Eliza Hoxha: Rona Nishliu pėrfaqėson shqiptarėt e bashkuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Eliza Hoxha: Rona Nishliu pėrfaqėson shqiptarėt e bashkuar

Mesazh nga Nora prej Sat Jan 21, 2012 3:00 pm



Mė drithėroi, mė mori me vete dhe mė bėri tė reflektoj. Ky ishte emocioni kur dėgjova pėr tė parėn herė kėngėn “SUUS”.
Emocioni u bė edhe mė i fuqishėm kur ky reflektim i njė kėnge kaq personale, bėri qė nė 50-vjetorin e festivalit nė RTSH tė thyhet edhe tabuja kolektive, qė njė shqiptar i Kosovės nuk mund ta fitojė atė dhe ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Eurosong.
Lumturia rritet kur e mendon se njė kėngė kaq intime dhe pa tendencė imponimi audio-vizual mori miratimin e jurisė profesionale, por edhe tė publikut njėkohėsisht. Njė moment ky i rėndėsishėm pėr tė gjithė ne, qė shėnon njė dritė pėr njė kthesė dhe njė etje pėr vlerėn e vėrtetė dhe pėr krijimin e sinqertė nė dimensionet e ndryshme tė krijimtarisė shqiptare. Njė moment si ky shėnon njėkohėsisht edhe idenė pėr njė pėrfaqėsim tė gjerė tė shqiptarėve tė bashkuar dhe pa kufi.
Prandaj, nė njė moment si ky, krejt ēka mund t’u them shumė ziliqarėve, zėrave kundėrshtues dhe injorantėve qė gjithėherė gjejnė mėnyra pėr tė minimizuar suksesin apo kėngėn qė ka goditur nė shenjė, ėshtė vetėm njė “SUS”. Me siguri shumica prej jush e dini tanimė domethėnien e kėsaj fjale (nė turqishte ka kuptimin – hesht ose mbylle, qė kėtu pėrshtatet mė shumė) “SUS”! Vetėm kaq mund t’iu them tė gjithė atyre qė nuk kanė durimin as pėr 4 minuta ta dėgjojnė klithmėn “SUUS” tė Ronės. “SUS”! Ju qė nuk keni ndjesinė mė tė vogėl tė mundshme tė bashkėndieni me
“SUUS”-in e Ronės.
“SUS”! O ju shqiptarė qė kurrė nuk e ngrini zėrin pėr asgjė tė pavlerė, tė pashije e papėrmbajtje qė po deformon mendėsitė dhe shijet tona.
“SUS”! Ju qė e keni humbur apo shitur “SUUS”-in tuaj qė moti, apo edhe nuk e keni pasur ndonjėherė.
“SUS”! Ju apatikė dhe lakmitarė qė po jetoni nė terrin e mbėshtjellė me xixėllima e vrima…
Pėr njė shqiptar nga cilado anė e kufirit, e qė ka pak rėndėsi, “klithma” e Ronės ka kuptim mė tė gjerė sesa si njė klithmė personale (SUUS).
Ajo reflekton gjithė pėrplasjet tona shpirtėrore nė kėrkim tė shumėēkaje tė munguar e tė mohuar dikur. Dhe, jo ēdokush kishte zgjedhur rrugėn e drejtė e tė sinqertė pėr ta “realizuar” apo pėr ta “rigjetur” veten nė konditat e tranzicionit dinamik politik, social, kulturor dhe ekonomik. Shqiptarėt sot, tė trazuar dhe tė etur, nė “kėrkim” tė gjetjes sė vetes gjithandej, nė fakt po e humbasin veten, duke mohuar njė gjeneratė, njė histori, njė vlerė dhe njė pedigre tė mėhershme.
Mohimi i vetvetes, ngarendja pas pazarit dhe pas tjetrės ka sjellė shpirtin shqiptar nė udhėkryqin mė tė madh tė mundshėm sot. Nė kėtė udhėkryq, vetėm ata qė ndjekin “SUUS”-in e tyre e gjejnė rrugėn e vėrtetė deri te caku, sado e vėshtirė, sfiduese dhe e gjatė tė jetė ajo.
Pazarxhinjve shpirtėrorė dhe bėrrylave tė tyre nė kėrkim tė “SUUS”-it tė tyre tė munguar iu them “SUS”! Mendimi a vlerėsimi i kėtyre pėr “SUUS”-in e Ronės dhe Florentit nuk ėshtė i nevojshėm, ata nuk mund tė shohin nė “SUUS”-in e Ronės asgjė mė shumė se veten e munguar. Nė pamundėsi pėr tė ndryshuar gjėrat, kėshtu tė zhveshura dhe varfėruara skajshmėrisht, Rona kėrkon njė strehė, ku tė paktėn mund tė qajė lirshėm, e ajo ėshtė kėnga e saj. Andaj, ju qė jetoni pa hije “SUS” dhe dėgjoni “SUUS”…

_________________
Nuk dua fame, pushtet apo pasuri... Thjesht dua sinqeritet, respekt & dashuri... !!

Nora
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 9717
Mosha : 24
Viti: : 18/01/1992
Vendbanimi: : Gjakovė
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 10/06/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi