Adelina Ismajli: Jetoj pėr tė treguar atė ēka ndiej

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Adelina Ismajli: Jetoj pėr tė treguar atė ēka ndiej

Mesazh nga Nora prej Fri Dec 16, 2011 12:00 pm



Konsiderohet njė yll i madh nė vendin e saj. Mirėpo, tani ajo po konsiderohet yll edhe nė Zvicėr, pas duetit tė saj me Faudel. Beson edhe nė famėn evropiane.
Adelina Ismaili ka lanēuar qė njė muaj hitin e saj “I Love You More”, njė duet me Faudel qė u promovua edhe nė Zvicėr.
Kėngėtarja ka nė fonotekėn e saj ka 11 albume, ndėrsa pėr momentin po punon nė njė album me kėngė anglisht me kantautorin francez Frederic Chateau. Tepėr e njohur nė trojet shqipfolėse, Adelina njihet pėr temperamentin e saj tė ashpėr, si dhe njė kėngėtare qė ka trajtuar me kėngė edhe tema tabu,
siē ėshtė emancipimi i femrave, mbėshtetja e tė drejtave tė homoseksualėve dhe toleranca ndėrfetare e ndėrkulturore. Kėngėtarja ka dhėnė njė intervistė pėr gazetėn zvicerane “20 Minutes”.
Cili ėshtė roli i Zvicrės nė karrierėn tuaj?
Ky vend ka njė rol tė madh tek unė. Ėshtė vendi i parė qė kam pasur kontakte me tė qė nga mosha 15-vjeēare. Vlerat kulturore mė kanė influencuar shumė, sidomos niveli dhe disiplina nė punė. Hera e parė qė bashkėpunova me njė zviceran ishte pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri mė 1999. DJ Bobo ishte personi i parė ndėrkombėtar qė vizitoi Shqipėrinė. Kėndova nė njė koncert me tė nė Tiranė pėr njė organizatė humanitare. Po ashtu, kam punuar edhe me DJ Mr Pink. Me tė kemi ribėrė disa kėngė tradicionale shqiptare, tė cilat i kemi punuar me muzikė elektronike. Ishin shumė tė suksesshme. Mund tė them se Zvicra ėshtė shtėpia ime e dytė sa i pėrket karrierės. E njoh shumė mirė Zyrihun, Lozanėn, Gjenevėn …
Jeni e famshme nė Evropėn Lindore sepse keni thyer disa tabu…
Nė tė vėrtetė, qėllimi im ėshtė i qartė: Jetoj pėr tė treguar atė ēfarė ndiej. Nė kėngėt e mia flas pėr tema “tė ndaluara” nga ligji implicit i vendit tim. Ka shumė luftėra dhe beteja pėr tė fituar te shqiptarėt. Ėshtė e vėshtirė, por duhet dikush. Sepse rrahja e gruas ėshtė normale pėr disa shqiptarė, por unė jam kundėr kėsaj, madje nuk ka konsideratė edhe pėr homoseksualėt. Ka shumė paradokse dhe jo drejtėsi qė unė dua t’i shpreh. Natyrisht, jam kritikuar pėr qėndrimet e mia dhe ende kritikohem, por kjo nuk mė intereson. Do tė vazhdoj nė kėtė ritėm sepse di se shumė njerėz vuajnė nga kėto gjėra. Ndoshta jam i vetmi zė qė dėshiroj ta ndryshoj kėtė mentalitet.
Dukeni shumė e njohur nė komunitetin shqiptar. Pse?
Sepse kam guxuar ta them atė qė tė tjerėt nuk kanė mundur. Bėra atė ēfarė ata dėshironin. Kam pėrfaqėsuar lirinė e femrės nė tekstet e kėngėve tė mia. Vallėzoj shumė nė skenė. Ata mė dėgjojnė dhe vallėzojnė me mua dhe mė thonė se pas koncertit ndihen tė lirė. Por, i kėshilloj se liria nuk nėnkupton anarkinė.
E konsideroni vetėn Madona e Ballkanit?
S’jam bionde (qesh). Jo, mendoj se ne jemi krejtėsisht tė ndryshme. Ajo ėshtė amerikane, kurse unė shqiptare. Kemi mentalitet tjetėr dhe luftojmė pėr kauza tė ndryshme.
Ke kėnduar me artistė zviceranė si DJ Bobo dhe Mr. Pink. Do tė punosh prapė mė ta?
Natyrisht qė po! Kur mė pėlqen puna me njė artist dhe kjo korrespondon me atė ēfarė bėj unė. Kur ėshtė kėshtu, atėherė bėj gjithēka tė punoj me persona tė tillė.
Keni lanēuar njė duet me Faudel, qė quhet “I Love You More”. Si ishte bashkėpunimi?
Puna me Faudel ishte shumė e mirė. Por, tė jem mė e qartė, mė ka impresionuar puna me kompozitorin e kėngės Frederick Chatou. Ishte ai qė bėri kėtė projekt. Jam shumė e lumtur dhe dėshiroj tė vazhdoj tė punoj mė tė. Ai ka punuar me Helene Segara, David Hallyday, Jane Birkin, Yannick Noah dhe Lorie. Jam e kėnaqur me bashkėpunimin.
Ēfarė mesazhi ka titulli i kėngės “I Love You More”?
Kuptim i kėngės do tė thosha ėshtė “ribashkimi i botės”. Tė kemi kujdes me atė ēfarė bėjmė vetvetiu. T’i trajtojmė tė tjerėt tė barabartė. Ndoshta ky ėshtė hapi qė duhet tė bėjnė njerėzit nė tokė.
Si kanė shkuar xhirimet nė Paris?
Siē ndodh nė Francė, plot punė dhe stres dhe plot kėnaqėsi e humor. Por, ishte shumė mirė. Njė pėrvojė e re pėr mua. Kemi xhiruar tri ditė. Kam zbuluar njė formė tė re pune me mentalitet tjetėr. P.sh., nė Zvicėr kam mėsuar disiplinė nė punė, qė tė jem mė e qetė edhe kur jam e stresuar. Nė Francė ėshtė shumė ndryshe: skuadra e xhirimit ėshtė e stresuar, por ne jemi tė lumtur. Isha shumė e befasuar me atė sesi jam kėnaqur nė kėtė aspekt.
Tashmė keni sukses nė Zvicėr. Bėni jetė tė mirė?
Jam e lumtur dhe ndihem mirė. E kam pasur kėtė mundėsi dhe dėshiroj tė bėj gjithēka qė tė mos e humbas.
A keni mėsuar tė flisni ndopak frėngjisht?
Po, natyrisht! Tashmė flas gjermanisht dhe kam filluar tė mėsoj frėngjishten dhe ju premtoj se do ta mėsoj (qesh).

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi