Motrat Mustafa mė tė kėrkuarat nė Google

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Motrat Mustafa mė tė kėrkuarat nė Google

Mesazh nga Nora prej Tue Dec 20, 2011 8:31 am



Se Motrat Mustafa janė tė njohura nė Kosovė e diasporė, s’ka dyshim. Por qė ia dalin tė “rrėzojnė” edhe Rihannėn dhe Shakirėn, pakkush mund ta ketė pritur.
Sipas raportit vjetor tė “Google”, i bie qė “Motrat Mustafa” janė mė kėrkuarat nė internet gjatė kėtij viti nga kosovarėt.
Ato janė pėrfshirė nė listėn e emrave mė tė kėrkuar nė “Google.rs” nė vitin 2011, derisa nė kategorinė e argėtimit janė renditur Adem Ramadani dhe “Fustane Nusėrie”.
Raporti vjetor “Google Zeitgeist” realizohet tash disa vjet. Pas miliardave termeve tė kėrkuara gjatė njė viti, “Google Zeitgeist” ēdo dhjetor zbulon emrat, tė cilėt janė kėrkuar mė sė shumti.
Kėto janė pasqyruar nė listėn me statistikat pėr Serbinė, ku janė tė pėrfshira shumica e klikimeve edhe nga kosovarėt dhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės. Meqė Kosova nuk ka “domain” tė vetin, klikimet qė bėhen nė vend nėpėrmjet makinės kėrkuese llogariten nė atė tė Serbisė. Njė pjesė e vogėl llogariten edhe nė atė tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė, varėsisht se nga cili vend, kompanitė shpėrndarėse tė rrjetit nė Kosovė e kanė bėrė lidhjen.
Nė kategorinė “personalitet mė tė kėrkuar” pėrmes “Google” nė Serbi nė vitin 2011, Motrat Mustafa kanė zėnė vendin e shtatė, duke u radhitur pas kėngėtares e aktores sė njohur, Selena Gomez. Bile Motrat Mustafa kanė lėnė pas nė renditjen e dhjetshes mė tė kėrkuar nė Serbi, Seka Aleksiqin, Rihannan dhe Shakirėn.
Lista e emrave mė tė kėrkuar kryesohet nga krimineli Ratko Mladiq. E dyta mė e kėrkuara ėshtė Amy Winehouse, derisa pas saj radhiten Novak Gjokoviq, Natasha Bekvalac dhe Nikola Tesla.
“Motrat Mustafa” po ashtu janė radhitur tė pestat me kėrkimet nė kategorinė e argėtimit, e cila pėrfshin dhjetė emra e nocione. Nė kėtė kategori nė vend tė tetė ėshtė radhitur Adem Ramadani qė kėndon ilahi. E nė vendin e dhjetė zė vend “Fustana Nusėrie”.
Kompozitori Florent Boshnjaku ka thėnė se kėto statistika nuk mund tė merren si matės i shijes sė publikut kosovar.
“Ky ėshtė njė hulumtim pėr emrat mė tė kėrkuar dhe ndoshta nuk ka tė bėjė me dėgjimin. Nuk ma merr mendja se mund tė jetė njė barometėr i saktė”, ka thėnė Boshnjaku.
Sipas Boshnjakut, megjithėse shija muzikore nuk mund tė pėrcaktohet nga raporte tė tilla, kjo rendtije dėshmon pėr njė gjė.
“Ėshtė evidente qė muzika popullore konsumohet mė shumė. Nuk po them qė dėgjohet mė shumė, por ėshtė fakt qė shitet mė shumė”, ka thėnė ai.
E “Motrat Mustafa” i gėzon kjo statistikė.
Njėra prej tyre, Sahidja, ėshtė shprehur e lumtur qė bashkė me motrėn e saj Safeten janė pėrfshirė nė listėn e emrave mė tė kėrkuar nė “Google”, gjatė vitit 2011.
“Nė jetėn time asnjėherė s’jam ndier mė mirė. Po ndihem shumė e lumtur”, ka thėnė ajo. Asaj nuk ia ka marrė mendja se bėn vaki edhe kjo, ani pse thotė qė e di se kėngėt e tyre janė bajagi tė klikuara.
“E di qė kemi pasur shumė klikime, sepse shpeshherė hyj nė internet dhe i shikoj. E kam vėrejtur qė ka interesim tė madh, por mė vjen mirė qė jemi pėrfshirė nė kėtė listė”, ka thėnė ajo.
Derisa ka komentuar lajmin, ajo ka thėnė se “Motrat Mustafa” nuk i kushtojnė kujdes tė madh postimeve tė kėngėve e videoklipeve tė reja nė interenet, por pėr kėtė kujdesen mė shumė adhuruesit e tyre.
“Nuk jemi marrė shumė me kėtė punė, por njerėzit janė interesuar dhe kujdesur qė kėngėt tona tė postohen nė internet”, ka thėnė ajo, derisa ka zbuluar se balada “Shpirtit tim”, e realizuar nė vitin 2011, pėr njė muaj ka pasur njė milion klikime. Ajo e di sekretin.
“Mendoj se janė temat e prekshme ato qė i kanė nxitur mė shumė njerėzit qė tė klikojnė kėngėt tona. Njė prej arsyeve kryesore duhet tė jetė balada ‘Shpirtit tim’, por edhe ‘Kėnga e Manastirit’, thotė ajo. Por edhe njė tjetėr kėngė, sipas saj, i kontribuon kėsaj.
“Potpuria ‘Jena motra kallabllak’ ka qenė mjaft e kėrkuar”, thotė Sahidja, pa e fshehur gėzimin.

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi