Kanceri ia merr jetėn Miss Venezuelės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kanceri ia merr jetėn Miss Venezuelės

Mesazh nga Nora prej Wed Dec 21, 2011 8:36 am




Ish-mbretėresha e bukurisė sė Venezuelės, Eva Ekvall, ka ndėrruar jetė nė moshėn 28 vjeēare pasi humbi betejėn me kancerin e gjirit.
Bukuroshja vuante nga kanceri nė gji prej gati dy vitesh, pasi u diagnostikua me tė nė shkurt tė vitit 2010. Ajo iu nėnshtrua trajtimit pėrfshirė edhe kimioterapinė, e cila arriti ta mbajė nė jetė vetėm deri tash.

Ajo u diagnostikua me kancer tė gjirit nė shkurt 2010, dhe pas tetė muajve iu nėnshtrua trajtimit, duke pėrfshirė edhe kimioterapinė.

Eva fillimisht kishte vėrejtur njė gjėndėr nė gjirin e saj, por kishte menduar se kjo ėshtė ndonjė ndryshim jo-serioz pėr shkak tė shtatzėnisė, nė tė cilėn ajo ishe aso kohe.

“Unė isha shumė e zemėruar, sepse duhet ta kisha ditur. Halla ime kishte kancer nė gji dy herė, dhe gjyshja ime vdiq nga kanceri i gjirit...”, ishte shprehur ish-Missi nė kohėn kur kishte zbuluar kancerin.

Me portretet e bėra nga fotografi Roberto Mata ajo shkroi librin “Fuera de Foco”, ku pėrshkroi luftėn e saj me sėmundjen.

“Fotot ishin shumė tronditėse, sepse askush nuk mė kishte parė ndonjėherė mua nė kėtė mėnyrė. Askush nuk mė kishte parė tullac, pa make-up”, tha Ekvall.


Ajo ishte e martuar me producentin Bermśdez Gjoni Fabio dhe kishte njė vajzė dy-vjeēare, Miranda.

Tė dielėn, burri i saj ka postuar njė fotografi duke mbajtur duart e gruas sė tij me shkrimin “Gjithmonė sė bashku ... Tė dua grua". Njerėzit e afėrt me bukuroshen kishin treguar edhe pėr qetėsinė qė ka shfaqur Eva Ekvall nė ditėt e fundit tė jetės sė saj.




_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi