Sarkozy pranoi humbjen, Hollande president i Francės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Sarkozy pranoi humbjen, Hollande president i Francės

Mesazh nga D3M1 prej Sun May 06, 2012 8:03 pm


E plotėsuar - Me njė fjalim prekės para mbėshtetėsve tė tij,
Nicolas Sarkozy deklaroi se Franca do tė ketė nga sot njė president tė
ri, Franēois Hollande. Nė tė parin fjalim tė tij pas mbylljes sė raundit
tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Francė, Sarkozy mori mbi vete
pėrgjegjėsinė e humbjes nė kėto zgjedhje, qė sjellin nė krye tė pallatit
Elisee, pas 17 vitesh, njė lider socialist.


“Franca ka sot njė President tė ri
tė Republikės. Franca bėri zgjedhjen e saj republikane, Franca ka sot
president tė ri, Franēois Hollande”, deklaroi presidenti ende nė detyrė,
Sarkozy, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ai u kėrkoi mbėshtetėsve tė tij tė
jenė tė bashkuar, duke u bėrė me dije se nuk do tė jetė nė krye tė
partisė nė zgjedhjet parlamentare.

“Sapo fola nė telefon Hollande dhe i
urova fat nė sprovat e mėdha. I uroj me gjithė zemėr qė Franca tė
kalojė tė gjitha provat e vėshtira, pasi ka diēka mė tė madhe se ne, qė
ėshtė atdheu ynė. Ne duhet tė mendojmė sot pėr madhėshtinė e Francės dhe
lumturinė e francezėve”, theksoi presidenti nė detyrė.

Ai faėnderoi francezėt, qė e zgjodhėn president 5 vite mė parė, duke nėnvizuar se asnjėherė nuk do ta harrojė kėtė nder tė madh.

“Jam unė qė duhet t’ju falėnderoj,
sepse nė jetėn time ky ėshtė njė nder i madh. I kam kushtuar Francės
tėrė kėto vite, jam pėrpjekur tė bėj mė tė mirėn. E kam drejtuar kėtė
vend me njė dashuri tė madhe pėr Francėn dhe njė dashuri tė madhe pėr
francezėt. Po iki nga ky post me njė admirim tė madh. Falėnderoj miliona
francezėt qė mė votuan, u angazhova 100 pėr qind, por nuk arrita tė
bind shumicėn e francezėve. Ju mė keni mbėshtetur, sė bashku kemi bėrė
njė fushatė tė paharrueshme, kundėr tė gjithė koalicioneve qė ishin
kundėr nesh, por nuk arrita tė vė nė jetė ato vlera pėr tė cilat punoj”,
tha Sarkozy.

Ai tha se mban mbi vete gjithė
pėrgjegjėsinė e kėsaj humbjeje, pasi siē deklaroi ka luftuar pėr vlerat e
pėrgjegjėsisė, duke nėnvizuar se nuk ėshtė nga ata qė nuk i mban mbi
vete kėto vlera.

“Isha shefi i shtetit dhe kur ka
njė humbje ėshtė numri njė ai qė e mban pėrgjegjėsinė pėr tė. Asgjė nga
ato qė kam thėnė nė kėtė fushatė nuk ishin false. Ju them diēka nga
fundi i zemrės sime, se kur mbrojmė disa vlera, e vetmja mėnyrė pėr t’i
realizuar ėshtė qė t’i jetojmė ato vlera. Unė dua tė jetoj nė harmoni me
ato qė unė mendoj. Dua t’u them deri nė fund, njė epokė e re po hapet.
Ideali juaj ėshtė ideali i jetės sime. Tė keni besim tek unė se do tė
vazhdoj t’i ndjek kėto vlera. Pas pesė vjet nė krye tė shtetit francez
angazhimi im nė jetėn e vendit tim do tė jetė ndryshe, por sprovat,
bindjet dhe gėzimet asnjėherė nuk do tė mbeten pas”, tha Nicolas
Sarkozy.

Sarkozy e mbylli fjalimin e tij me
fjalė prekėse, duke thėnė se “asnjėherė bashkėqytetarėt e mi nuk do tė
mundem t’u jap atė qė mė dhatė ju nė kėtė fushatė. Kur bėhet fjalė pėr
Francėn gjithēka ėshtė e rėndėsishme, pėr njė Francė tė hapur, qė nuk e
sheh tjetrin si njė armik, njė Francė qė diti tė fitojė me mua nė vitin
2007 do tė dijė tė fitojė edhe nė vitin 2012”, tha Sarkozy.

“Tė jemi patriotė, tė jemi e
kundėrta e asaj qė thonė. Ju jeni Franca e pėrjetshme, Ju dua,
Faleminderit”, e pėrfundoi fjalimin e tij Nicolas Sarkozy, qė sipas exit
polleve humbi zgjedhjet presidenciale nė Francė kundrejt socialistit
Franēois Hollande. /Telegrafi/





Exit - poll: Hollande, Presidenti i ri i Francės



Socialisti Franēois Hollande do tė jetė president i Republikės sė
Francės. Sipas sondazhit tė publikuar nga agjencia e lajmeve AFP,
Hollande ka fituar ndaj presidentit nė detyrė Nicolas Sarkozy me 52-53.3
pėr qind tė votave.

“Ėshtė njė gėzim i pamatur”, ishin fjalėt e para qė tha Benoit Hamon,
zėdhėnėsi i Partisė Socialiste, pas lajmit mbi fitoren e Franēois
Hollande pas raundit tė dytė tė zgjedhjeve presidenciale tė mbajtura
kėtė tė diele nė Francė, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Sipas exit polleve tė para tė realizuara nga disa institute
sondazhesh, Franēois Hollande rezultoi fitues i presidencialeve franceze
me plot 52-53 pėr qind.

Lajmin e bėri publik edhe siti i pėrditshėm belg “Le Soir”.

Sipas Ipsos e Bva, Hollande ka marrė 52,5 pėr qind tė votave, ndėrsa Sarkozy 47,5 pėr qind .

Ndėrkohė, sipas sondazhit tė Tns Sofres, Hollande ka fituar 53,5 pėr qind tė votave, ndėrsa Sarkozy 46,5 pėr qind .

Sipas Ifop, Csa e Harris, Hollande ka marrė 53 pėr qind e Sarkozy 47 pėr qind tė votave.

Tė dhėnat e sondazheve u morėn pas daljes sė votuesve nga qendrat e votimit, nė orėt 8-11 tė paradites sė tė dielės.

ANSA, bėn me dije se sipas burimeve diplomatike, Nicolas Sarkozy ka
anulluar festėn e lajmėruar pėr sonte nė “Place de la Concorde”.

Sipas exit polleve qė vijojnė tė publikohen nga personalitetet
politike dhe gazetarėt francezė nė Twitter, socialisti Franēois Hollande
ėshtė nė avantazh ndaj Nicolas Sarkozy, qė varion nga 53 pėr qind -47
pėr qind nė 52,5 pėr qind -47,5 pėr qind .

Nė raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale franceze u thirrėn pėr tė zgjedhur presidentin e ri, 46 milionė francezė.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi