Pėrurohet grupi Albanian SQL Server Users Group

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Pėrurohet grupi Albanian SQL Server Users Group

Mesazh nga D3M1 prej Sat Dec 17, 2011 6:46 pm


Gjatė ditės sė sotme, nėn mbėshtetjen e
Microsoft, ėshtė mbajtur takimi i parė i Grupit Shqiptar tė Pėrdoruesve
tė SQL Server. Kjo ngjarje mblodhi dhjetėra tė interesuar tė cilėt patėn
mundėsi tė dėgjonin disa ligjėrata rreth grupit tė ri tė pėrdoruesve
ALSSUG (Albanian SQL Server Users Group) si dhe risive tė tjera pėr SQL
Server 2012 RC0, ASP .Net 4.5 dhe frameworkun .Net 4.5.

Ashtu siē ishte planifikuar, me 3 minuta vonesė, nė ora dhjetė filloi edhe hapja e kėsaj ngjarjeje. Fjalėn hyrėse e mori Dukagjin Maloku, i cili eshte lider i ALSSUG, dhe bėri prezantimin e ALSSUG: pėr qėllimet e kėtij grupi, mundėsitė e bashkėpunimit, pėrfitimet nga anėtarėsimi etj.

Fjalėn e mori shkurtimisht Agim Bekaj , i cili ėshtė pėrfaqėsuesi i
ndėrmarrjes Microsoft pėr rajonin e Kosovės, i cili dha njė mbėshtetje
tė fuqishme nga ana e kėsaj ndėrmarrjeje pėr zhvillimet e aktiviteteve
tė grupit ALSSUG, pėr t’u pasuar sėrish nga Dukagjini, i cili vazhdoi tė
paraqesė hollėsi rreth grupit tė sapohapur.

Gjatė tė njėjtės ngjarje u paraqitėn dy grupe tė reja tė pėrdoruesve:
Albanian .Net Group dhe Kosova Microsoft Infrastructure Group. Pas
Dukagjinit, ligjėrimin e filloi Betim Drenica, i cili tregoi pėr grupin e ri tė pėrdoruesve, Albanian .Net Group.

Mė pastaj fjalėn e mori Bekim Dauti i cili tregoi fillimisht se
ē’ėshtė njė grup i pėrdoruesve dhe pėr njė historik tė shkurtėr pėr
grupin e parė tė pėrdoruesve, i cili ishte SHARE nga IBM nė vitin 1955.
Bekimi pastaj filloi tė flasė pėr Kosova Microsoft Infrastructure Group,
tė hapur para mė pak se njė muaji, konkretisht mė 21 tetor tė kėtij
viti. Ky grup, sipas Bekim Dautit, deri mė tani ka 15 anėtarė dhe 80
entuziastė tė interesuar. KMIG do tė mbajė njė ngjarje mė 24 dhjetor, nė
Institutin e Trajnimit dhe Zhvillimit nė Universitetin Amerikan nė
Kosovė. Sllogani i kėtij grupi ishte Be part of IT! ose nė shqip Bėhu
pjesė e saj!. Bekimi dėshironte qė tė tregonte se njė nga arsyet e
themelimit tė kėtij grupi ėshtė shkėmbimi i dijes tė cilėt njerėzit e
mbajnė nė shpatullat e tyre.

Pas njė pushimi tė shkurtėr, Betim Drenica filloi tė tregojė pėr
risitė nė SQL Server 2012 RC0, duke i paraqitur edhe disa demonstrime tė
shkurta pėr t’i ilustruar mė mirė risitė e pėrfshira nė SQL Server
Denali.

Ligjėruesi i radhės ishte Rexhep Kqiku,
i cili tregoi pėr risitė nė ASP.Net 4.5. Pėr dallim nga ligjėruesit e
tė tjerė, Rexhepi kishte pėrzgjedhur qė prezantimin e tij ta bėnte nė
HTML5. Pėrveē qė paraqiste risitė pėr versionin e ri tė ASP.Net dhe
dobitė nga kėto risi, ai mundohej qė tė ruante njė ndėrlidhje edhe me tė
pranishmit. Demonstrimet tė cilat Rexhepi i bėnte ishin me fonte tė
vogla, duke e vėshtirėsuar edhe leximin nga tė pranishmit nė sallė,
andaj edhe ai mundohej qė nė ēdo demonstrim tė bėnte zmadhimin e
fonteve.

Ligjėruesi i fundit, por jo mė pak i rėndėsishmi, ishte Adem Gashi,
i cili tregoi pėr gjėrat e reja nė versionin e radhės tė frameworkut
.Net. Si dy ligjėruesit e mėparshėm (Betimi, Rexhepi), edhe Ademi atyre
qė bėnin ndonjė pyetje nė lidhje me gjėrat tė cilat paraqiteshin dhe po
pėrshkruheshin, shpėrbleheshin me disa dhurata.

Sipas Dukagjin Malokut, edhe nė tė ardhmen priten tė mbahen takime tė kėtilla.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi