshta ajo ėshtė lloji i marrėdhėnies qė shoqėrohet me shakatė mė therėse e ngritjen e vetullave tė shumė prej nesh. Njė femėr qė lidhet me njė mashkull mė tė ri nė moshė komentohet shpesh si lulja qė po vyshket dhe ka nevojė pėr t’u ujitur.
Ndėrsa partneri i saj mė i ri shihet shpesh nga shoqėria si i dashuri-lodėr, Piter Pani qė refuzon tė rritet apo njė “shkencėtar” qė zbavitet me subjektin e eksperimentit tė tij.
Rastet e marrėdhėnieve tė tilla i shohim pėrditė sidomos nė media. Yjet e Hollivudit, ilustruesit mė tė mirė tė kėtyre raporteve, po krijojnė dita-ditės bindjen se mosha nuk ėshtė mė kriter kur vjen puna te ēėshtjet e zemrės.
Prej shekujsh janė tė njohura tė ashtuquajtura faktet shkencore tė cilat provojnė se meshkujt kėrkojnė femra tė moshės sė tyre apo mė tė reja pėr qėllime riprodhimi, ndėrsa femrat duan meshkuj tė moshės sė tyre ose mė tė mėdhenj pėr mbėshtetjen financiare dhe emocionale.
Pra, ēfarė e “ndez” mekanizmin qė krijon lidhjet mes femrave tė pjekura me djem mė tė rinj nė moshė.
Disa shprehen se femrat e pjekura e kėrkojnė shoqėrinė e meshkujve mė tė rinj se vetja pėr shkak tė energjisė qė ata kanė. Djemtė e rinj janė pėrgjithėsisht tė kėndshėm dhe spontanė. Ata mund tė jenė mė fleksibėl nė marrėdhėnie dhe nuk kanė egon e njė burri tė moshės mesatare.
Duke lėnė mėnjanė interesin financiar, i cili nė disa raste shihet si arsyeja kryesore qė mban nė kėmbė kėto lloj marrėdhėniesh, le tė ndalemi nė shkaqet qė i shtyjnė meshkujt e rinj drejt femrave mė tė mėdha nė moshė.
1. Pjekuria.
Femrat mė tė mėdha nė moshė kanė mė shumė eksperiencė dhe kjo i bėn meshkujt tė ndihen mė rehat nė marrėdhėnien me to. Vajzat e reja janė mė pak tė qėndrueshme nė mendime nė krahasim me gratė e pjekura, tė cilat e dinė se ēfarė duan dhe janė mė tė pėrgjegjshme nė marrėdhėnie.
2. Tė qenit tabu
Njihet tendenca e njeriut pėr tė dėshiruar atė qė ėshtė e ndaluar. Tė qenėt “mollė e ndaluar” i bėn shumė tėrheqėse femrat mė tė mėdha nė moshė.
3. Konkurrenca mė e vogėl
Vajzat e reja mund tė kenė shumė admirues, ndėrsa gratė e pjekura ofrojnė alternativėn. Ka gjithnjė e mė shumė gra tėrheqėse beqare ose tė divorcuara qė janė tė hapura pėr eksperienca me djem tė rinj. “Gjueti” tė tilla gjejnė vend nė internet dhe nė baret e qyteteve tė mėdha.
4. Marrja e pėrgjegjėsisė
Djemtė e rinj nuk kanė shumė eksperiencė me femrat dhe mund tė mos e dinė ēfarė duhet tė presin prej tyre. Ata ua lėnė komandėn partnereve tė tyre mė tė mėdha, tė cilat janė gjetur mė parė nė situata tė tilla. Njė gjė e tillė duket se vlen edhe pėr anėn seksuale. Shumica e njerėzve mendojnė se seksi bėhet mė cilėsor me kalimin e moshės dhe njė partnere me eksperiencė konsiderohet si element plus. Femrat e pjekura e dinė se ēfarė duan dhe dinė tė kėnaqin njė mashkull nė shtrat.
5. Inteligjenca dhe besimi nė vetvete
Njerėzit fitojnė mė shumė besim nė vetvete me kalimin e viteve. Shumė prej meshkujve tė rinj nė moshė tėrhiqen nga gra nė moshė, pasi i gjejnė ato mė pak sipėrfaqėsore. Pėr ta, njė bisedė me njė grua tė tillė mund tė jetė shumė mė interesante dhe e zgjuar sesa me bashkėmoshataret e tyre, shpesh tė papjekura dhe tė cekėta.
6. Pavarėsia financiare
Shumica e femrave tė pjekura janė financiarisht tė pavarura dhe kanė karriera tė suksesshme. Meshkujve u pėlqejnė partneret qė dinė tė mbajnė veten dhe nuk kanė nevojė qė dikush tė kujdeset financiarisht pėr to.
7. Nevoja pėr figurėn e nėnės
Thuhet se meshkujt kanė fėmijėn brenda vetes. Njė grua e madhe nė moshė di ta plotėsojė shumė mirė kėtė nevojė.
8. Tėrheqja dhe dashuria
Disa meshkuj ēuditen se si shokėt e tyre tė rrethuar nga vajza tė reja tėrheqėse joshen nga gra mė tė mėdha nė moshė. Por faktet tregojnė se shumė femra tė pjekura janė tėrheqėse dhe nė lidhjet me to mund tė gjendet romanca apo dashuria. Cilėt djem mund t’u rezistojnė 40-vjeēareve, si: Uma Turman, Xhenifer Aniston, apo Salma Hajek?


_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi